Aeroplanët B-52 fluturuan përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore drejt vendit tone ku u ku panë nga kushdo, të apasionuar, amatorë, fëmijë e të rritur.

Spektakli eshte ofruar  me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara

https://www.facebook.com/watch/?v=1029910041021735

Nga Erisa Zyka

Parlamenti Europian voton raportin Santos

Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021. Në raport eurodeputetët përgëzojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi. raportit. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Duke përgëzuar vazhdimësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, në përputhje plotësisht me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, raporti Santos i bën thirrje BE-së të “vlerësojë në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”. Ai u kërkon shteteve anëtare të demonstrojnë unitetin evropian duke nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh si implikimet gjeopolitike të vendimit ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet.

Raporti ripërsërit, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reformat e qëndrueshme dhe të pakthyeshme në fushat themelore të politikave.Eurodeputetët i kërkojnë Shqipërisë të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të përforcuar funksionimin e gjyqësorit, për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Vendi gjithashtu duhet të fuqizojë shoqërinë civile, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të sigurojë lirinë e medias dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë komunitetin LGBTQI.

Të gjitha kompromiset politike janë aprovuar nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian. ABC ka publikuar një raport të detajuar mbi këto kompromise.

Mediat franceze i kanë kushtuar një artikull anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Liberation shkruan se procesi i bashkimit të vendit të vogël të Adriatikut në Bashkimin Evropian mund të materializohet më shpejt se sa pritej për shkak të ofensivës së Putinit në Ukrainë. Objektivat janë të qarta: bashkimi politik dhe forcimi i Ballkanit Perëndimor ushtarakisht.

Në artikull bëhet me dije se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur bashkëpunimin brenda kampit për të forëcuar dhe mbrojtur territoret ku mund të përhapët konflikti.

“Shtatëdhjetë e pesë avionë luftarakë sovjetikë shushurijnë përgjatë pistës së aeroportit ushtarak të Kuçovës, një ish-bazë komuniste në Shqipërinë qendrore. Por këto instalime, të thirrura për të akomoduar një qendër të re të operacioneve të NATO-s, janë në rrugë për të gjetur shkëlqimin e tyre. Rinovimi i vendit, i nisur në vitin 2018, është përshpejtuar nga kriza e Ukrainës, e cila po nxit bashkëpunimin brenda kampit kundër Putinit dhe forcimin e mbrojtjes së territoreve në të cilat mund të përhapet konflikti. Riparimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit, ndërtimi i njësive të reja magazinimi… Kjo punë, e cila duhet të përfundojë në vitin 2023, financohet nga aleanca transatlantike, e cila tashmë ka ndarë më shumë se 55 milionë dollarë (rreth 51 milionë euro. ). ) në projekt që nga fillimi i tij në 2018. Mbështetja e forcave të NATO-s tashmë të pranishme, duke përfshirë kampin Bondsteel në jug të Kosovës, Baza Ajrore e Kuçovës do të jetë një aset strategjik kyç në një rajon politikisht të paqëndrueshëm,” shkruhet në artikull.

Ndryshimi i mjedisit të sigurisë globale i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit,” tha një zyrtar i NATO-s për AFP të bazës së Kuçovës.

a.m/dita

Department i Shtetit deklaron se sanksionet ndaj ish zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri, do të vijojnë.

Në kthimin e përgjigjeve për emisionin veting në ABC, ky departamenti shpjegon se vendimet ndaj të korruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë. Kjo nënkupton, se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non-grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre.

Zëdhënësi për Evropën dhe Euroazinë në departamentin amerikan të shtetit, Ryan Walsh, sqaron:

Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht.

Në përgjigjen zyrës së shtypit të Departementit amerikan të shtetit, bëhet e ditur gjithashtu se, sanksionet prekin dhe familjarët e personave non grata.

Mos përshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë.

Lista e zyrtarëve të shpallur non-grata nga Shqipëria u shtua me 2 emra: ish deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni, pronari i mediave, Ylli Ndroqi.

Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “Defender21” nis zyrtarisht sot. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim njoftoi se ka mbërritur në Durrës anija “USNS Bob Hope”.’

Në një postim në rrjetet sociale, Kim sqaron se “Bob Hope” është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje, ndërsa do të bashkohen edhe dy anije të tjera.

“Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës.

Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen. Shtetet e Bashkuara janë krah për krah Shqipërisë”, shkruan Kim.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas takimeve politike në Elbasan dhe me qytetarët ka folur për mediat duke dhënë mesazhe të drejtpërdrejta për KQZ, që të largojnë nga gara kandidatët me probleme dhe me rekorde kriminale.

Ajo deklaroi se SHBA i ka të qartë pritshmëritë dhe se liderët politik duhet të marrin përgjegjësitë.

Në komunikimin për mediat Kim theksoi se kjo nuk është dëshirë e SHBA-ve që nuk pëlqen njërin apo tjetrin.

