Nga Muhamed Halili– Fillimisht kisha dashur që opozita (më shumë maqedonase se ajo shqiptare) përmbajtjen e këtij teksti mos ta interpretojë si synim timin të mbrojë ndonjë opsion politik, posaçërisht jo opsionet qeveritare por si një synim të japë kontrbut në afirmimin e një procesi i cili është domosdoshmëri e kohës qoftë në Evropë e jashtë saj: atë të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake.

Synimi im është që opinionit t’ia tansmetojë përvojën time jetësore e politike në lidhje me regjistrimet e popullsisë në ish RSFJ, dhe mëpastaj edhe në Republikën e pavarur të Maqedonisë.

Në ish RSFJ, në vitin 1981 si profesor i ri konkurova në një konkurs që e shpalli Enti për statistikë e që kishte të bëjë me regjistrimin e rregullt dhjetëvjeçar të popullsisë në ish federatë. Pasi nga komisioni më kishin zgjedhur si regjistrues, Enti për statistikë organizoi një edukim të posaçëm për të gjtihë ne, dhe pastaj filloi procesi i regjistrimit të popullatës dhe ekonomive shtëpiake.

Natyrisht sipas ligjit regjstrimin e bëmë me formularë në gjuhën shqipe. Personat të cilët për një arsye ose një tjetër në çastin e regjistrimit nuk ishin në shtëpi, në bazë të dokumentacionit mundej t’i regjistroj edhe ndonjë anëtar tjetër i familjes në bazë të dokumentacionit përkatës.

Atëherë (edhepse edhe atëherë jetonim në Evropë) qytetarët nuk ndaheshin në jorezident dhe rezident si tash por nga numri i përgjithshëm i popullatës theksohej në bazë të deklarimit personal se një numër i caktuar personash janë me vendbanim
jashta shtetit por janë pjesë e numrit të përgjithshëm të banorëve të shtetit.

Regjistrimi filloi dhe mbaroi pa ndonjë tension të duhur politik edhe si gjithnjë kur bëhet fjalë për shifra etnike dyshimet janë të paevitueshme. Pastaj Republika e Maqedonisë u bë shtet i pavarur. Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së së atëhesrhme në bashkëpunim me qarqe shoveniste lansuan tezën seshqiptarët janë prej 10-15% e popullatës së përgjithëshme.

Kundër teza jonë ishte se ne jemi prej 30-40% e popullsisë së përgjithëshme. Institucionet evropiane kërkonin regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive shtëpiake dhe për këtë duhej sjellur ligji përkatës. Për fat të keq edhe kësaj rradhe opozita
maqedonase vazhdoi me politikën e saj të reduktimit të drejtave gjuhësore dhe të drejtave tjera dhe me amandament (të cilin e votoi dhe partneri ynë i koalicionit LSDM) nga propozim ligji u fshi formulari në gjuhën shqipe. Kjo gjë na hidhëroi tepër
dhe e mori përgjigjen shpejt nga PPD dhe grupi i saj parlamentar.

Në bisedat ndërpartiake mes LSDM-PPD, pjesmarrja jonë u kushtëzua si vijon:
-Regjistrim vetëm me formularë shqip;
-Regjistrim ku një formularë do të mbante Enti statistikor dhe një formular i
regjistruari;
-Diaspora mos të ndahej por të llogaritej pjesë e popullatës së përgjithëshme;
-Enti i statistikës të punësonte shqiptarë që do ta organizonin regjistrimin sepse të punësuar shqiptar kishte simbolikisht të pranishëm.
-Enti statistikor të përfshinte numër të barabartë të regjistruesve në regjionet e përziera etnike të regjistrimit;

Bashkëbiseduesit maqedonas të dirigjuar jo nga kryeministri por nga kryetari i shtetit Gligorov tentonin të na bindin se regjistrimi është proces statistikor dhe proces i regjistrimit të etnisë dhe gjuhës por i qytetarëve nuk arritën të na bindin dhe PPD shpalli bojkot të regjistrimit.

Në mënyrë që t’i zgjidhë mospajtimet dhe ta plotsojë kërkesën e PPD-së për organizim të regjstrimit me mbikqyrje ndërkombëtare Këshilli i Evropës vendosi t’i jep asistencë Maqedonisë. Në vitin 1994 Këshilli i Evropës i besoi Entit zvicran për
statistikë regjistrim të popullsisë në Maqedoni.

Harmonizimi i tekstit të Ligjit për regjistrim të popullsisë dhe metodologjisë së punës u bë mes Entit zvicran për statistikë përfaqsuar nga ekipi i drejtorit Verner Haug, qeverisë të cilën e përfaqsonte ministrja pa portofol e LSDM Gordana Siljanoska,
dhe Grupit parlamentar PPD-PDP të cilin në cilsinë e koordinatorit e përfaqsoja unë.

Diku nga fundi i regjistrimit dega e PPD-së në Dibër, përkundër vendimit të Kryesisë qendrore të PPD-së, shpiku disa kushte “patriotike” dhe regjstrim për rrethinën e Dibrës nuk u bë në terren por me simulim statistikor. Numri i shqiptarëve të
regjistruar si 22,9% dhe metodologjia e punës nuk u kontestua nga asnjë subjekt politik apo jashtëqeveritar.

Pastaj erdhi regjistrimi i popullsisë së vitit 2002 i cili ishte paraparë në Marrëveshtjen e Ohrit. Në një situatë postkonfliktuale nuk e mbaj mend se ndonjë subjekt polititk të jetë ankuar nga “fryerja” e numrit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Konsideroj se nuk mund t’i largojmë dyshimet rreth ndërprerjes së procesit të regjistrimit të vitit 2011 para se opinioni ti mësoj shkaqet pse koalicioni VMRO-DPMNE-BDI vendosi ta ndërpresë regjistrimin, në kohën kur procesi ishte kah fundi
dhe ishin harxhuar një shumë e madhe parashë popullore.

Opinioni duhet ta dijë të vërtetën midis shumë thashe-themesh. Mendoj se Propozim ligji për regjistrimin e popullatës dhe ekonomive shtëpiake është i nivelit të duhur dhe gjithashtu mendoj se do të duhej të votohet sëbashku me metodologjinë e punës. Mundësia e propozimit të metodologjisë së punës për më vonë le mundësi interpretimi për manipulime ndërpartiake.

Diçka që mendoj se ka mbetur e pasqruar nga hartuesit e Propozim ligjit sepse nuk është përfshirë në nenet 6 dhe 8 të Ligjit, por nga eksponentë të lartë politikë qeveritar u plasua disa herë në opinion, (ajo që së pari e vërejtji prof. Shasivari)
kategori e popullatës rezidente dhe jorezidente.

Së pari konsideroj se nuk është bindëse për opinionin se qytetarët tanë të cilët mbi një vit qëndrimi jashtë vendit do të duhej të jenë regjistruar si popullatë jorezidente, natyrisht duke u thirrur në “kritere evropiane” dhe të OKB-së sipas drejtorit të Entit për statistikë.

