*** “Titos për merita luftarake ia heq kapelën, por për vitin 1948, kur e tradhtoi idealin e marksizëm-leninizimit ndërkombëtar dhe interesat e klasës punëtore, do t’ia kisha hequr kokën.” (Vlado Dapçeviq, revolucionar, disident, i burgosur më se 21 vjet, i kidnapuar dhe viktimë e drejtpërdrejtë 40-vjeçare e regjimit revizionist-borgjez dhe imperialist të Josip Broz Titos (1948-1980).

 BAROMETRI DIPLOMATIK      

Kjo, si në kuptim të veçantë, ashtu edhe në atë të përgjithshëm dhe universal, do të thotë: Revolucionarët, patriotët dhe demokratët, duhet të neglin gjithmonë  revolucionarë, patriotë dhe demokratë të palëkundshëm si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje. Ndryshe, çdo  “evoluim”  i tyre, në kundërshtim me këto ideale dhe parime, konsiderohet  devijim dhe tradhti si ndaj shokëve,  ndaj popullit, ashtu edhe ndaj atdheut..

M_Hyseni_761105871_165742343 

Në këtë vështrim, kush kë e tradhtoi në Kosovën e re (1999-2009), kolaboraconizmi REVOLUCIONARIZMIN, apo REVOLUCIONARIZMI  kolaboracionizmin? Anarkoliberlazimi DEMOKRACINË, apo DEMOKRACIA anarkoliberalizmin?

      Nuk ka Kosovë të re, me udbashë të vjetër të Serbosllavisë!

  Edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe  pas përfundimit të luftës heroike çlirimtare  kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, shumica dërrmuese e popullit shqiptar ka qenë e bindur dhe, ka shpresuar se,  në krye të pushtetit të ri shtetëror të Kosovës, të parët do të vinin luftëtarët e dëshmuar me pushkë dhe me penë në dorë  kundër agresionit gjenocidal të Serbisë pushtuese.  Mirëpo, ky besim, kjo bindje dhe kjo shpresë, fatkeqësisht nuk u realizua në praktikë, sepse  në pushtet erdhën  vetëm disa nga ish-komandantët e UÇK-së(1999-2009), së bashku me lidhjet e tyre familiarizuese, mahallore, klanizuese dhe partiake. Ndërkaq, kryegjëja e UÇK-së së bashku me trashëgimtarët e  familjeve të tyre ngelën në rrugë, të përbuzur, varfënjakë dhe të shndërruar në lypsa të kategorisë së parë,  duke jetuar me ndihma sociale “sot për nesër”.  

Një margjinalizim dhe një shpërfillje e këtillë e luftëtarëve dhe e anëtarëve të familjeve dhe të farefisit të tyre nga ana ish-idealistëve dhe  nga ana e ish-bashkëluftëtarëve  të tyre, nuk mund të shpjegohet dhe, as  të kuptohet ndryshe, veçse tradhtim i idealit të përbashkët kombëtar dhe luftarak në kohë paqeje, si dhe falsifikim i asaj që krijoi historia gjatë viteve (1989-2009).

  Ekzistojnë shumë faktorë pse është eliminuar dhe, dërguar “në pension invalidor” para kohe  UÇK-ja heroike dhe lavdiplote e kryelegjendarit hero, Adem Jashari,  por ne, po i përmendim vetëm disa prej tyre:  1) Lufta e egër për karrierë dhe për pushtet me çdo kusht, e mbështetur nga faktorët ndërkombëtarë; 2) Lufta  mbi baza familiare, farefisnore, miqësore, klanore, lokaliste, provinciale dhe partiake, me qëllim të diferencimit të bashkidealistëve dhe të bashkëpjesëmarrësve të UÇK-së, deri në minimizimin, në zhvlerësimin dhe në mohimin e kontributit dhe të meriatve të tyre në luftën kundër okupatorit të përbashkët agresiv çetniko-fashist serb; 3) Lufta korrupcioniste dhe shfrytëzuese për t’u pasuruar në kurriz të fryteve të revolucionit çlirimtar kombëtar antikolonial të UÇK-së dhe të mbarë popullit shqiptar; si dhe 4) Kompromisi dhe pajtimi me mbeturinat kuislinge reaksionare mikroborgjeze politike, ekonomike dhe tregtare, të ingranuara me Serbinë ( si para, si gjatë, ashtu edhe pas luftës në kohë paqeje); 5) rehabilitimi dhe riaktivizimi i  një numri të konsiderueshëm të  mbeturinave  filoserbe të UDB-së jugosllavop-serbe në të gjitha nivelet e organeve dhe të institucioneve shtetërore dhe shoqërore në Kosovën shqiptare!?

