Partitë e ekstremit të djathtë,pësojnë humbje të thellë në Danimarkë
Nga Ixhet Lutfiu-Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Danimarkë, blloku i kuq fitoi bindshëm me gjithësejt 95 mandat kundrejt bllokut të kaltërt me 75 mandat. Humbësi më i madh në këto zgjedhje ishte partia djathtiste DF (Partia Popullore Daneze). Nga 37 mandatet e fituar gjatë zgjedhjeve të kaluara, tani kanë ngelur vetëm me 16.
Vlen të theksohet se kjo parti ka dominuar politikbërjen daneze në 20 vitet e fundit. Sidomos mbahet mend për tonin e ashpër ndaj imigrantëve dhe refugjatëve.
rtvzeri.com
Shpërndaje artikullin në: