Më shumë toksina e më pak ushqyes janë pasojat e një aparati tretës që nuk funksionon mirë. Disa receta të sallatave detoks për të pastruar aparatin tretës luftojnë këto probleme.

Kështu që, jo vetëm do të përmirësojmë rendimentin fizik, por dhe gjendjen shpirtërore.

Pasojat e një problem të tillë janë obeziteti dhe mbipesha, deformim, alergjitë, plakje e parakohshme, kapsllëk dhe sëmundje kronike.

Dieta detox është një proces pastrimi, që çdo organ e realizon periodikisht. Mollët, boronica, kokosi, farat e chia-s, lakra e brokoli janë përbërës ideale për një sallatë detox.

Shumë studime janë bërë, duke dëshmuar për benefitet e mëdha, që ushtrimi i aktiviteteve fizike ka për shëndetin tonë.

Duke filluar nga reduktimi i shtypjes së lartë të gjakut, kolesterinës dhe rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Disa nga këto aktivitete të rëndësishme për shëndetin i ka publikuar The Guardian:

Vrapimi

Javën e kaluar, një hulumtim i publikuar në “British Journal of Sports Medicine” ka gjetur se vrapimi mund ta zvogëloj rrezikun e vdekjes së hershme.

NotiPersonat, të cilët notojnë janë për 28% më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Shumë studime të bëra, kanë treguar se noti ndihmon edhe në reduktimin e stresit, zhvillon aftësitë njohëse dhe mekanike të fëmijëve.

Tenisi

Është një nga sportet më fitimprurëse për shëndetin. Në një studim të bërë me 80.000 të rritur, është vërtetuar se tenisi është sporti që ka efektet më pozitive për shëndetin e njeriut.

Joga

Duke e përforcuar fuçinë, frymëmarrjen dhe fleksibilitetin, joga është vërtetuar se zvogëlon faktorët që shkaktojnë sëmundje të zemrës, rrisin kolesterinën si dhe stresin.

Ecja e shpejtë

Shumë studime kanë sugjeruar, që qëndrimi ulur për shumë gjatë, mund të jetë një faktor rrezikues për vdekjen e hershme. Kështu njerëzit, të cilët dalin për ecje të shpejtë çdo ditë e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme për 18%.

Është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

Por freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.

Sipas të dhënave të Agroweb kastraveci përmban fibër, proteinë, kalçium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.

Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Stabilizimi i Tensionit Të Gjakut

Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.

Ulja E Tensionit Të Gjakut

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht.

Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.

Mirëmbajtja E Tensionit Të Gjakut

Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.

Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.

Qetësimi I Tensionin E Gjakut

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem.

Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.

Kundër Dhimbjeve Të Kokës

Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.

Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, Ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci.

Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.

E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem.

Edhe nëse jeni me dietë, apo kryeni ushtrime të sforcuara, dhjami i barkut është pjesa më e vështirë për t’u hequr. Por janë disa ushqime specifike të cilat ndihmojnë në këtë proces.

1-Gjysma e avokados përmban afërsisht 10 gram yndyra të shëndetshme, të cilat e ndalojnë trupin tuaj të rezervojë dhjamë në këtë pjesë të trupit.

2-Banane.

Ato përmbajnë 422 miligram kalium, një mineral i cili limiton sasinë e sodiumit që fryn barkun.

3-Kosi.

Një gotë kos ndihmon në shtimin e baktereve të rëndësishme në trupin tuaj, të cilët luftojnë bakteret e tjera që shkaktojnë fryrjen.

4-Frutat e pyllit.

Përmbajnë antioksidantë të cilët ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, duke sjellë më shumë oksigjen tek muskujt. Një gotë kos me fruta pylli, përpara regjimit tuaj të stërvitjes, do t’i ndihmonte muskujt tuaj.

5-Çaji jeshil.

Tre gota çaj në ditë shtojnë metabolizmin tuaj dhe djegin 30 kalori.

6-Qitro.

Vitamina C që ndodhet në qitro ndihmon që trupi juaj të djegë 30 % më shumë yndyrë gjatë stërvitjes tuaj.

Sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperaturës dhe sëmundjet, ndaj evitoni në maksimum daljet dhe siguroni një temperaturë konstante në shtëpi.

Të porsalindurit deri në gjashtë muaj, rrezikojnë më shumë nga i ftohti, pasi përgjigjja e organizmit të tyre nëpërmjet termo- rregullimit, dhe aftësia e tyre për të komunikuar, ende nuk janë zhvilluar plotësisht. Për këtë arsye, prindërit duhet të kontrollojnë herë pas here këmbët, duart e veçanërisht fytyrën.