 Vdekjen e kam menduar, se më vjen kurdo, por se vijnë prapë në pushtet ish-udbashët titistë të Serbo-jugosllavisë, këtë nuk e kam menduar dhe,nuk e kam besuar kurrën e kurrës!

 Në këtë Kosovë të lirë, si rrjedhim i luftës  së egër për pushtet, për karrierizëm dhe për t’u pasuruar jashtëligjit, është izoluar, margjinalizuar dhe, krejtësisht është viktimizuar UÇK-ja, e cila ishte faktori kryesor për ndërkombëtaruzimin dhe për pavarësimin e Kosovës shqiptare.

  Mirëpo, kjo nuk do të thotë se UÇK-ja është eliminuar  përgjithmonë nga skena politike dhe shoqërore. Revolucionarët dhe luftëtarët patriotë dhe demokratë nuk pensionohen, ata janë aktivë deri në vdekje. Këtë, duhet ta llogarisin  të gjithë ata, që për “hesape” të tyre kanë tradhtuar idealet e revolucionit kombëtar të UÇK-së. Akti i parë, i rëndë dhe i pakorrigjueshëm i kësaj tradhtie dhe pabesie, është çmilitarizimi i UÇK-së pas mbarimit të luftës, në kohë paqeje, edhe pse kjo ishte një nga lëvizjet  guerile më të suksesshme të kohës më të re mbase ia arriti qëllimit që Kosovën shqiptare, ta shkëputë përgjithmonë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

  Lënia në mëshirën e kohës dhe buzë greminës së varfërisë , të papunsisë dhe pa  kushte elementare të ekzistecës së tyre jetësore të UÇK-së dhe familieve të tyre, nuk ka asnjë nerv ndërlidhës me idealet kombëtare as me idealet e revolucionit demokratik, sepse në vend të vendosjes dhe të ndërtimit  të rendit demokratik të mirëfilltë, të drejtësisë, të barazisë dhe të mirëqenies së përgjithshme shoqërore, është vendosur rendi dhe mekanizmat e shtypjes dhe të shfrytëzimit të egër, jo vetëm të UÇK-së, por të shumicës dërrmuese të popullit në Kosovë, gjë që kjo nënkupton varësinë e plotë ekonomike dhe politike për mbarë popullin e Republikës së Kosovës.

  Këto janë  ndër arsyet thelbësore pse UÇK-ja-triumfuese në kohë lufte, sot, në kohë paqeje, është shndërruar në “lypësar” dhe në qytetarë të rendit të fundit së bashku me shumicën dërrmuese të popullit, e cila së bashku me UÇK-në ka bartur barrën kryesore të luftës çlirimtare dhe kombëtare për shpëtimin e Kosovës nga Serbia gjenocidale.  Si mos të jenë në rrugë dhe të braktisur nga pushtetmbajtësit zotërinj karrieristë borgjezë të kohës, luftëtarët dhe bijët e bijat  më të mira të popullit liridashës të Kosovës, kur vendet e tyre të punës në të gjitha organet dhe në instiucionet shtetërore i kanë uzurpuar  jo vetëm akraballëku dhe grupet e interesit të kastës më të privilegjuar në pushtet, por edhe  një numër i konsiderueshëm i ish-udbashëve  dhe i turxharëve të regjimit paraprak serbojugosllav titist së bashku me garniturat e tyre familiare, klanore dhe miqësore etj. !?  

