Shkruan: Arben Taravari

Zgjedhjet e mbajtura për Rektor në UT ditë më parë me shumë të drejtë shkaktuan shqetësim në opinion duke nxitur dyshime se të njëjtat ishin të ndikuara, të kontrolluara dhe orkestruara, me qëllim që në këtë pozitë të zgjidhet kandidati i preferuar i Vullnet Ahmetit dhe klanit të tij të krimit dhe korrupsionit. Ky proces zgjedhor, i cili edhe pse në fillim dukej demokratik, me tërheqjen e tre kandidatëve i njëjti pati përfundim autokratik. Kjo autokraci erdhi si rrjedhojë e parregullësive dyvjeçare, shkeljeve konstante të ligjit nga u.d. rektori, senati dhe kryetari i senatit të cilët bënë rokadë, shkelje këto të vërtetuara edhe nga Inspektorati i Arsimit.

Tërheqja nga gara e tre kandidatëve të tjerë për Rektor, me arsyetimin e tyre se ka patur trysni të ndryshme duke e rrezikuar garën e lirë akademike, përbën një fenomen të pa precedent. Ky rast me plot të drejtë nga të 3 kandidatët nuk mund të karakterizohet si një proces legjitim dhe kredibil. Nga ana tjetër, reagimet e zyrës për marrëdhënie me publikun pranë UT-së (lexo ndjekësit e kandidatit të tyre të preferuar) ishin tipike si ato të BDI-së dhe në një vijë, meqë janë një.

Për ne si subjekt politik, është e pa tolerueshme që ky Universitet që paraqet vlerë kombëtare të popullit tonë, i ndërtuar me gjak e sakrificë, të shndërrohet në kompani private e individëve apo grupeve të afërta me parti politike, të cilët për interesa të tyre personale këtë Universitet e mbajnë të ngulfatur, duke e konsideruar si pronë të tyre. Koha e sulltanateve ka mbaruar. Lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e kompletuar pa ju.

Kërkojmë me këmbëngulje që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarrë masa të menjëhershme, sepse e ka obligim ligjor të ndërhyjë. Që nga 25 maji, UT është pa rektor. Andaj, edhe një herë ftojmë ministrin Jeton Shaqiri që urgjentisht të caktojë një ushtrues detyre rektor. Ky u.d. do të duhet të rinisë nga pika zero procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri. Në ndërkohë të shkarkohet i tërë senati dhe prorektorët.

Udhëheqësia e UT-së janë dyshuar shpeshherë edhe për mungesë të transparencës dhe dyshimeve për korrupsion, rasti i fundit ishte ku gjatë pandemisë u zbulua se ky Universitet kishte shpenzuar miliona denarë për qëllime të shumta e që nuk kishin të bëjnë me procesin akademik dhe shkencor. Fshehja e keqpërdorimeve nga administratori i caktuar në UT dhe manipulimi me pagesat e semestrit (flitet se tejkalojnë shumën e 200.000 eurove) u bënë bashkëpjesëmarrës në krim. Organet kompetente nuk reaguan as atëherë kur u publikuan informacione për plagjiaturë të profesorëve, sidomos të fakultetit të Mjekësisë, nuk u reagua as atëherë kur janë deshifruar lidhjet (nepotizmi) familjar i ish rektorëve, përfshirë nepotizmin e familjarëve dhe miqve të pronarit të UT-së për 11 vite – kryetar aktual i senatit Vullnet Ameti.

Në gjithë këtë situatë që ka zbehur imazhin e UT-së, përveç Vullnet Ahmetit, përgjegjësi ka edhe BDI-ja e cila si pjesë e pushtetit, jo që nuk i ka parandaluar këto fenomene, por shpeshherë i ka mbrojtur dhe vazhdon ti mbrojë. Ata që kanë kapur autonominë e Universitetit të Tetovës janë pikërisht Vullnet Ameti dhe klani i tij së bashku me BDI-në. Për këtë flasin fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale.