Foshnjat rekomandohen të pinë rregullisht gji, sa herë të dëshirojnë, dhe nëse kanë filluar edhe ushqimet plotësuese, të mos harrohet dhënia e lëngjeve, për të garantuar hidrim të mirë të tyre.
Fëmijët kanë gjithashtu nevojë të dalin të luajnë në ajër të pastër dhe të ekspozohen në diell. Zgjidhni orët më të ngrohta gjatë ditës dhe kujdesuni të mos djersitin, ndaj rekomandohet të vishen me disa shtresa, që të hiqen nëse duhet.

Prej vitesh, ekspertë të ushqimit janë përpjekur të dalin me një dietë që të garantojë humbjen e peshës. Prodhimi masiv i varieteteve ushqimore me yndyrë të ulët ose pa yndyrë nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit të mbipeshës në Shtetet e Bashkuara dhe dietat e ndryshme kanë dhënë rezultat vetëm për një pjesë të njerëzve. Tani disa shkencëtarë thonë se nuk ekziston një zgjidhje e vetme për humbjen e peshës dhe se vetëm dietat e personalizuara japin rezultat.

Gjatë sezonit të festave tryezat mbushen me ushqime të shumta ndërsa njerëzit kudo në botë e teprojnë paksa me të ngrëna dhe pije sesa dhe si rezultat është shtimi në peshë. Sapo festat mbarojnë, fillon lufta për të humbur kilet e tepërta.

Dieta jo gjithmonë është e suksesshme sepse asnjë regjim nuk funksionon njësoj për të gjithë, thonë shkencëtarët.

“Për vite me radhë, ne jemi përpjekur për të gjetur një dietë që do të funksiononte për të gjithë, dhe kemi dështuar për shkak se dieta më e mirë është ajo që i përshtatet çdo individi”, thotë Eran Segal në Institutin Weizman

Studiuesit izraelitë Eran Segal dhe Eran Elinav thonë se çelësi i humbjes së peshës është mbajtja e niveleve të ulët të sheqerit në gjak. Shumë sheqer në gjakun e dikujt ruhet si yndyrë. Të dy shkencëtarët kanë matur nivelet e sheqerit në gjak në rreth 800 njerëz pas çdo vakti për një javë.

“Ajo që na befasoi është se njerëzit e ndryshëm reagojnë në mënyrë të ndryshme, madje edhe kur hanë të njëjtën ushqim”, thotë Eran Elinav.

Ushqimi që krijoi një përgjigje të shëndetshme në disa individë, shkaktoi një rritje të sheqerit në gjak në të tjerë. Për shembull, njerëzit reaguan shumë ndryshe ndaj bukës.

“Ajo që gjetëm në këtë rast është se nuk ka bukë të keqe apo të mirë. Përgjigja ndaj bukës ishte plotësisht e individualizuar”, thotë thotë Eran Elinav.

Shtimi i yndyrës në bukë, si gjalpë, vaj ose avokado, mund të ndihmojë normalizimin e sheqerit në gjak te disa njerëz, por jo tek të gjithë. Mishi dhe djathi mund të shkaktojnë ndryshime të nivelit të sheqerit në gjak. Por një dietë pa karbohidrate nuk është e qëndrueshme. Studiuesit izraelitë thonë se zgjidhja më e mirë është gjetja e karbohidrateve që janë të sigurta për t’u përfshirë në dietën e një individi. Kjo kërkon matjen e nivelit të sheqerit pas çdo vakti për një farë kohe.

Britania e Madhe ndalon përfundimisht ndërhyrjet estetike për zbukurimin e fundshpinës.

Arsyeja kryesore është se të tilla operacione shkaktojnë komplikacione në nivele shumë më të larta se të tjerat.

Pak kohë më parë, dy persona kanë gjetur vdekjen pas kësaj ndërhyrje.

Bëhet fjalë për një lifting, që konsiston në marrjen e pjesëve dhjamore nga një pjesë e trupit dhe më pas injektohet në të pasme për t’i ngritur lart.

Sipas kirurgëve, kjo praktikë ka rrezik të shtuar pasi kjo masë dhjamore gjatë injektimit mund të përfundojë në venat më të mëdha, nëpërmjet të cilave mund ato mund të arrijnë deri në zemër apo tru.

Procedura ka një indeks vdekshmërie të barabartë me një në çdo 3 mijë ndërhyrje, më i larti ndër operacionet estetike.