Kjo është një nga padrejtësitë më të mëdha, që i është bërë UÇK-së dhe popullit shqiptar të Kosovës(1999-2009)!?

  Si është e mundur, dhe kush janë ata “gishtërinj të zgjatur”, që ua kanë hapur “autostradën” ish-UDBASHËVE dhe bijëve e bijave të tyre, të infiltorhen në të gjitha nivelit e pushtetit shtetëror të Republikës së Kosovë, kur ata kanë qenë dora e hekurt e policisë  dhe e sigurimit të UDB-së serbo-jugosllave në shkatërrimin dhe në shkretënimin e çdo gjëje me  përmbajtje shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë  Serbo-Jugosllavinë e Titos, si dhe në diasporën shqiptare (në Evropë, në Amerikë, në Austrli etj.).

 Si mos të jetë e indinjuar UÇK-ja, kur meritat e saj, sot po i “kullosin” më shumë  ish-UDBASHËT  titistë të policisë, të sigurimit dhe të politikës antshqiptare të Serbisë dhe të Jugosllavisë, sesa  bashkidealistët dhe bashkëveprimtarët e dikurshëm të tyre në kohë lufte?!  

E dijnë ata bashkidealistë dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së (tanimë të pozicionuar në pushtetin shtetëror këtu e dhjetë vjet më parë), se  bashkëpunëtorët e tyre janë me hipotekë të plehut, të bërllogut, të pluhurit dhe të hirit të UBDB-së serbo-jugosllave?

  A, për arritjen e një kompromisi të këtillë reaksionar, kolaboracionist  dhe fashsit, ata  ish-bashkidealistë dhe bashkëluftëtarë pasë  kanë luftuar me pushkë në dorë nëpër male së bashku  me ish-luftëtarët e tyre të UÇK=së, që  bandat dhe fallangat e UDB-së (vrasësit e tyre dhe të popullit shqiptar) serbo-jugosllave, me çdo kusht, t’i rikthejnë , sidomos në politikë, në diplomaci, në polici dhe në sigurimin shtetëror të Republikës së pavarur të Kosovës?!

  Në këtë rast, si mos të jetë e pezmatuar dhe e indinjuar në skajshmëri UÇK-ja,  ajo në rrugë dhe me “shkop e strajcë në krah” qe 10 vjet, e ish-UDBASHËT filoserbë sërish, duke “kullotur” në llogari të saj dhe të gjithë popullit shqiptar, të cilin dikur, e ka shkatërruar dajak, burg, vrasje, tortura, arrestime, terror vetëm për t’ia bërë qejfin UBDB-së  serbo-jugosllave (për ta reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve në Kosovë, sidomos të intelektualëve  patriotë shqiptarë, sikundër Adem Demaçi, Mandela i Evropës, Fazli Greiçevci dhe qindra e mijëra të tjerë badshkidealistë dhe bashkëveprimtarë të tyre të të gjitha trojeve etnike shqiptare nën Jugosllavo-serbi) dhe për t’i mbushur xhepat e tyre si patriotë më të mirë dhe më  bensikë të Serbo-Jugosllavisë.

  UÇK-ja nuk ka luftuar, që  ish-UDBASHËT dhe tuxharët e Serbisë,   ta drejtojnë Kosovën e pavarur (qoftë si këshilltarë politikë, diplomatikë,  ekonomikë, tregtarë, qoftë si policë etj.) , dhe t’i gëzojnë   të gjitha favoret dhe privilegjet në pushtetin shtetëror të Kosovës së pavarur!  

Këtë devijim dhe bastardim të parimit idealist dhe kombëtar, këtë gabim ligjor, antihuman, antidemokratik dhe, mbi të gjitha antikombëtar, duhet  ta kenë parasysh  demokratët e shtirur-ish-idealistë dhe ish-bashkëveprimtarë të UÇK-së, të cilën  e kanë braktisur në rrugë,  jo vetëm  për hir të imponimit dhe të diktatit të faktorëve të huaj relevantë evropianë dhe ndërkombëtarë, por edhe për  shkak të koketimit të palejueshëm dhe tejet të dëmshëm me  eksponentët  e dikurshëm të   “kolonës së pestë” kolaboracioniste dhe fashiste, që me vite të tëra kanë  qenë në shërbim të UDB-së serbo-jugosllave!?