Është koha dhe momenti t’ia kthejmë krenarinë dhe dinjitetin këtij Universiteti të nëpërkëmbur. Në UT ka studentë shembullorë, staf akademik dhe administrativ që me nder dhe përkushtim i kryejnë detyrat e tyre. Është momenti që Universiteti të kryejë në mënyre ta pavarur dhe të përmbush misionin e tij, duke ngritur cilësinë e duke u ranguar në vendet e merituara. UT-ja u takon studentëve, të ardhmes së tyre dhe aspak Rektorëve të përjetshëm e as ndonjë subjekti politik cilidoqoftë ai.

Gjatë përgatitjes së ligjit për veting, si ASH do të shtojmë edhe veting të rektorëve, prorektorëve dhe dekanëve, si dhe konfiskim të pronës në qoftë se nuk janë në gjendje të dëshmojnë prejardhjen e pronës dhe pasurisë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farben.taravari%2Fposts%2Fpfbid0RGEgpvwaMBgWbgxyZ1C4uYwBnSb4N4rPR3EcUczNcbQnsaLj5d3YBSuLyLnuzESxl&show_text=true&width=500

Shtëpia Botuese “Platanus Publishing” në Ankara të Turqisë ka botuar romanin “Ölüm Mangaları” (“Eskadronët e Vdekjes”) të autorit Bardhyl Mahmuti e me përkthim të zonjës Dr. Edona Llukaçaj.

Ky roman tashmë ka filluar të shpërndahet në libraritë e Turqisë dhe mund të porositet edhe përmes internetit.

Është një rasti i mirë që do t’ia mundësojë lexuesve në gjuhën turke të njoftohen për të vërtetën e krimeve të tmerrshme dhe gjenocidin që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit 1998-1999.

Romani është botuar me angazhimin e atdhetarit të shquar me origjinë nga rrethina e Preshevës që jeton Stamboll, z. Shevket Zulfia (Şevket Zülfüoğlu), i cili nuk kurseu asgjë deri në publikimin e këtij romani.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon publikisht z. Shevket Zulfia dhe çmon lartë kontributin e tij për të ndriçuar të vërtetën për njërën nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të fundshekullit XX: gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës!

Po ashtu Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon edhe shtëpinë botuese që e ka marrë përsipër botimin e romanit si dhe përkthyesen e shquar, zonjën Dr. Edona Llukaçaj për kontributin e saj që romani të publikohet edhe në gjuhën turke.

Romani “Eskadronët e Vdekjes” në gjuhën turke mund të porositet këtu:

https://www.platanuskitapstore.com/olum-mangalari-bir-katliamin-gunlugu

ose

https://www.kitapyurdu.com/kitap/olum-mangalari-bir-katliamin-gunlugu/650960.html&manufacturer_id=260050

Nga Kristaq Xharo*

E ashtuquajtura Zyra Speciale është strukturë e sistemit kosovar të drejtësisë me përbërje, tre gjyqtarë dhe dy prokurorë, pa asnjë lidhje gjeografike, morale e historike me Kosovën. Do të ishte e mirëpritur nëse kishin njohuri modeste për luftën 100-vjecare kundër kolonializmit serb. Vendi ku jepen vendimet e gjykatës speciale të Kosovës është Haga, shumë larg Kosovës. Gjyqi kundër UÇK pretendon të jetë historik, por asnjëherë nuk do të mund të jap ndonjë mesazh të tillë, për aq sa po e shtrembërojnë historinë. Përkundrazi, rrezikojnë të jenë paradoksalë sepse referohen në histori që shoqëria kosovare i ka kapërcyer para 30 viteve dhe duke u shqiptuar në kohë krizash, vetëm se krijojnë kriza artificiale. Edhe deklarimet e mjaft emisarëve politikë dhe diplomatikë nuk e bëjnë aspak më të besueshme, përkundrazi më politike gjykimin.

Halli i Hagës shtohet sepse dy burimet për lëndë të parë, dyshja Dickut (Marti) dhe Karlës (de Ponte), por edhe bodrumet e Beogradit kanë harxhuar gjithë materialin e sajuar dhe pjesa më e madhe e dëshmitarëve janë vetdemaskuar. Nëse konfirmohen deklarimet e njeriut më të besuar të Trumpit (Grenell) aktiviteti i gjykatës është tërësisht i paragjykuar, por i justifikuar vetëm për të vet mbajtur në këmbë një strukturë artificiale dhe tërësisht jashtë kohës. Këtë e përforcon edhe Financial Time, ditën e djeshme kur e quan Gjykatën një krijesë që mbart të gjitha pozicionet politike të vendeve që përfaqësojnë.

