Klitschko kërkon mobilizm kombëtar për përballje me agresionin rus
Njeriu që ndihmoi rrëzimin e Presidentit Yanukovich, ka bërë thirrje për mobilizim kombëtar për t’iu përgjigjur agresionit rus.Vitali Klitschko ka kërkuar mobilizim kombëtar pasi Rusia bëri të qartë planet për ndërhyrje ushtarake në UkrainParlamenti rus i ka dhënë gjatë ditës dritën jeshile Presidenti Vladimir Putin dërgimin e forcave ruse në Ukrainë.
“Parlamenti duhet të kërkojë nga komandanti i forcave të armatosur që të shpallë mobilizimin kombëtar pas fillimit të agresionin të Rusisë ndaj Ukrainës” ka thënë Klitshko në një deklaratë për media.
Kampioni i botës në boks i cili është angazhuar vite më parë në skenën politike të Ukrainës, ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit të OKB’së të mblidhet urgjentisht për bisedime rreth krizës.