SHBA-të testojnë snajperin e “zgjuar”
Ushtria amerikane është duke testuar një snajper të “zgjuar”, i cili mund të shënjestrojë vetë objektivin, pa u dashur që qitësi të jetë profesionist. Deri më tani, po testohen gjashtë modele snajperash, të cilët kushtojnë nga 27 mijë dollarë. Snajperi në fjalë është i përbërë nga një tru kompjuteri, me të cilin shënjestron objektivin.Gjithashtu, falë rrezeve infra të kuqe, shënjestra e snajperit mund ta ndjekë vetë objektivin, nëse ky është i lëvizshëm. Detyra e qitësit është më e thjeshtë se kurrë me këtë snajper.
Ai duhet vetëm të përcaktojë objektivin dhe të shkrepë më pas armën pa shumë mundim. Projekti për këtë snajper është marrë seriozisht nga ushtria amerikane, e cila ka caktuar disa njësi të ndryshme ushtarake të Teksasit për të testuar armën.
Sistemi i snajperit përbëhet nga një tru kompjuteri që përdor si sistem shfrytëzimi Linux-in. Dylbia e snajperit përmban sensorë që lidhen me kompjuterin dhe që mund të marrin të dhëna balistike, atmosferike, gravitacionale etj.