Maskat rrahin dhe plaçkitin tetovarin
Plaçkitje e rëndë ka ndodhur në Tetovë. Persona të maskuar pasi kanë rrahur 39 vjeçarin në shtëpinë e tij duke fjetur ati kanë marrë 5000 euro dhe flori. Rasti ka ndodhur të dielën mbrëma në shtëpinë e 39 vjeçarit I.D në rrugën “KRD” në Tetovë, ndërsa autorët e kësaj vjedhje janë larguar në drejtim të pa njohur. “Pasi me forcë e kanë hapur derën e bodrumit, vjedhësit kanë hyrë brenda ndërsa më pas janë ngjitur edhe në katin më të lartë, ku kanë qenë duke fjetur çifti bashkëshortor me tre fëmijët e mitur. Me këtë rast, njëri prej plaçkitësve e ka kapur për fytin 39 vjeçarin I.D, e ka goditur në kokë dhe ia ka marrë një zinxhir prej ari dhe orën e dorës duke e kërcënuar se do ta vrasin. Më pas kanë hyrë në një dhomë tjetër dhe kanë marrë 5000 euro, kurse në bodrum kanë marrë edhe një arkë me flori të ndryshëm”, njofton Policia e Tetovës, e cila punon në zbardhjen e këtij rasti, ndërsa ende nuk ka informacione se a ka persona të dyshuar për këtë plaçkitje.