Poqese Enti konsideron se patjetër duhet të jetë ashtu sipas “kritereve evropiane”, atëherë koha e caktuar e jetesës jashtë vendit nuk guxon të jetë më e vogël se 5 vite. Asnjë vend evropian nuk jep leje të përhershme qëndrimi poqese të huajt nuk e
mbushin kriterin kohor prej 1-5 vite. Koha e caktuar “të jetojë më tepër se një vit jashtë Republikës së Maqedonisë” do ta
ulë dukshëm numrin e vërtetë statistikor të të gjitha etnive që jetojnë në republikë sepse disa kategori qytetarësh do të fshiheshin automatikisht me pa të drejtë nga statusi i qytetarëve rezidentë sepse ekziston mundësia reale disa ditë, javë, muajë ose vite pasi të jenë regjistruar si jorezidentë për shkaqe të ndryshme të kthehen në vendlindje dhe deri në regjistrimin e ardhshëm statistikisht mos figurojnë si banorë në numrin e përgjigjshëm të Maqedonisë por realisht të jetojnë, punojnë aty.

Këtu do të mund të përfshihen:
-studentët të cilët do të studjojnë jashtë vendit deri në përfundimin e studimeve;
-të rinjtë të cilët në bazë të lehtësimeve të akorduara nga Gjermania, jashtë procesit
të liberalizimit të vizave, mund përkohësisht të qëndrojnë dhe punojnë në Gjermani
me garancë nga ana e ndonjë punëdhënësi prej 1-4 vjet deri në marrjen e qëndrimit
të përhershëm atje;
-qytetarë të cilët kanë tentuar brenda një viti të punësohen në Amerikë, Azi, vende
afrikane, nuk kanë pasur sukses dhe kthehen në vend disa ditë, javë e muaj pasi në
procesin e regjistrimit janë regjistruar si jorezidentë,

Kjo kategori, si dhe kategoria tjetër e jorezidentëve mbi 5 vite qëndrimi jashtë vendit të cilët kanë pjesë të familjes, pasuri të patundëshme, familjarë të tyre që jetojnë në Maqedoni dhe që brenda vitit kthehen më së paku dy herë në vendlindjen e tyre dhe e mbushin arkën e shtetit me djersën e tyre nuk është e njejtë me kategorinë e jorezidentëve mbi 5 vite, që janë shtetas të shteteve në kontinente tjera (Australi, Amerikë) dhe nuk kanë pasuri të patundëshme dhe kthehen në vendlindjen e tyre
çdo pesë ose dhjetë vite.

Në lidhje me kërkesën e opozitës shqiptare për një Komision republikan për regjistrim konsideroj se kërkesa nuk është për ta refuzuar si praktikë e kaluar dhe si nevojë e kontrollit politik mbi hilet e mundshme të institucionit profesional për
realizimit e këtj operacioni jo vetëm statistikor por edhe politik.

Megjithate konsideroj se teksti i Propozim ligjit për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe ekonomive shtëpiake është në nivel të duhur dhe i ka paraparë segmentet që duhet ti përfshi një ligj. Kjo me siguri se është kontribut i zavendësministrit të drejtësisë si një nga përfaqsuesit e qeverisë në kuvend.

Arsyeja që mua më duket e tepërt nevoja e konstituimit të një Komisioni republikan për regjistrim qëndron në faktin se propozim ligjit në fjalë i jep privilegje dhe të drejta të mëdha drejtorit të Entit për statistikë në menaxhimin me processin e refgjistrimit të popullatës, me këtë edhe zavendësit të tij nëpërmjet nënshkrimit të lidhur.

Si mekanizëm për ta forcuar besimin për një proces statistikor me pasoja politike ligji e parasheh edhe mekanizmin e kontrollit politik sepse asnjë akt i drejtorit nuk mund të jetë valid pa nënshkrimin e zavendësit të tij i cili është i përkatësisë tjetër etnike, në këtë rast shqiptar, por edhe i opsionit tjetër politik.

Nuk është e tepërt të pranohet se përfaqsuesit e opsionit politik shqiptar në qeveri punën kryesore dhe kyçe e kanë bërë me mekanizmin e kontrollit direkt politik gjë që duhet të përfundoj me zbatimin praktik të metodologjisë së punës.

Destan Hajdini – fjalë për veprën Eskadronët e vdekjes Viti 2020/21 do të mbahet mend në mos për asgjë tjetër, për dy ngjarje diametralisht të kundërta; në njëren anë pandemija ndërsa në anën tjetër botimi i veprës së Bardhyl Mahmutit ” Eskadronët e vdekjes”.

Bardhyl Mahmuti

Ky libër mbanë edhe nëntitullin Kronikë e nji kasaphane. Eskadronët e vdekjes me 508 faqe paraqet veprën më të realizuar, jo për shkak të temës, por mbi të gjitha për shkak të mënyrës së trajtimit të saj. Në këtë vepër autori na e paraqet në mënyrë kronologjike realitetin objektiv që karakterizohej me luftën çfarosëse kundër popullit tonë. E veçanta e saj qëndron që përmes gojës së nji gazetari serb Mifi L ti prezantoj gjithë ato veprime gjenocidale ndaj nji pjese të popullit tonë në mbarim të shekullit xx.

Kjo vë në spikamë zërin e ndërgjegjes së disa gazetarëve e intelektualëve serb si Natasha Kandiqi, Mirosllav Filipoviqi, Sonja Biserko, Sllavko Quruvija e ndonji tjetër që nuk e përtypnin dezinformimin e mashtrimin e Vuçiçit.

Kështu që autori përmes kësaj vepre arrinë ta zhveshë deri në palcë shpirtin nihilist dhe gjenocidal të pushtetit dhe okupatorit serb dhe në mënyrë të aprgimentuar të denoncoj krimet makabre tëregjimit të Millosheviqit ndaj popullit tonë liridashës, duke përcjellur mesazh të fuqishëm për domosdoshmërinë e gjykimit dhe dënimit të këtyre krimeve kundër njerëzimit, në mënyrë që të mos përsëriten në asnji vepnd dhe ndaj askujt.

Kjo vepër paraqet mundësi për rifreskimin e memories për tmerrin e përjetuar, ndërsa gjenerata e re e pasluftës të njihet me veprimet e pushtuesit serb për realizimin e objektivit të shndërrimit të Kosovës në vend pa shqiptarë. Secila familje në tërë hapsirën shqiptar duhet ta posedojë këtë vepër si dëshmi rrënsethëse e nji tmerrin nëpër të cilin kaloi nji pjesë e popullit tonë jo më shumë se dy dekada më parë!

Nga Kimete Berisha– Për seks, në rregull, jemi marrë vesh historikisht se është temë tabu. Askush nuk ka kë ta pyes: si t’ia bëj në këtë rast, e si në këtë tjetrin, sepse askush prej shqiptarëve asgjë nuk ‘di’ për seksin.

(Temë tjetër tabu është edhe kur je i ‘zhdjergët’ e s’e mban dot shurr*n, por për këtë temë tabu, që kemi ymer, flasim një herë tjetër).