Aktualisht në botë kanë humbur jetën 32 vajza, sipas statistikave të dhëna nga 639 mjekë nga vende të ndryshme.

Gjithashtu, shoqata e kirurgëve britanikë bën të ditur se kjo ndërhyrje ka edhe një rrezik shumë më të lartë, shkaktimin e infeksioneve.

Pra për vajzat e gratë që duan të zbukurojnë të pasmet, duhet patur kujdes, thonë mjekët, pasi mund të humbasin jetën.

Disa studime kanë lidhur vitaminën D, ose mungesën e saj me ndryshimet në “makinën tonë” seksuale.

Një mungesë e vitaminës D mund të shkaktojë nivele të ulëta të estrogjenit tek gratë, gjë që rezulton në një energji seksuale të ulët.

Ajo gjithashtu ka të njëjtin ndikim tek meshkujt, vetëm ata humbin testosteronin.

Estrogjeni gjithashtu ndihmon që muskujt vaginalë të krijojnë shkarkime.

Kryesisht vitaminën D e marrim nga ekspozimi i lëkurës në diell.

Pra teorikisht pak kohë në diell mund të nxitë hormonet seksuale.

Por Vitamina D mund të merret edhe në forma të tjera si tablet ose në ushqime, për ata që ekspozimin në diell nuk e kanë fort me qejf.

Studimet kanë treguar se duhet të konsumojmë një sasi të caktuar yndyrnash në ditë për të qenë të shëndetshëm. Yndyrnat nuk duhet të përjashtohen dhe dietat pa yndyra nuk janë të përshtatshme për askënd. Megjithatë është e rëndësishme të zgjidhni llojet e duhura të yndyrnave.

Yndyrnat e ngopura ndryshe “yndyrnat e këqija” mund të kenë efekte dëmtuese në shëndetin tuaj, ndërsa yndyrnat e pangopura të njohura si “yndyrnat e mira” mund të jenë të dobishme për shëndetin.

Nëse doni të kontrolloni peshën tuaj dhe në të njëjtën kohë të jetoni shëndetshëm, pa frikë mund të konsumoni këto ushqime dhe pse janë të etiketuar si të yndyrshme.

Arrat, e verdha vezës, avokado, djathi kaçkavall, vaji i kokosit, salmoni, biftek.

Ushqyes të dobishëm si vitaminat, antioksidantët si dhe acidet yndyrore thelbësore omega-6 dhe omega-3. Rekomandohet zëvedësimi i yndyrnave të ngopura dhe transitore me vajrat e pangopur.

Zhyteni bukën në vaj ulliri në vend që ta lyeni me gjalp, përdorni vajra bimore ose margarië në vend te gjalpit në gatime dhe ëmbelsira.

A ka zbritur në vitin 1960 Ernesto Che Guevara në Shqipëri? Përse vizita është kryer në fshehtësi të plotë?

Njerëzit e moshës së mesme janë duke u këshilluar që të kenë ditë pa alkool për të përmirësuar shëndetin.

Mosha 45 deri në 65 vjeç kanë më shumë gjasa se çdo grup tjetër të konsumojnë më shumë alkool.

Shëndeti Publik në Angli thotë se futja e ditëve të rregullta pa alkool, mundësisht dy ditë radhazi do të përmirësojë gjumin ndërsa zvogëlon edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve të mëlçisë, kancerit dhe presionit të lartë të gjakut.

Ndërsa me këtë apel për pushimin deri në dy ditë pa konsumuar alkool besohet se njerëzit do ta kenë më të lehtë ta zbatojn sepse sipas Julia Verne njerëzit e kanë të vështirë ta zvogëlojnë dozën.

“Njerëzit na kanë thënë gjithashtu se ideja për një ditë pa pije është shumë më e lehtë për t’u menaxhuar, sesa prerja, për shembull, nga një gotë e madhe verë në një gotë të vogël verë”, u shpreh Verne.

Edhe për Duncan Selbie, shefin ekzekutiv të Shëndetit Publik vendosja e një objektivi për të pasur më shumë ditë pa pije çdo javë është një mënyrë e thjeshtë për të pirë më pak dhe për të zvogëluar rreziqet për shëndetin tuaj.

Një sondazh i mëparshëm që u bë me rreth 9.000 të rritur nga YouGov sugjeroi se njerëzit do të gjenin zvogëlimin e pirjes së tyre, duke ushtruar më shumë ose duke shkurtuar pirjen e duhanit.