aziliMaqedonia radhitet e dyta në listën e vendeve të Ballkanit, sa i përket numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian. Mbi 26 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë aplikuar për statusin e azilit në BE, duke u radhitur të dytë pas Serbisë, qytetarët e së cilës kanë bërë mbi 61 mijë kërkesa për statusin e azilit. Këto shifra kanë të bëjnë me periudhën nga viti 2009 – 2013 dhe se janë publikuar nga zyra për statistika të BE-së – Eurostat.

Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare mbi 122 mijë qytetarë nga Ballkani Perëndimor kanë bërë kërkesa për azil në vendet evroperëndimore, që nënkupton për çdo ditë nga 76 aplikime për azil.

Pas Maqedonisë radhitet Shqipëria me 18 mijë kërkesa, Bosnjë – Hercegovina me 13 mijë kërkesa për azil dhe Mali i Zi me 2.800 kërkesa për azil.