Një miting madhështor. Kujt po i drejtohet Haga? Imagjinoni që Haga do ta shqiptojë këtë vendim, të vetëquajtur historik, për të ardhmen e popullit të Kosovës në sheshin “Skëndërbej” në Prishtinë në një miting nën moton “Liria ka një emër”. Dita e djeshme ishte manifesti më i fuqishëm, i popullit në mbështetje të komandantëve të vet. Mitingu tregoi që populli është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se partitë politike. Ishin me qindra mijëra “dëshmitarë”, që vështirë mund ti mbajnë Zyra e Posaçme e Hagës, si një krijesë për Kosovën, por me qëndrim dhe me përbërje, jashtë Kosovës. Pikërisht këta do të flasin në emër të popullit të Kosovës, atje në sheshin ku ndodheshin dje. Përndryshe nga ata dhjetëra, që prokurori ka thirrur në Hagë, ata qindra mijëra ‘dëshmitarë’ i thirri ndërgjegjja e tyre për të qenë në krah të komandantëve.

3 prilli, në Hagë, një ditë me mjegull, do të kujtohet si një ditë kur do të goditej historia e luftës së Kosovës. Pas qershorit 1999, ku UÇK së bashku me NATO  çliroi Kosovën, shkurtit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, me bekimin e aleatëve të mëdhenj dhe të 2010 kur u konfirmua, përfundimisht legjitimiteti  i Republikës së Kosovës, vjen dita që do të gjykoj flamurtarët e këtyre ngjarjeve. Ditë që më shumë vjen si një shpagim për Serbinë se sa një merak për Kosovën.

Haga vjen me një akuzë sa konfuze aq edhe të paragjykuar… hall i madh. Pavarësisht nga aftësitë e aktrimit të prokurorit të sotëm,  jo kosovar, në Hagë, jo në Kosovë, akuza mbeti përsëri në nivelin e pamfletit politik pa taban, ngjashëm me atë që ngriti para tre vitesh prokurori Smith. Befasi dukej gjatja për luftë të armatosur midis partive politike… Në emër të kujt, nga kush, deri ku…flitet për vitet ‘98-’99, kur luftohej për mbijetesën e kombit.  Prokurori në mënyrë gati kaotike shpallte një akt-akuzë të mbushur me terma kriminale, por më tepër duke kërkuar ndihmë në kohë dhe motive të papërcaktuara, midis partive në Kosovë, për të fituar pushtet kur pushteti ishte në duart serbe, pushtuesi që kryente gjenocid, spastrim etnik, përdhunime. Edhe për fëmijët, por edhe naivët lufta në atë kohë kishte vetëm dy fronte, pushtuesi dhe bashkëpunëtorët, që digjnin e vrisnin Kosovën dhe UÇK, që luftonte të mbronte jetën e njerëzve. Akuza  duke shmangur pushtuesin serb e zhvendos objektin e luftës kryesisht  midis shqiptarëve. Ndoshta prokurori beson në një luftë me topa bore…

Një prokurori dhe gjykatë në hall. Akuza e ngritur më parë mbi librin e Karlës (de Ponte), dhe të Dickut (Mart) të provuar si produkt i shërbimit sekret serb, tashmë po i bashkëngjiten kapituj me lidhje të dyshimta, me fashikuj të hequr e me dëshmitarë mjaft të dyshimtë. Akt-akuza, po luan me një  topi të grisur e të shfryrë pasi nuk respekton kauzën, kohën dhe hapësirën. Përgjakja historike  midis Serbisë dhe Kosovës shtrihet në histori të gjatë, por prokurori shumë pak duket se i intereson dhe e shmang nga konteksti. Duke shmangur në kohë me mbulesën e injorimit historinë e masakrave të shtetit serb mbi popullsinë shqiptare ai përdor gjuhë me pak dallime nga ato  Ruanda, Eritrea apo Kongo (Kinshasa). Hallet e Hagës shtohen kur lidhen me ngjarjet dramatike në Ukrainë, apo me vendosjen në një kontekst me Rusinë dhe Putinin që nuk po bëjnë asgjë më pak se Serbia në kohën e Milloshevicit. A do të gjykohen edhe komandantët ukrainas një ditë siç po ndodh me ata kosovarë. Ka mjaft ngjashmëri, por në të dy rastet po gjykohen  komandantë që luftojnë të shpëtojnë kombin e tyre. Serbia vështirë të bëhet më e mirë duke dënuar shqiptarët…