Pas seksit, te shqiptarët është temë tabu, Ibrahim Rugova. Ai s’bën të kritikohet.

Nëse do të jesh ‘dikushi’ dhe të mbijetosh nëpolitikë, duhet, për adet, si hapi i parë në jetë, ta vizitosh varrin e Ibrahim Rugovës.

Se, nëse nuk e nderon varrin e tij, për LDK-në kjo do të thotë ‘ti s’ke të ardhme politike’ E ardhmja politike në Kosovë, nis nga varri i Rugovës.

S’di a lejohet të bësh kritikë mbi ‘veprën’ e tij, por e di se për të qenë politikan nuk je i obliguar ta lexosh ‘kompletin’ e librave të tij (se është edhe humbje kohe), por je i obliguar ta duash (‘pretending’ se e do varrin e tij’!

Për Jezu Krishtin ka shkruar Denis Diderot (që e kam lexuar vet), dhe ka shkruar zi e terr.Diderot ishte i bindur se Krishti nuk ka ekzistuar, se thoshte nuk ka dëshmitar që ka ekzistuar.

Janë shkruar libra kundër Profetit, janë xhiruar filma, çdo ditë dikush ‘tallet’ me Jezu Krishtin, sepse nuk është temë tabu.Ibrahim Rugova, i cili për së gjalli ishte me fotografinë e Papa Gjon Palit II, e për së vdekuri me krye kah Qabja, nuk bën t’i nënshtrohet valorizimit, nuk bën të kritikohet, duhet të pranohet verbërisht si ‘arkitekt’ i pavarësisë.

Na lejoni së paku të mos e pranojmë si ‘ndërtimtar i pavarësisë’, sepse pavarësinë e Kosovës ndërtuan ‘të tjerët’, jashtë planit ‘urbanistik’ të LDK-së.

Ibrahim Rugova nuk e ka konsideruar veten ‘shenjtor’, por LDK e ‘shpalli shenjtor’, bashkë me të ‘metat’ dhe me gabimet e tij, për ta përdorur për së vdekuri.Këtë fore i pari e hëngri HashimThaçi, i cili kujtonte se nëse gjunjëzohesh te varri i Rugovës, del prej krize.

Koha dëshmoi se varri nuk ta bën çaren! Po, varri, nëse e viziton të bën për disa orë njeri më të mirë, sepse ta rikujton se ‘çdo gjë merr fund’, sidomos lumturia, prandaj nuk ia vlen të jesh njeri i keq, të tubosh pasurine e të jesh grabitqar në një dynja që soset!

Këtë shkrim po e shkruaj e motivuar nga nana e Fehmi Lladrovcit, të cilën, para disa vitesh e kam parë në një foto, e thyer në shpirt, duke e puthur gurin e varrit të birit të saj.

Naser Rugova i LDK-së u nervozua shumë pse Berati e Leonardi ia lejuan Ramiz Lladrovcit të shprehet i lirë kur bëhet fjalë për mitin e Ibrahim Rugovës! Qysh guxon Ramiz Lladrovci me përmend Ibrahim Rugovën?!Ibrahim Rugova nuk ka qenë Pejgamber! Pse duhet të bëhemi budallenj, kur s’jemi.Fehmi Lladrovci paska pasur të drejtë të vdes për Liri, por jo edhe ta kritikoj Ibrahim Rugovën!

Pse është më e natyrshme ‘të vdesësh’, sesa ta kritikosh Ibrahim Rugovën! Ibrahim Rugova ishte i mirë, por jo mjaftueshëm sa të ishte ‘i shenjtë’ dhe i kishte disa mëkate (të pavullnetshmembase dhe të pashmangshme), mjaftueshëm sa të thuhet se ai funksiononte mirë veç si ‘rob’ që lyp Lirinë si miellin me tepsi, por jo si luftëtar që e jep gjakun për Liri. Pra, ai ishte lypësar i Lirisë, kurse UÇK luftonte dhe vdiste për Liri.

Unë jam e bindur se edhe ushtari më i thjesht që e ka marrë në dorë pushkën kundër armikut është më ‘dikushi’ se secili orator dhe poet i vuajtjeve shqiptare, që i ka bë kryq dy rima për Kosovën dhe e ka bë namin. Po çuditem pse kjo nuk është e qartë.Këtë që po e them, po e dëshmon koha.

Po shihet qartë, trashëgimia e secilit, edhe e Ibrahim Rugovës! Kjo që shohim sot, këta njerëz janë dhe ishin LDK.Parti tagrambledhëse, që ka ekzistuar duke mbledhur tatime të popullit të robëruar shqiptar, që detyrohej të paguante taksa të dyfishta, për shtetin e Serbisë pushtuese dhe për ‘shtetin’ e LDK-së.

Veç neve na ka ndodhur që populli të luftojnë, e komandanti i popullit të mbyllet në shtëpi, të mos i prijë luftës, e cila në fillim iu duk si:’dorë e zgjatur e Serbisë’, pastaj iu duk sikur ‘UÇK nuk ekziston’, dhe se si ishte ‘një grup i frustruar’, dhe kështu iu desht pak kohë derisa u bind se UÇK ekziston….

Për LDK, në fillim, UÇK ishte e padukshme si Zoti! Nuk është tabu, por është e vërtetë, se:

1. Ibrahim Rugova (LDK) i shpalli zgjedhjet e lira në kohë lufte (1998) pas masakrave në Likoshan, Qirez, Prekaz etj. Derisa Drenica digjej, LDK merrej me demokratizimin e vëndit;

2. Që deri në vitin 2000, LDK ishte e regjistruar në Beograd;

3. Që në programin e parë të Lidhjes Demokratike (1989), Kosova angazhohej për një Jugosllavi demokratike, federative dhe socialise!

4. Që gjatë sulmeve të NATO-s, Ibrahim Rugova u takua me kryetarin e Serbisë Millan Millutinoviq, me të cilin arriti një marrëveshje dhe bashkë me të gjatë luftës, në mesin e bombardimeve, kërkoi publikisht ndërprerjen e sulmeve të NATO-s kundër Serbisë (s’ke pse më beson mua, videon e ke në you tube, shikoje-dëgjoje vet);

5. Është e vërtetë se gjatë bombardimeve të NATO-s, Ibrahim Rugova u largua nga Kosova në Beograd (bashkë me familjen), dhe nuk u trajtua barabartë si populli i tij që po masakrohej e po shfarosej!(S’ke pse më beson mua, lexoji kronikat e gazetave të botës dhe bindu);

6. LDK e kishte ‘Sigurimin e atdheut’, ndoshta e ka edhe sot, sepse kurrë nuk u ditë se çfarë ndodhi me të, dhe ku mbeten ‘letrat dhe paret’!

