PS: Qeveria, në panik
Berisha ka replikuar sërish në distancë me opozitën lidhur me treguesit ekonomikë të vendit dhe ka akuzuar kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama per shumfishim te pajustifikuar te taksave.
Madje ai ka kercenuar se Thesari do te zbatoje ligjin, duke bllokuar tepricat dhe i ka kerkuar ministrit te Financave Bode te mos u merret qytetareve asnje qindarke me teper se u takon te japin sipas ligjit, njofotn Shekulli.
Gjatë paradites deputetja socialiste, Mimi Kodheli u shpreh se “dyshja Berisha-Bode janë përgjegjës për rënien drastike të të ardhurave në buxhet, fundosjen e investimeve publike, dështimin spektakolar të Eurobondit, rritjen e frikshme të huamarrjes së brendshme, shumëfishimin e gjobave dhe kërcënimeve ndaj biznesit”.
Sipas saj të gjitha këto tregojnë se qeveria është në panik financiar. “Berisha është gati të mbysë biznesin privat dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari për të shpëtuar veten”, tha Kodheli. “Sali Berisha, sot ka detyrimin për të bërë edhe transparencën e situatës sonë ekonomike”, shtoi ai. (INA)