 Po të ishte Adem Jashari gjallë, do të lejonte që UÇK-ja, të hidhej në rrugë, e vrasësit e saj dhe të popullit-UDBASHËT në krye të pushtetit shtetëror të Kosovës shqiptare?

  Sigursht se, Jo, Jo! Por, ashtu si ra heoikisht së bashku me të vëllain Hamzën, me babain Shabanin dhe me gjithë familjen e pavdekshme heroike, vdekjen do ta pranonte, por jo edhe bashkpunimin me tradhtarë, me shitës dhe me ish-UDBASHË të Serbo-jugosllabvisë, kurrën e kurrës JO!

  Pa hapjen e dosjeve të zeza të udbashëve titistë, nuk mund të ketë Kosovë të re, të lirë shqiptare demokratike, as evropiane.  

Përderisa  organet dhe institucionet përkatëse shtetërore të Kosovës, të mos i kenë hapur dosjet  e zeza të udbashëve titistë dhe, përderisa të mos kenë bërë diferencimin e plotë të të gjithë ish-kuislingëve filoserbë të regjimit shtypës serbo-jugosllav,  de fakto dhe de jure, nuk mund  të kemi një shoqëri të shëndoshë dhe të pastër në kuptimin e barazisë, të drejtësisë, të etikës, të ligjit, të  sigurisë, të demokracisë dhe të mirëqenies së përgjithshme.

  Nuk mund të ketë barazi, drejtësi dhe liri për të gjithë qytetarët në Kosovë, kur në çdo pore të jetës së saj politiko-shoqërore dhe policore janë infiltruar udbashët titistë me garniturat e tyre lokaliste dhe krahinariste.

  Si mund të shpejgohet fenomeni absurd dhe negativ, që në organet më të larta policore të Kosovës, të punojnë kryeshefat e dikurshëm të sekretariateve të punëve të brendshme dhe sigurimcat e UDB-së serbo-jugosllave?!   

Kush mund ta japë përgjigjen pse qe 10 vjet  në organet dhe në strukturat e ndryshme të Kosovës, punojnë udbashët, ish-ministrat dhe funksioinarët e ndryshëm të Serbo-Jugosllavisë? PSE? – Kur me qindra e mijëra shqiptarë, që kanë qenë pikërisht viktima të tyre, të përndjekur, të torturuar, të difernecuar, të dënuar dhe të burgosur prej tyre, janë  braktisur në rrugë, të varfër, të pa punë, pa perspektivë dhe pa kurrfarë përkujdesi nga shoqëria e sotme “e re”,   “demokratike”  dhe  e “ligjshme”,  e cila në vend se t’i  punësojë, t’i avancojë dhe t’i mbështetë në çdo pikëpamje bijët dhe bijat e saj të UÇK-së, të cilat kanë sakrifikuar  edhe jetën për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të barabartë, ajo ka bërë dhe, vazhdimisht po bën të kundërtën, iu ka dhënë dhe, po iu jep përparësi udbashëve dhe të të gjithë elementëve të tyre, që në forma të ndryshme kanë qenë argatë lojalë të UDB-së titiste të Serbo-Jugosllavisë.

Praktikisht dhe realisht, çfarë do të thotë syndromi udbashist titist serbo-jugoisllav, i pranishëm në të gjitha nivelet e shoqërisë së re kosovare?!

  Përgjigjja: – Serbia ka shkuar, por DUBASHËT, policët, funksonarët dhe minsitrat e saj filoserbë kanë  mbetur jo vetëm në Kosovë, por janë “kacavjerrë” në hierarkinë e piramidës më të lartë të shtetit të Kosovës (këshilltarë të presidentit, këshilltarë të kryeministrave, këshilltarë të ministrave, diplomatë, ambasadorë, oficera të lartë policorë së bashku me bijët e tyre etj.). Se çfarë mjetesh dhe metodash efektive, ata kanë përdorur, që të hyjnë si “mish dhie” në të gjitha organet dhe institucionet e Kosovës (1999-2009), ai është “sekret biznesi” i tyre, i arritur me karrieristët e politikës drejtuese të Kosovës. Kjo është Kosova e re? – Po, Kosova e re, por me shumë udbashë të vjetër të Serbo-Jugosllavisë!?

