shalqiTë mbjellurat e një bujku shqiptar kanë qenë cak i dëmtimit në lagjen Lisiçe të Shkupit të banuar kryesisht me maqedonas.Bëhet fjalë për tre hektarë tokë e mbjellur me shalqi nga bujku Ramadan Murseli, i cili ka theksuar se mbrëmë persona të panjohur kanë shkatërruar tërësisht tokën e tij.

Pronari i tokës thekson se këtë dëm e ka nga banorë të Lisiçes që kryesisht janë maqedonas.

“Prej njerëzve të këtuhit, Lisiçes. Jemi në mesin e maqedonasve. Dëmi jonë është mbi 15 mijë euro nga kjo që është shkatërruar, duke mos llogaritur mundin e bërë deri tani “, deklaroi Murseli.  Sipas tij, ky problem është si pasojë e incidenteve të fundit në Gjorçe Petrov, ku u vra një i ri maqedonas si pasojë e një përleshje me një të ri shqiptar.  Policia e Shkupit ka theksuar se ka dalur në vendin e ngjarjes dhe se ka nisur hetimet për zbardhjen e këtyre akteve dëmtuese ndaj pronës shqiptare.