Maqedoni, zbulohen 130 ton ar
Një zbulim gjigant i mineraleve është bërë në territorin e Maqedonisë. Bëhet fjalë për zbulimin e rreth 790 mijë tonë bakër dhe 130 tonë ar. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur
Ilovica, vetëm 20 kilometra larg kufirit me Greqinë.
Mendohet se ky është zbulimi më i madh i bakrit dhe arit në Evropën Juglindore. Për këto kërkime kompania ka harxhuar 4 milionë euro, kurse në të ardhmen pritet të investohen disa qindra milionë dollarë për nxjerrjen e mineraleve të çmuara.
Kërkimet janë udhëhequr nga EurOmax Resources, e cila është kompani kanadeze me tre degë në Bullgari, Serbi dhe Maqedoni dhe që fokusohet në identifikimin, sigurimin dhe zhvillimin e burimeve minerale në Evropën Juglindore
