Claudia_Schiffer_CannesSupermodelueset janë me siguri të mësuara nga marrja e ofertave të vazhdueshme prej meshkujve dhe vështirësia e tyre qëndron vetëm në përzgjedhjen e propozimeve më të përshtatshme.
Megjithatë, shumë nga këto propozime në të vërtetë fshehin vetëm synime të ulëta, të cilat Claudia Schiffer, një prej supermodelueseve më të famshme të viteve 1990-2000 ka ditur t’i japë përgjigjen e duhur.
Në një intervistë për një revistë rozë, modeluesja gjermane kujtoi ofertën e “padenjë” që i mbërriti nga një princ arab. “Oferta më e çuditshme ka qenë ajo e një sheiku arab. Ai më pyeti nëse mund të më punësonte për një darkë intime për një milionë paund, por unë refuzova. Një tjetër supermodeluese pranoi. Në jetë nuk janë gjithçka paratë. Unë dua të jem në gjendje të eci në rrugë dhe të ndihem krenare për atë që jam dhe kam bërë”, ka deklaruar Schiffer.