7. Kur mbas luftës u kthye nga Italia, Rugova e mori pushtetin në vendin e çliruar nga UÇK dhe NATO (nga e cila kërkoi ndërprerjen e bombardimeve kundër Serbisë) dhe vazhdoi aty ku e la para luftës;

8. A është a s’është LDK e para që e ka denoncuar UÇK-në për krime dhe ka bërë dosje kundër ‘saj’, po shihet;

9. LDK asnjëherë nuk ka bërë me gisht kah Serbia, si vrasëse e mundshme e njerëzve të saj!

Isa Mustafa sot ka kërkuar nga Gjykata Speciale hetimin e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së (dhe shumë mirë ka bërë),por kjo kërkesë e njohur elektorale e LDK-së, kësaj here është vjetëruar dhe nuk pi ujë më, sepse atyre të cilëve ua drejton gishtin, tashmë janë në burgun e Hagës.

Autorja ka luftuar si gjeraqinë për të mos e larguar fotografinë e Rugovës nga zyra nr.15 e Ministrisë së Kulturës (Memli Krasniqi nuk ma ka prishë, fotografia edhe sot është aty), sese Rugovën e kam respektuar dhe e respektoj si një personalitet që ka punuar aq sa ka mundur dhe sa ka ditur, por Lirisë sonë nuk ia ka vë kapakun.

Shikojeni fotografinë e nanës së Fehmi Lladrovcit duke e puthur gurin e varrit të djalit të saj, dhe pyetni: Pse ajo nanë nuk ka pasur shofer? (Veç pse është e katundit, a çka?)pse nuk ka pasur pension nga shteti? pse nuk ka gëzuar respekt e salltanet? pse nuk u trajtua si mbretëreshë, kur ishte mbretëreshë e dashurisë dhe e flijimit për atdheun.

Ajo e ka dhënë për Kosovë të birin e saj, i cili nuk ka vdekur duke ladruar e duke filozofuar, por ka vdekur duke luftuar për Liri.Pse pra nana e Fehmi Lladrovci nuk trajtohej njësoj si gruaja e Rugovës, të cilës me gjithë respektin, nuk ia mbajmë në mend një thënie të vetme për asgjë mbi këtë tokë! Është sistem i deformuar ky, ku vlerat janë ‘arnuar’ me ‘t’njofshëm’, dhe ku fjalët e Rugovës vlerësohen më shumë se gjaku i Heroit!

Për shembull, shteti u jeppensione të mëdha disa këngëtarëve pensionistë (që i çojnë në raki), që gjatë pushtimit janë gërvallur kafehaneve serbisht, kurse shkrimtarë disidentë dhe të burgosurit politikë kanë vdekur dhe janë duke vdekur urie.

Prandaj, jemi të dështuar. Mos i çmoni fjalët e mia më shumë se sa veprat. Sepse, çdo grua që sot e ka mjelë lopën, që e ka ndez stufën, që ka gatuar bukë, që e ka fshirë oborrin dhe që e ka rehatuar familjen, vlen më shumë sesa fjalët e mia.

P.S. Ju premtoj se ditëve në vazhdim do të jem shumë agresive:e paparë, e pakapshme, e paparashikueshme, e pangushëlluar, e pakompromis, …ama e parezistueshme.

Rexhep Qosja -Kjo vepër i kushtohet pakënaqësisë, mund të thuhet,madje, dëshpërimit që ka populli shqiptar sot ndaj politikës sëbrendshme të oligarkisë politike të Shqipërisë dhe të Kosovës,e cila të këqijat e shumta dhe dështimet e rënda po përpiqet t’ifshehë pas politikës së jashtme.

Pse mund të thuhet kështu?

Në politikën shqiptare të fundit të shekullit njëzet dhe tëfillimit të shekullit njëzet e një, përpos një numri të vogëlindividësh, do të gjenden shumë mendje të ngushta me paka aspak kulturë politike, me pak a aspak mendje historike,me pak a aspak dije për organizim shtetëror, me pak a aspakqartëpamje për sfidat e së ardhmes, kurse disa prej tyreedhe me jetëshkrime politike pothuaj të komprometuara përgjendjen, qëllimet dhe vlerat e kohës së re.

Liria me të cilën na ndriçoi fillimshekulli premtues, prejpushtetarëve të ndryshëm do të kuptohet në mënyra shumëtë ndryshme, duke e dëshmuar atë mençurinë e të urtëveevropianë se lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta përdorim.Në këtë fillimshekulli për shumëçka nuk kemi menduar kurdo të duhej të kishim menduar, prandaj shumëçka nuk do tëdimë, që do të duhej tashmë ta dinim.

Nuk kemi menduar se, siç e kanë thënë të tjerë parameje, liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prejnjerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parëpër shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parëpër të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuarkarrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt përtë penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujtpër të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prejdikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!

Dhe për shumëçka tjetër.

Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit qënuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që ështëende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm sishtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndajshumë të këqijave.

***Nuk kemi ditur dhe, natyrisht, nuk kemi pritur se tribunate quajtura demokratike do të mund të jenë të pushtuara jovetëm për diskutime të kulturuara, të argumentuara, me tëcilat paraqiten dhe mbrohen e drejta dhe e vërteta, por edhepër ulërima parahistorike të disa prijësve partiakë, të cilët përtë mirën e përgjithshme mendojnë sa për borën e parvjetme!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se sovrani –populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë,për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë,korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen evjedhjen e pasurisë kombëtare nga ana e saj!Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se partitë politikenë vend se forca politike, që mendojnë se si dhe se sa dota ndryshojnë për të mirë shoqërinë, do të bëhen firma qëmendojnë se sa do të pasurohen vetë dhe se sa do të pasurohenudhëheqjet e tyre!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se klasa e mesme, pamendjen e së cilës asnjë shoqëri dhe asnjë shtet nuk mund tëgjejë as gjedhen e duhur të qeverisjes së sotme, as të ardhmërisëvërtet premtuese, do të jetë kaq e shpërfillur, madje, kaq emosduruar prej klasës politike, prej klasës politike të pajisurpamoralshëm me magjistratura e me doktorata në sajë tëmjerimit shpirtëror të pjesës së korruptuar materialisht dhemoralisht të kësaj shtrese të mesme!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë tërendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin enepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasinpasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do tëshfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesintë pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në PerandorinëRomake e despotët në despotitë orientale!Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpitme të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptanidhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitetkombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aqpushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë,që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë edete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës,duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinëe tyre!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se oligarkia politikee Kosovës do t’i shpallë të vjetruara pas tre vjetësh krimetekonomike dhe krimet e bëra me konflikt të interesit dhe do t’ishpallë ashtu, të vjetruara, për të shpëtuar vetë, me trabantëte vetë, prej ndëshkimeve prej të cilave ligjet e demokracisëkurrë s’do t’i lenin të shpëtojnë.Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se Njëmendësia jonëdo të jetë e shënuar, o sa dëshpërueshëm: prej përmbysjesintelektuale, prej mjerimit ekonomik dhe prej rënies morale,që do t’i nxisin shqiptarët më masivisht se kurrë në historinë etyre që të kërkojnë shpëtim në Botë!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur që ish të burgosuritpolitikë, aq vetëflijues dikur, do të heshtin siç po heshtin,kryevarur, do të bëhen të shurdhër siç po bëhen, kryevarur, ndajtë këqijave të shumta, të gjithfarëllojshme, ndaj padrejtësive,ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit,nepotizmit, krimeve të ndryshme politike dhe materiale tëoligarkisë së sotme politike të Kosovës!