“Kjo është një javë e rëndësishme se partitë politike kanë dorëzuar listën me kandidatët, në të shkuarën mendoj se gara në qytetin e Elbasanit ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se kjo do të ishte koha e mirë për të ardhur, për ta parë vetë situatën dhe për të takuar disa nga udhëheqësit dhe njerëzit këtu.

SHBA kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër, është thelbësore që drejtuesit politik të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, duke marrë në konsideratë të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA, të cilat kur merren vendimin nuk merren lehtësisht.

Disa mund të thonë se po ai është i paracaktuar nga ligjet e SHBA, por nuk është i dënuar dhe në fakt, njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptoni se është një fakt, sepse nuk mungojnë faktet, por për shkak të mungesën së ligjit shqiptar.

Nuk ka të bëjmë se SHBA me pëlqime apo do apo nuk do njeri, por ka të bëjë me ligjet. Dhe gjithashtu kjo ka të bëjë në lidhe me faktin se sekretari i shtetit ka hulumtuar e informacioneve se ky person përbën kërcënim për sigurinë, ka ardhur koha që votuesi shqiptar të mendoj nëse përbën kërcënim për ata.

Janë tre persona që Sekretari i SHBA ka përmendur, s’kam për t’i përmendur emrat e tyre me gojë, mund t’i shihni dhe i gjeni, sa i përket listave më lejoni të them, sikurse e kemi thënë më herët këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë e ndoshta jo shumë diplomatik.

Mendoj se partitë e kanë marrë në konsideratë jo të gjitha, por pjesë më e madhe e tyre. Tashmë këto janë në KQZ dhe është detyrë e tyre, por e prokurorëve që të bënë shqyrtimin e kandidatëve. E pas këtij procesi nëse disa prej disa kandidatëve mund të klasifikoheshin, por këtu qëndron fuqia përfundimtare tek votuesi. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Blerja e votës është një problem në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që blejnë votat, ju them se po shkelni ligjin dhe po turpëroni veten”, tha Kim.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian (AFET) miratoi sot raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke u fokusuar në përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave.

Raporti fillestar i raporteres Santos (S&D) iu nënshtrua amendimeve nga bashkëraporteri Lega (PPE) e kolege te tjerë.

Në raport ngrihet shqetësimi në lidhje me akuzat për blerjen e votës, duke theksuar se ndjekja penale për këtë çështje është një ndër kushtet e vendosura nga Këshilli më 25 mars të vitit të kaluar.

Po ashtu, në raport vihet theksi edhe te marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike, duke vënë në dukje “dështimin për t’u mbështetur më tej në të”.

Sot u miratuan amendimet e mëposhtme të propozuara nga Grupi PPE:  “Ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020″

“Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar;

Nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme;

Inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketen  anti shpifje;

Shpreh në mënyrë të përsëritur shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur”

Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Sassoli ka shprehur vlerësimin e tij për takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama sot në Bruksel, ku e cilëson atë si të shkëlqyer.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, zyrtari i lartë i BE thekson se Shqipëria ka ecur me reformat kryesore drejt rrugës së integrimit në BE dhe për këtë ai kërkon mbajtjen e  konferencës ndërqeveritare sa më shpjet.

Në lidhje me COVID-19, Sassoli shprehet se BE është e gatshme të ndihmojë vendit.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po ecën me reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj i shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Sassoli.

Ashtu siç e lajmëroi edhe vetë në konferencën e mbajtur ditën e martë me gazetarët, të hënën, kreu i Qeverisë mbërrin në Bruksel aty ku do të jetë në fokus, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Fillimisht në datën 1 mars kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në takim e Këshillit të Stabilizim Asoçimit.

Takimi do të drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ku Shqipëria do të kalojë në sitën e vendeve europiane për të parë sesa e ka respektuar dhe zbatuar marrëveshjen e stabilizim asocimit. Pjesë diskutimeve do të jenë edhe përmbushja e kushteve politike dhe ekonomike të Tiranës zyrtare të vendosura nga Brukseli, në mënyrë që vendi ynë të marrë dritën jeshile.

Në orën 14: 00 do të ketë edhe një konferencë për shtyp për konkluzionet e kësaj tryeze.

Rama do të zhvillojë një takim edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varherly si dhe presidentin e radhës të BE-së që mbahet nga Portugalia, Antonia Costa.

Pjesë e diskutimeve për takimin do të jetë edhe çështja e pandemisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër për dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje të masave antiCovid

Siç transmeton RIA, për Ministrinë e Jashtme ruse ky hap i Shqipërisë është provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe paralajmërohet se nuk do të mbetet pa përgjigje.

Nga ana tjetër MEPJ Ruse thekson se një nga parimet në diplomaci është reciprociteti. Ditën e djeshme u njoftua se diplomati rus Alexey Krivosheev ishte shpallur ‘non-grata’ nga autoritetet shqiptare për shkak të shkeljeve të masave antiCovid.

Po ashtu menjëherë reagoi ambasada ruse duke theksuar se i cilëson akuzat të pabaza.