VMRO-DPMNE: Nuk e tërheqim Ligjin për "branitella"
Ligji për “branitella” nuk do të tërhiqet. Vazhdojmë tutje me politikën tonë principiele.Kështu thotë në kushte anonimiteti për “Zhurnal”, funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së.
“Nuk ka asgjë të re nga ajo që kemi deklaruar deri sot. Ne do të vazhdojmë me politikën tonë principiele, ndërsa gjithçka që spekulohet lidhur me mbledhjen e djeshme, është vetëm spekulim”, ka thënë ky zyrtar i VMRO-DPMNE-së.
Ndërsa ky qëndrim i partisë së kryeministrit mbetet i pandryshueshëm, të tilla mbeten edhe pozicionet e BDI-së.
Zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat për përfshirjen në ligj edhe të ish-ushtarëve të UÇK-së, gjë që nëse nuk ndodhë, BDI do të braktisë koalicionin qeverisës.