Kanë harruar të thonë çka është tepër e rëndësishme tëthuhet sot: Mjaft më!

Por…? Por…? Por…?

Por tani po shihet se larg më të shumta se ato shpresatqë kemi ditur dhe se ato shpresat që kemi pritur janë ato tëkëqijat për të cilat as nuk kemi ditur as nuk kemi pritur sedo të na dalin, se do të shumohen siç janë shumuar në këtëNjëmendësinë tonë!Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto tëkëqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin nëKosovë dhe në Shqipëri? Pse? Pse? Pse?

Pse? – do të provoj të tregojë në krerët vijues të librit.

Fragmente nga parathenia e librit “Pushteti i korruptuar – protagonistet dhe viktimat”, 2016

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, njëherësh publicisti Bardhyl Mahmuti ka reaguar serish ndaj raportit të senatorit zviceran Dick Marty për të ashtuquajturin trafikim organesh dhe shtëpinë e verdhë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se raporti i Dick Marty është përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe se janë dashur vite që kjo çështje të ndriçohet tërësisht.

“Më 24 tetor të vitit 2018, gjatë përurimit të librit të tij të titulluar “Vendi i Wilhem Telit”, në televizionin serb “TV HAPPY”, ish- ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, rrëfen për mënyrën si iu dhanë Dick Martyt “provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për shtëpinë e verdhë”. Ikja nga ballafaqimi nuk është karakteristikë e atyre personaliteteve që pretendojnë se janë burra të fjalës dhe që shesin moral. Sa më përket mua e lë të hapur mundësinë e ballafaqimit me cilindo qoftë që ka shpifur rreth luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Madje nëse do të ndihej më i sigurt, Dick Marty mund të vijë në debat së bashku me ish- ambasadorin e Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiqin dhe pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Serbisë të cilët redaktuan raportin për gjoja “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtinë ilegale me organet e njerëzve në Kosovë””, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Nga Bardhyl Mahmuti-Është bërë praktikë e patjetërsueshme në Serbi që çdoherë kur dështojnë përpjekjet serbe për ta ndarë Kosovën, Aleksandar Vuçiqi del me deklaratë se “Serbia është gjithmonë e gatshme të negociojë për zgjidhje të ndryshme kompromisi me Kosovën, por duhet të jetë një kompromis – pa ultimatum”! Të strukur nën strategjinë e mohimit të gjenocidit dhe shmangien e përgjegjësive konkrete në krimin e gjenocidit, ish-ministri i propagandës serbe në kohën e kryerjes së gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq-Goebbelsi i Ballkanit, harron se:

– Nuk ka kompromis më të madh politik sesa hapja e negociatave për integrim në Bashkimin Europian të një shteti që ka qenë i përfshirë në gjenocidet kundër popullit kroat dhe atij boshnjak dhe që ka kryer drejtpërdrejt gjenocid kundër popullit shqiptar në Kosovë;

– Nuk ka kompromis më të madh politik sesa hapja e negociatave në kohën kur Serbia udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe pinjollët tjerë të Sllobodan Millosheviqit që ishin të përfshirë në krimin e gjenocidit në Kosovë;

– Nuk ka kompromis më të madh politik sesa vazhdimi i bisedimeve për integrim e Serbisë në vlerat euroatlantike, ndërkohë që ky shtet vazhdon të fshehë në territorin e vet varrezat masive me civilë shqiptarë;

Për të drejtën ndërkombëtare gjenocidi i kryer ndaj shqiptarëve nuk mund të ketë trajtim tjetër në krahasim me gjenocidet që janë kryer në të kaluarën. Prandaj, pa bashkëpunimin e plotë të Serbisë për ndriçimin e fatit të 1600 civilëve shqiptarë dhe nxjerrjes përpara përgjegjësisë të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e 1392 fëmijëve, të 1739 grave dhe mijëra civilëve të tjerë të moshave të ndryshme si dhe zbatimin e dhunës seksuale ndaj mbi 20 000 grave shqiptare, BE-ja dhe SHBA-t duhet të ndërpresin të gjitha bisedimet që i hapin rrugën Serbisë për t’u integruar në institucionet e euroatlantike.

Nga Bedri Islami-Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të thelluar dhe duke menduar për vështërsitë që mund të dalin nga aktakuza e Prokurorit të Specializuar ndaj disa figurave të njohura të luftës dhe të politikës në Kosovë, mes të tjerëve, të cituar nga njoftimi zyrtar, edhe presidenti Thaçi, Kadri Veseli, lideri i PDK-së, forca politike e dalë në fillimet e saj nga luftëtarët e lëvizjeve çlirimtare, sidomos nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dhe të tjerë, emrat e të cilëve janë një enigmë e lënë qëllimisht në hije, jo vetëm për të ngjallur të papriturat, por që i gjithë faji, sipas prokurorit, të rëndojë në dy figura të njohura.

Kanë qenë e mbeten tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi, nëse mund ta quajë kështu, ashtu si ka edhe tri mundësi në vazhdimin e saj.

Qëndrimi i parë ishte ai i bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët, ashtu si edhe në raste të tjera, ndjehen të tradhtuar, pasi e gjithë godina që është ngritur nga vetë Kuvendi i Kosovës, ku Thaçi dhe Veseli ishin determinues, që ndjek, heton dhe akuzon vetëm shqiptarët, u duket dhe është monstruoze dhe e pajustifikuar.

Për 178 të vrarë apo të zhdukur realë nga shqiptarët e Kosovës është NJË shtetas me kombësi serbe apo të supozuar si bashkëpunor të tyre. Është një raport përmbytës, që synon pa asnjë dyshim të ndryshojë atë që ka ndodhur në Kosovë dhe që ngjalloi reagime të pamasa në botën mediale.

Reagime të tilla ka pasur dhe do të ketë edhe në raste të tjera, ku figura të njohura të luftës janë akuzuar dhe burgosur, qoftë në struktura ndërkombëtare, rasti Haradinaj, rasti Limaj, ku nga gjashtë të akuzuar u “ gjet” fajtor vetëm një luftëtar që nuk ishte në asnjë hierarki ushtarake, por edhe kur janë akuzuar apo dënuar në Kosovë nga struktura ndërkombëtare, si rasti i drejtuesve të luftës në zonën operative të Llapit, në zonën operative të Drenicës apo me figura të njohura nga zona operative e Dukagjinit.

Në fakt janë hetuar, akuzuar dhe dërguar për gjykim liderë nga tri zonat ku ka pasur më shumë luftime, ku masakrat serbe kanë qenë më të mëdha dhe në të cilat janë bërë akte të pashembullta të rimit të organizuar shtetëror serb, por edhe nga paraushtarakë, të cilët menduan se po i jepnin dëbimin e funit bashkëvendasve të tyre.