  Një “aleancë e natyreshme” e tillë, e kolaborimit ekonomiko-politik, tregtar, financiar, policor, kulturor etj., në shkallë shtetërore dhe shoqërore të Kosovës, është turpi, gabimi dhe përgjegjësia më e madhe për politikën   drejtuese devijuese të Kosovës. Ky është shkaktari kryesor pse  sot e 10 vjet UÇK-ja dhe shumica dërrmuese e popullit është shndërruar në “plaçkë tregu”, të uritur dhe të varfëruar deri në palcë, duke u dergjur nëpër rrugë, nëpër bodrume të errëta, nëpër kontejnerë dhe nëpër strehimore kolektive si “refugjatë”  në shtëpinë e vet!?

  Prandaj, derisa nuk është bërë vonë, të të gjithë ata karrieristë politikë  (të cilët qe 10 vjet  kanë arritur “kompromisin historik” dhe “gjuhë të përbashkët” që,  së bashku me të gjithë ata ish-UDBASHË, ish-ministra dhe ish-policë, ish-diplomatë, ish-këshilltarë të Serbo-Jugisllabisë titiste, të  drejtojnë Kosovën, të cilën, vërtet, edhe  po e “mjelin” sipas agjendës së interesave të tyre politike, ekonomike, tregtare, financiare, pushtetore etj.,) i thërret arsyeja, që të  reformojnë dhe t’i pastrojnë të të gjitha ato institucione dhe organe shtetërore dhe shoqërore nga çdo element UDBASHIST-TITIST, që direkt dhe indirekt ka qenë shërbim të UDB-së serbo-jugosllave (polici, ushtri, sigurim, politikë, diplomaci, ushtri etj.).

  Ndryshe as UÇK-ja e as populli, që me jetët e tyre ka paguar llogarinë më të shtrenjtë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, kurrë  nuk do të heqin dorë kurrë nga e drejta e tyre  për të qeverisur Kosovën e re, dhe për ta pastruar nga të gjitha fundërrinat fashiste të UDB-së serbo-jugosllave.  

Pa një diferencim të tillë radikal nga armiqtë UDBASHISTË-TITISTË dhe “xhinxhileve” të tyre, ai pushtet dhe ai rend  politiko-shoqëror dhe demokratik nuk do të ketë jetë të gjatë, sepse janë të kompromituara, të  korruptuara dhe të helmuara me elementet politike, policore, ekonomike, financiare, tregtare etj., të ish-regjimit titist serbo-jugosllav.

  

Vetëm një distancim i tillë urgjent nga ish-dubashët serbo-jugosllavë, mund ta shpëtojë rendin ekzistues shoqëror në Kosovë, baza e të cilit është në “këmbë të drunjta”   tejet të përkohshme, sepse as UÇK-ja, e as populli nuk do të durojnë , jo edhe  10 vjet të tjera, por asnjë vit, që ish-UDBASHËT  t’i gëzojnë të mirat dhe frytet e revolucionit të tyre çlirimtar kombëtar dhe antikolonial  në shpëtimin e Kosovës nga policia, nga parapolicia, nga forcat e sigurisë, nga forcat paramilitare  dhe nga forcat militare me në krye UDB-në  çetniko-fashiste serbomadhe etj.

  

Derisa të vazhdojë diskriminimi, shfrytëzimi, diferencimi dhe padrejtësia ndaj interesit të përgjithshëm të popullit (si pasojë e korrupsionit dhe e karrierizmit  të drejtuesve, si dhe e bashkëpunimit të tyre me ish-udbashistët titistë të të gjitha ngjyrave),  do të jetë e pranishme jo vetëm  pakënaqësia, shtimi i numrit të protestave jo vetëm të veteranëve të UÇK-së, por edhe të subjekteve të tjera politike dhe jopolitike,  që brenda një kohe shumë të shkurtër, pa dyshim, do të çojnë në një revolucion të përgjithshëm popullor.

