Nuk e ka problem nëse e bija pozon për nudo (FOTO)
Kendra Wilkinson do ta mbështeste vajzën e saj nëse do të dëshironte të pozonte për revistën erotike ‘Playboy’. Ish modelja e famshme e kësaj reviste, u ka thënë medieve se ajo nuk do ta kishte aspak problem këtë, përderisa pozimi të jetë për arsye të drejtë.
“Nëse ajo është person siç kam qenë unë, të pozojë për Playboy për mua do të ishte në rregull. Nëse ajo është në vend të keq, në gjendje të keqe mendore dhe të ketë një kokë të hutuar në krahët e saj, pra të pozojë në kushte të këqija, kjo do të ishte diçka tjetër”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka thënë se nuk është penduar aspak që ka pozuar për këtë revistë, sepse kjo e ka bërë të famshme.