Në kohën kur shteti serb ngre padi dhe dërgon mijëra faqe për rreth 100 të humbur, analistë kontraversë në Shqipëri e katërfishojnë numurin e tyre, duke e akuzuar UÇK-në për rreth 400 serbë të zhdukur, sikur ata të ishin pjesë e kancelarisë së Beogradit, si pjesë mediale e tyre.

Qëndrimi i dytë ishte ai i kundërshtarëve politikë të Thaçit, në Shqipëri apo në Kosovë. Disa me mllef të habitshëm, dhe jo rastësisht ata, edhe në të shkuarën kanë qenë pjesë e strukturave kundër luftës çlirimtare, dhe të tjerë me cinizmin politik që mendojnë se i afrojnë me pushtetin.

Thaçi, Veseli apo të tjerë, nuk do të gjykohen për mendimin e tyre politik e as për debatet që kanë bërë me kundërshtarët e tyre politikë; ata nuk do të mund të merren të akuzuar se kanë qenë pjesë e korrupsionit politik apo financiar në Kosovë, gjithnjë nëse është e vertetuar; askush nuk do të hetojë për mënyrën se si ata janë bërë drejtues të UÇK-së, por , dhe kjo është thelbi i gjithçkaje, për krime të supozuara që kanë ndodhur gjatë dhe në vitin e parë të pasluftës.

Në Tiranë, për fat të keq, por jo e papritur, ish drejtuesi i PD-së, Berisha, kur është menduar se në fund të fundit do të gjente mënyrën e reagimit të tij përmes heshtjes, bëhet zëdhënës i një rryme politike që e dërgon drejt atyre që edhe mohojnë luftën e zhvilluar. Ka qenë e pritshme, pasi ai, Thaçi , është kundërshtar politik i Berishës dhe mes tyre ka qenë e ndezur një luftë akuzash që nuk i bëri nder askujt, pasi, jo vetëm ishin të vonuara, por nuk ndryshonin asgjë nga ajo që dihej.

Në Kosovë kundërshtarët ndaj presidentit Thaçi njihen, ata e kërkuan me ngulm arrestimin e tij, lobuan për këtë aktakuzë, gjithnjë me shpresën e pushtetit, njëjtë si kishin bërë që në ditët e luftës aleatët e tyre të djeshëm politikë, me të cilët u ndanë sepse nuk mund të bashkoheshin.

Nëse në dosjet e paraqitura një ditë do të ketë informacione nga organizata “Sigurimi i Atdheut”, apo nga “militantë” opozitarë , askush nuk pse habitet nga kjo. Mllefi njerëzor është edhe mllef politik dhe nukmerr parasysh asgjë tjetër. Shërbimi që i kanë bërë rrjedhshëm pushtetit të dëbuar serb përmes strukturave misterioze është i mjaftueshëm për të qenë në një ditë të nesërme , të dënuar , në mos tjetër, historikisht.

Analistë, të njohur si grupi anti Ramë, janë bërë zëdhënës të qëndrimit anti Thaçi, jo se e dinë të vërtetën, megjithëse disa prej tyre kanë akses të mjaftueshëm në materialet e strukturave të posaçme të Serbisë, por, më tepër se kaq, ata kanë qenë për përmbysjen e Thaçit me çdo kusht, duke ndjekur radikalizmin në Kosovë dhe mbështeturt Kurtin, të cilin, një ditë të ardhshme, nëse gabon e afrohet me Ramën, do i hidhen sipër me të njëjtin mllef.

Përgjithësisht ky grupim analistësh, që edhe gjatë luftës ishin cinik, përtallës, mburravecë dhe ndonjri prej tyre lehtësisht i shitshëm, që njëcditë mbështet opozitën, sidomos kur është thellësisht radikale dhe ditën tjetër e sulmon,kur mendon se po bëhet më e arsyeshme, pas dënimit të Thaçpit shohin edhe rënien e Ramës.

Nuk shohin dhe as duan të ia dinë se çfarë humbet Kosova nga ky mllef, çfarë është e vërteta, çfarë në fakt ka ndodhur dhe si ka ndodhur.

Ata e përceptojnë luftën si një shetitje në katet e larta të lokaleve komfortë dhe modernë, ku mund të diskutohet duke pirë kafe dhe duke gjykuar si të ishin marshallë të njohur të luftës.

Qëndrimi i tretë , kësaj here zyrtar, ishte ai i shtetit shqiptar, që , aq sa ishte butaforik dhe emocional, aq ishte edhe i padobishëm. Pas duartrokitjeve parlamentare ka më sumë se një zemërim, dhe, nëse do të ishin bërë detyrat e shtëpisë që nga mbarimi i luftës për sqarimin e akuzave që lidhen me ngjarje në teritorin shqiptar, atëherë shumë gjëra do të kishin qenë më të dobishme.

A është fajtor Hashim Thaçi?

A është fajtor Kadri Veseli?

A janë fajtorë “ të tjerët”, si thuhet në njoftimin e prokurorit të Specializuar?

A është e saktë enigma se i gjithë zingjiri komandues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i hetuar, i listuar dhe mund të jetë një ditë i akuzuar?

Akuza ndaj tyre a do të jetë edhe akuzë ndaj vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve në disa dekada të shqiptarëve të Kosovës që të jenë të mosvarur, të lirë, për një jetë të denjë?

Lufta nuk ka qenë fillimi i gjenocidit në Kosovë, por akti i fundit i tij.

Që nga fundi i vitit 1944 dhe deri në qershorin e vitit 1999 , pra në disa dekada, të vrarët shqiptarë nga shovinizmi serbomadh është mbi 60 mijë vetë. Më pas se një e treta u vranë gjatë luftës. Pasuria e grabitur, qoftë përmes pronave, por edhe e pagesa të kontributeve pensionale është në disa dhjetra miliardë euro. Mijra vetë janë përdhunuar, grabitur dhe zhdukur.

Carla del Ponte, edhe kur ishte kryeprokurore e shtetit zvicerian, ishte njëra ndër kundërshtaret më të egra ndaj pavarësisë së Kosovës; është e vetmja në të gjithë stetet europiane që ndaloi me ligj veprimtarinë mbështetëse ndaj luftës dhe viktimave dhe, në fund, pasi nuk arriti të provojë asnjë nga akuzat e saj, më tepër politike, la pas vetes një libër të turpshëm, tek i cili po mbështeten, mjerisht, edhe njerëz të politikës dhe të mediave në Shqipëri.

Sido që të trajtohet nga kancelaritë europiane aktakuza ndaj disa figurave të njohura, pra, edhe kur theksohet se ajo është për individë të veçantë dhe jo për UÇK-në, ajo, jo tërthorasi, por drejtpërdrejtë rëndon mbi këtë të fundit.