  

Kjo, një ditë të afërt do të ndodhë, sepse, tanimë, durimi i popullit është në shterim e sipër: 1) mbi 50 për qind të papunë (sepse shumicës ua kanë zënë vendet ish-udbashët titistë me  “ leshtrikët” e tyre); 2) Mbi 60% të varfër buzë greminës;  3) me qindra e mijëra të pastrehë, pa mbrojtje sociale dhe shëndetësore; me qindra e mijëra të emigruar në vende të ndryshme të botës,  për të cilët askush nga “gazdallarët” nuk e vret mendjen, por i injorojnë në forma të ndryshme ofertat e tyre, që të kthehen dhe të punojnë në Kosovë, duke i refuzuar në formë cinike, se   kanë mjaft kuadra “tepricë teknologjike”, që ato përbëjnë akraballëkun dhe klandet e  tyre !?

  

Sigurisht se, kësaj politike miope, duhet edhe besuar, sepse, vërtet, kanë kuadra për eksport, kur dihet se krahas monopolizimit klanor, loklaist dhe partiak, ka kuadra të ish-udbashëve titistë, të cilët kanë gjetur gjuhë të përbashkët me grabitçarët ish-idealsitë të UÇK-së, të cilët pas fronzimit në piramidën e pushtetit shtetëror, pjesëtarët e saj i kanë harruar se, dikur kanë qenë në të njëjtin front ta barikadave kundër armikut pushtues kolonialist serbomadh (1989-1999).

  

Vërtet, në letër , tani kemi një Kosovë të re, por në praktikë jo, sepse në të gjitha segmentet e pushtetit shtetëror dhe shoqëror të saj kanë mbetur edhe një numër bukur i madh i udbashëve të vjetër të Serbisë së vjetër (ministra, diplomatë, tregtarë, ekonomistë, komercialistë, politikanë, ambasadorë, policë etj.).

   Nëse shumica dërrmuese, me ideale revolucionare dhe patriotike, atdhetare dhe demokratike shqiptare, ashtu sikurse UÇK-ja, Lëvizja e Vetëvendosjes,dhe Lëvizja për Bashkim, që me të drejtë dhe me vendosmëri të patundur janë ngritur në këmbë përmes protestave të tyre, në mënyrë që, Kosovën ta shpëtojnë nga varësia ekonomike, politike dhe shfyrtëzuese nga sudimtarët e brendshëm dhe të jashtëm,  nuk zgjohet, nuk ngrihet në këmbë dhe nuk organizohet, por lejon që, deformistët, karrieristët, despotët, uzurpatorët, fashsitët, neofashistët dhe mbeturinat e tyre të dikurshme dhe të sotme udbashiste titiste, të “lozin vallen” e tyre të ditës “D”, atëherë, nuk ka asnjë dyshim se, jo vetëm UÇK-ja, por të gjithë ne, do të jemi në “regjistër” dhe në “shënjestër” të tyre, ashtu sikurse në kohën e fashizmit gjatë luftës së Dytë Botërore, dhe gjatë kohës së burgut shekullor të Serbosllavisë pashiqiste, titiste dhe milosheviqiste(1912-1999).  Së fundi,  ndërtimi i një shteti të ri nuk mund të bëhet me mbeutirna antirevolucionare, fashiste dhe profashiste qofshin të vjetra, apo qofshin të reja, por me revolucionarë dhe me luftëtarë të dëshmuar, që kanë flijuar jetetët dhe të të gjitha të mirat e tyre për ditën e bardhë të lirisë dhe të pavarësisë së vendit dhe të kombit të tyre, ashtu sikurse UÇK-ja e ndritshme heroike me në krye trurin dhe zemrën e Kosovës shqiptare, Adem Jashari, së bashku me të gjithë Jasharët e pavdekshëm të Shqipërisë Etnike.