Paradokse dhe parodi të akuzës… Ndërsa  Haga dhe sejmenët flasin se  padia është individuale, e vërteta e dukshme është se në të përfshihet gjithë zinxhiri komandues i UÇK. Aq saktë  sa është zgjedhur ky zinxhir edhe bodrumet e Beogradit do ta kishin zili.  Me gjethen e fikut, akuza përpiqet të mbuloj objektin e goditjes që në rreshtat e tjerë zbulojnë gjithë kontekstin e gjykimit. Akuza qartësisht godet thelbin, qëllimin, instrumentet, format e organizimit  dhe arritjet e luftës. Naivitet apo padituri djallëzore. Çfarë mbetet më tej… gjithçka kthehet në një pamflet politik. Edhe në Beograd edhe në Hagë e dinë se çfarë mund të jetë një ushtri pa linjë komandimi? – Turmë e armatosur është pak, lëvizje kaotike…një qellim për tu kthyer aty ku nisi… pas kësaj Beogradi ka të gjithë të drejtën ta konsiderojë luftën e vet të drejtuar kundër kriminelëve, banditëve dhe emrave të tjera që do ti dhuronte gjykata. Është tërësisht një ide djallëzore për të deformuar karakterin çlirimtar, të drejtë e human  të luftës çlirimtare të UÇK dhe aspak  një luftë e brendshme politike, civile, vëllavrasëse dhe mbi baza të urrejtjes. Këtë e gjen në aktakuzë, ku në mjaft raste nuk kujdesen as për ta mbuluar…

Çfarë nuk dëshiron të shoh akuza…?   Pavarësisht ku përpiqet të notojë akuza, interesante mbetet që gjykimi i UÇK është në rastet e rralla të historisë botërore ku gjykohet çlirimtari, ai që mbron popullin nga pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij. Dhe më tragji-komike një UÇK e vendosur që në ditën e parë në një linjë me aleatët perëndimorë. Të gjithë e dinë se kush qëndronte pranë këtij formacioni dhe reagimi për çdo vendim e veprim të komandantëve të saj.

Serbia përdor me shumë sukses strategjinë e kompensimit,  që ka për objektiv  diskreditimin e shtetit të Kosovës dhe paraqitjen e tij si shtet i dështuar, i drejtuar nga persona të inkriminuar.  Makineria e propagandës e Serbisë është e ‘shkëlqyer’ për shpifje dhe intriga. Ishte kjo strategji dhe pjesë e saj propaganda agresive  që e nxori shumë shpejt Serbinë  nga pozicioni i  fajit dhe agresorit në atë  të viktimës. Por, ndërsa  Serbia ka një strategji të qartë, gjithmonë e ka pasur, Kosova,  por jo vetëm, gjithë shqiptarët  e kanë vështirë ti përgjigjen me strategji efektive. Alvin Toffler thotë që  strategjia është mënyra që të dallon nga të tjerët dhe në mungesë të saj me apo pa dashje,  do të jesh pjesë e strategjisë së dikujt tjetër, ndoshta edhe kundërshtarit.

Është një  periudhë, që  tregon se ‘kohët e arta’ për shqiptarët kanë kaluar dhe sinjalet janë për një gjeopolitikë të vështirë. Lufta si vazhdim i politikës ndryshon mjetet, por jo aq qëllimet dhe objektivat. Ndërsa shtetet e mëdha e kanë të vështirë të dështojnë  të vegjlit e kanë më të vështirë të mbijetojnë. Fuqia e butë, dhe fuqia e fortë,  shprehet Joseph Ney, themelues i teorisë neoliberale,   raportet me partnerët strategjikë  nën kontekstin e veprimeve të sinkronizuara, mbeten edhe për shqiptarët e vetmja rrugë e mbijetesës dhe suksesit. Lavdi UÇK!