Ka mjaft njerëz në Kosovë, mes tyre edhe miq të mi , të shumë dekadave, sidomos në vite të vështira, që nuk janë të këtij mendimi, që nuk e kanë njohur kurrë Thaçin si drejtues të Ushtrisë Çlirimtare, megjithëse kanë bërë pjesë në një organizatë dhe këtë nuk e kanë bërë tani, por që në krye të herës, kur lufta ende nuk kishte filluar.

Ata, megjithëse të paktë, janë respektuar në qëndrimet e tyre, i kanë shtruar këto probleme haptas, disa herë me shkrim, sepse kanë qenë pjesë e një lëvizje të hapur nga mendimi dhe qëndrimet, e megjithëse strukturat e larta drejtuese nuk i kanë miratuar, përsëri janë në të drejtën e tyre të qëndrojnë në këtë mendim. Vendimet e struktuave drejtuese të luftës, si Këshilli i Përgjithshëm dhe kryesia e LPK-së, nuk mujnd të hidhen poshtë e të lihen anash nga ngjarjet që kanë ndodhur.

Por Thaçi, Veseli e të tjerë nuk do të hetohen , akuzohen e ndoshta gjykohen se kanë qenë apo jo realë në poziconet që kanë patur.

Ata, në sytë e botës politike e mediale ndërkombëtare, por edhe tek të tjerë, kanë qenë drejtues të strukturave të larta të UÇK-së, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, të Drejtorisë Politike, drejtues politikë dhe ushtarakë, dhe përmes këtij pozicionimi do të trajtohen.

Nëse naivisht mendohet se bota politike e juridike do të ndajë luftën e zhvilluar përmes dy strukturave, kjo është dëshirë vetjake, por jo realitet politik.

Askush nuk e di se çfarë aktakuze është ngritur ndaj të tjerëve, të cilët mund të jenë po ashtu drejtues të lartë, ndaj Thaçit dhe Veselit.

Vetë Thaçi do ta mësojë në fillimin e javës së ardhshme, kur do të pyetet nga gjykatësi special.

Askush nuk e di se si është përceptuar ajo pjesë e hetimit që ka të bëjë me veprimtarinë e Kadri Veselit, të luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve pas disa kohësh do të jenë të njohur dhe njerëzit do të mësojnë se kjo nuk është më punë me dy a tre vetë, që nuk do të ishin domethënia e UK-së, por me disa nga figurat, pa të cilat nuk mund të ketë histori të luftës.

Përsonalisht unë besoj në pafajsinë e Hashim Thaçit!

Përsonalisht unë besoj në pafajsinë e Kadri Veselit!

Përsonalisht unë besoj në pafajsinë e “ të tjerëve”, pavarësisht se cilët është përpjekur të fshehë prokurori i Specializuar!

Jo vetëm se jam mik i tyre dhe kam qenë pjesë e strukturave të larta politike të luftës, por sepse i gjithë programi, mendimi, qëndrimi i UÇK-së ka qenë kundër dhunës.

Në majin e vitit 1998 heroi i Kosovës, Fehmi Lladrovci, duke dhënë intervistë në BBC do të deklaronte haptas se, “ Le të tregojnë pushtetarët serbë një rast të keqtrajtimit të tyre…ne armët nuk i kemi marrë kundër popullisë civile,por kundër makinerisë vrasëse të Millosheviqit…”

Në shkurtin e vitit 1999, në rambuje, pala serbe paraqiti një listë me vetëm 5 civilë të zhdukur, nga të cilët tre jetojnë ende,megjithëse kanë masakrues të popullsisë civile shqiptare.

Jam i prirur të besoj në pafajsinë e gjithë luftëtarëve të UÇK-së!

Ngutja për t’i shpallur fajtorë apo të pafajshëm, për të bërë rolin e hetuesit, prokurorit apo gjykatësit, në mos tjetër është delikuencë mendore dhe qytetare; është rendje pas një fakti që mund të mos jetë i tillë dhe mbështetje për akuzën që mund të jetë e rreme.

Nëse nesër do të bëhen publike gjithë materialet e dërguara nga shteti serb kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush të mos habitet kur mes mijrave e mijrave faqeve do të gjejë edhe shkrime medialë, deklarata politike, akuza monstruoze, pa asnjë fakt por mbi hamendje, pikërisht nga “ të zemlruarit” e sotëm të Tiranës apo një skotë në Kosovë.

Përpara se të emërohej ambasadori Richard Grenell si i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, qëndrimi amerikan ka qenë i qartë: Kosova duhet të heqë taksën doganore për mallrat serbe, ndërsa Serbia të ndal fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Në fillim të misionit të tij, këtë qëndrim e pati edhe ambasadori Grenell. Mirëpo, që nga vizita e tij në Beograd dhe sidomos që nga takimi i tij me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, qëndrimi i të dërguarit të SHBA-ve për dialogun në fjalë ka ndryshuar. 

Serbia jo vetëm që nuk e ka ndalur fushatën agresive kundër Kosovës, por, përkundrazi, e ka ngritur intensitetin e sulmeve, ndërkaq ambasadori Richard Grenell heshtë!

Në raport me Kosovën, Serbia jo vetëm që nuk zbaton parimet e CEFTA-s për marrëdhëniet tregtare, por u nxjerr njëmijë e njëqind pengesa tregtarëve shqiptarë, ndërkaq ambasadori Richard Grenell heshtë!

Jo vetëm që nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me agresivitetin e Serbisë, por në të gjitha rastet që i është dhënë mundësia, ai nuk e ka fshehur miqësinë e vet për kryeministren serbe dhe eka thënë haptas se “Ana Bërnabiq është shoqja e tij e mrekullueshme”!

Deklaratat e kësaj natyre bien ndesh me parimin e paanshmërisë në ndërmjetësim të bisedimeve të dy palëve, sidomos në rastin konkret ku palët i ndanë hendeku i gjenocidit që shteti serb kreu kundër shqiptarëve në Kosovë!

Nga ana tjetër, për çdo deklaratë të dikujt në Kosovë, e që nuk i shkon përshtati Serbisë, reagimi i ambasadori Grenell është i menjëhershëm. Madje ai ka reaguar edhe kundër ofendimeve që i kanë bërë në rrjetet sociale për orientimin homoseksual të tij dhe në intervistën ekskluzive me gazetarin Berat Buzhala për emisionin “Pressing” të T7 deklaroi se është krenar që është homoseksual dhe kërkoi të dënohet homofobia.

Orientimet homoseksuale të Richard Grenellit dhe Ana Bërnabiqit janë e drejtë e tyre e pakontestueshme, të cilën duhet ta respektojnë të gjithë. Edhe miqësia e tyre është e drejtë që u përket ekskluzivisht atyre dyve. Mirëpo, orientimet dhe preferencat seksuale nuk kanë çka futen në këtë mes të dialogut politik! Prandaj, orientimet seksual të Richard Grenellit apo të kujtdo qofshin tjetër, janë çështje që i përkasin ekskluzivisht sferës private dhe intime të çdo personi dhe nuk duhet të përcaktojnë orientimet politike dhe strategjike të një shteti.

