Sot nis stërvitja e madhe ushtarake, anija gjigante amerikane mbërrin në Durrës

Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “Defender21” nis zyrtarisht sot. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim njoftoi se ka mbërritur në Durrës anija “USNS Bob Hope”.’

Në një postim në rrjetet sociale, Kim sqaron se “Bob Hope” është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje, ndërsa do të bashkohen edhe dy anije të tjera.

“Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës.

Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen. Shtetet e Bashkuara janë krah për krah Shqipërisë”, shkruan Kim.