Pistorius shpallet i pafajshëm
Oscar Pistorius, është shpallur i pafajshëm. Atleti afrikano-jugor akuzohej për vrasjen me paramendim të ish së dashurës, Reva Stenkamp me 14 shkurt të vitit 2013.
Oscar Pistorius është shpallur i pafajshëm. Ai akuzohej për vraje me paramendim të ish të dashurës, Reva Stenkamp në 14 shkurtin e vitit 2013.
Atleti afrikano-jugor u shfaq përpara gjykatëses Thokozile Masipa në Gjykatën e Pretorias, ku mësoi vendimin që e liron kështu nga akuzat e vrasjes me paramendim.
30 ditë iu deshën organit gjykues për të marrë një vendim përfundimtar. Në vendim thuhet se nuk ka prova të mjaftueshme që Pistorius të shpallet fajtor.
“Prokurorët nuk arritën të provonin akuzën e tyre edhe pse dyshimet janë të shumta”, theksoi gjykatësja Masipa.
Gjatë leximit të vendimit, kryetarja e trupit gjykues nënvizoi faktin se disa dëshmitarë ishin të paqartë në fjalët e tyre.
Ajo shtoi gjithashtu se edhe skena e krimit nuk vërteton hipotezën se vrasja ishte e qëllimshme, ndërsa çështja e mosmarrëveshjeve mes çiftit nuk u mor parasysh.
Masipa shtoi se Pistorius nuk ka pasur luhatje në kujtesë, duke pohuar se veprimin për të qëlluar e mori në mënyrë të vetëdijshme, ndërsa vetë Pistorius nuk ka dhënë një alibi të besueshme sepse ka qenë kontradiktor në ato që ka thënë gjatë gjithë procesit gjyqësor.