Hoxha nga Drenica, Osman Musliu që bëri ceremoninë mortore për Adem Jasharin dhe familjen jasharaj reagon ashpër ndaj Qani Rexhepit, transmeton Almakos, ai mes tjerash shkruan:
“Reagim ndaj broçkullave dhe poshtërsive të Qani Rexhepi, vëllait të Myftiut Sylejman Rexhepi company Urgjentisht OVL-UÇK të revokon dekoratën për Avdyl Rexhepin vëllau i të cilit paturpësisht ofendoi rëndë Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe mburreshte me atë se në mes të Kosovës po dëgjojnë muzik serbe. Reagimi i OVL-UÇK-së se mirënjohje i kemi dhënë Avdyl Rexhepit dhe jo vëllaut të tij që e shanë dhe fyen Adem Jasharin është reagim jo i drejtë dhe jo i logjikshëm sepse ky reagim më shumë lë të kuptohet si tentim për të arsyetuar veprimin e turpshëm dhe skandaloz se sa për ta dënuar.

Shqiptarët e Maqedonisë dhe besimtarët musliman atje, besoj që tani më janë të bindur se kënaqet e Mulla Sulës me muzikë patriotike janë vetëm tentime të tija për ta mbuluar krimin dhe korrupsionin që po bënë me Bashkësinë Fetare me vite të tëra. Kjo video e publikuar ku vëllai i Sulejman Rexhepit Qani Rexhepi shanë dhe fyen rëndë komandantin legjendare Adem Jasharin është fakt i pa mohueshëm se zemra dhe shpirti i Sulejman Rexhepit e i familjes së tij gjithmonë ka kënduar serbisht dhe një jetë kan punuar për realizimin e projekteve anti kombëtare. Sharja e çlirimtarëve është dëshmi se këta njerëz i urrejnë çlirimtarët sepse jua prishën ëndrrën e bashkim- vëllazërimit jugosllav.

Turp që edhe më tutje të lejohet që një person i tillë me një familje të tillë të përfaqëson besimtarët Musliman në Maqedoni. Në media tona ka qarkulluar një video incizim kur katër persona të cilët thuhet se janë edhe punonjës në Bashkësinë Islame të Maqedonisë si dhe familjarë të Sulës, pseudo myftiut ku dëgjohen fjalë shumë të rënda për tërë popullin tonë. Pavarësisht se për opinionin e gjerë këto fjalë janë të reja dhe të padëgjuara për mua këto nuk paraqesin asnjë surprizë! Këta njerëz të cilët kanë uzurpuar institucionet tona fetare kanë qenë dhe janë ende në shërbim të dreqit si dhe udbashë të cilët vazhdojnë ti kryejnë detyrat edhe sot. Këto fjalë kaq të rënda nuk do i përdorja sikur vetë Sylejman Rexhepi në kujtimet e tij mos ti kishte konfirmuar se si ishte përgatitur nga UDB-ja për të marrë Bashkësinë Islame nën kontroll si dhe për shumë krime që ai kishte kryer në shërbim të regjimit të kaluar. Mos po iu duket e çuditshme? Kjo është edhe fatkeqësia jonë pasi jemi indiferentë se kush na udhëheqë e si na udhëheqë! Për opinionin e gjerë edhe mund të jetë e kuptueshme mospasja e informatave për këta njerëz famëkeq e misionarë të dreqit mirëpo si ka mundësi që institucionet shtetërore që nuk marrin asnjë hap në këtë drejtim për të pastruar institucionet tona nga këta udbash?! Këta njerëz njollosin punën dhe angazhimin e tërë hoxhallarëve dhe patriotëve të cilët derdhën djersë e gjak për këtë vend. A nuk është e çuditshme të jemi dëshmitarë se institucionet tona fetare Islame në të tri shtetet janë të kapura nga njerëz të tillë: në shtetin amë nga një grup që nuk i dihet filli e qëllimi, tek ne këtu nga matrapazë e dallaveraxhinj ndërsa në Maqedoni nga udbashë e kriminelë! Por si duket kjo kapje e institucioneve tona fetare nga njerëz të tillë po i përshtatet dikujt! Lërë që po i përshtatet mirëpo dikush po punon që këto figura ti pastroj kombëtarisht nga e kaluara e përlyer e tyre.

Vetëm rruga për të marrë mirënjohje nga shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së tregon se dikush po i bën argat këtij misioni. Unë e kam ndërgjegjen e pastër pasi që me vite jam duke u përballur me këta njerëz e këto grupe madje edhe duke pasur pasoja nga më të ndryshmet. Po e them dhe njëherë sikur që flas për më shumë se një dekadë se e dënoj dhe mallkoj këtë deklaratë të një matrapazi. Shpresoj që ky të jetë një rast ku fillojmë të mendojmë se në dorën e çfarë matrapazëve i kemi lënë institucionet tona fetare. Neglizhimi i këtyre institucioneve nga rregulli dhe ligji ka bërë që ato të bin nën diktaturën e këtyre idiotëve të cilët si duket janë të përshtatshëm për diken ngase janë lehtë të shantazhueshem dhe si rrjedhojë të përdorshëm për politika ditore. Për fund mund vetëm të them atë që urtësia popullore e ka thënë për këto raste: “Prite punën a u ba, se kur t’bahet ma sban za”. Uroj që ti hapim sytë para se të vije kjo ditë…,shkruan Osman Musliu.

Katër zyrtarë të Medresesë “Isa Beu’ të Shkupit janë duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës. Në mesin e tyre ndodhet Qani Rexhepi, vëllau i Sylejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Udhëtimin e shoqërojnë me muzikë në gjuhën serbe. Në ekzaltim e sipër nga muzika, Qaniu fillon të shajë me gjuhë të rëndë Adem Jasharin, duke thënë mes tjerash se “kush i ka thanë me vdekë për Kosovë”. Këtë e thotë derisa janë duke shkuar në Prishtinë për të marrë një mirënjohje në shoqatat e luftës. Kjo video flet më shumë se mijëra fjalë së bashku. Arabizimi i krerëve fetarë në Maqedoni tanimë është fakt i prekshëm. Vetëm duke ndjerë e menduar si arab, ose si agjent i sherbimeve sekrete të Serbisë, ti mund të jesh aq barbar me figurën e Adem Jasharit. Secili që e ndjen veten pak shqiptar, nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Videoja flet edhe për një fakt tjetër: mirënjohjet që sot jepen për kontributin në luftë, e kanë humbur vlerën, sepse ajo jepen pa kritere. Sot, secili horr që është i gatshëm të japë para, mund ta siguroj një mirënjohje të tillë. Nëse në këtë vend ka ende ligj, këtij horrit duhet t’i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë. Duhet të shpallet person non grata. Kjo video është edhe një argument shtesë për të vërtetën e madhe, të cilën politikanët tanë që mendjen e kanë vetëm tek votat, nuk guxojnë ta thonë. Kjo e vërtetë e madhe është: vahabizmi në trevat shqiptare është projekt krye e këput i shërbimeve serbe të inteligjencës.

Blerim Latifi