*Profesor për Çështjet Ndërkombëtare të Strategjisë në UET

Nga Beqir Karimani

Sipas nenit 1 të ligjit themelor, të kushtetutes gjermane, shkruhet:

“Dinjiteti njerëzor është i pacenueshëm”.

Çfarë është dinjiteti?

Çdo njeri, pa marrë parasysh se nga vjen, sa vjeç është, çfarë gjinie është, ka kuptimin dhe vlerën e tij. Nuk ka rëndësi nëse është i varfër apo i pasur, çfarë feje ka, si duket apo çfarë krimesh ka bërë. Ai ka dinjitetin e tij, i cili buron nga humanizmi i tij.

Çfarë përfshin dinjiteti njerëzor?

Dinjiteti njerëzor është vlera më e lartë e Ligjit Bazë.

Në veçanti, ai përfshin ruajtjen e individualitetit, identitetit dhe integritetit personal si dhe barazinë elementare para ligjit.

Ai bazohet në idenë e njeriut si një person i lirë që vepron në mënyrë të pavarur.

Dinjiteti njerëzore

Eshtê

Vlera që u përshkruhet të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë dhe pavarësisht nga veçoritë e tyre dalluese si origjina, gjinia, mosha ose statusi

Dinjiteti njerëzor do të thotë që çdo qenie njerëzore është i vlefshëm sepse është njerëzor, qëndron egziston.

Dinjiteti njerëzor është i pacenueshëm.

Respektimi dhe mbrojtja e tij është detyrim i të gjithë pushtetit shtetëror.

***

Schilleri: Rreth Hirit dhe Dinjitetit,

(Libri 122 f.)

Në vërejtjet e Shilerit, fryma përdoret si kriter për dallimin midis hirit dhe dinjitetit, pasi ai merr një funksion të ndryshëm në hir sesa në dinjitet.

Në rastin e dinjitetit, siç u shpjegua më parë, meqë sensualiteti dhe morali janë në konflikt, shpirti duhet të marrë një rol dominues. Në një rast të tillë njeriu mund të provojë pavarësinë dhe lirinë e tij vetëm nëse shpirti sundon në të dhe ai vepron sipas urdhrave të arsyes në vend që t’i dorëzohet instinkteve.

Në rastin e hirit, nga ana tjetër, shpirti mund të sillet lirshëm, pasi sensualiteti dhe morali janë në harmoni me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se këtu natyra tashmë ndjek urdhërimet e shpirtit, në mënyrë që shpirti të mos ketë më nevojë ta ndrydhë atë.

Përveç kësaj, për të dalluar dy termat, thuhet se në vuajtje kërkohet dinjitet, ndërsa në sjellje kërkohet hiri, pasi liria e mendjes shfaqet vetëm në vuajtje dhe liria e trupit vetëm në veprim.

Si shpjegim!

Këtu duhet shtuar se në rastin e dinjitetit mendja duhet të jetë e lirë, pasi këtu njeriu duhet të tregojë vullnetin e tij të lirë duke vendosur për urdhërimet e shpirtit dhe kundër natyrës.

Në rastin e hirit, nga ana tjetër, veprimi, i cili udhëhiqet nga diktatet e arsyes, tregon lirinë e trupit, pasi ai nuk e lejon veten të sundohet nga instinktet.

Një aspekt tjetër që përcakton marrëdhënien midis hirit dhe dinjitetit është se zotërimi i instinkteve mund të bazohet vetëm në një prirje morale nëse personi ka një mendje harmonike dhe një zemër të butë dhe prandaj është i këndshëm.

Nëse nuk është kështu, motivimi mund të kërkohet në “mërzinë e ndjeshmërisë” , ose në tejkalimin e ndonjë afekti tjetër.

Në të kundërt, vetëm dinjiteti mund të dëshmojë nëse harmonia e ndjenjave e ka origjinën te morali.

harmonia e ndjenjave e ka origjinën te morali.

Një dallim tjetër që Schiller përdor për të shpjeguar çiftin e koncepteve të hirit dhe dinjitetit është se hiri kërkohet në rastin e forcës, ndërsa dinjiteti kërkohet në rastin e dobësisë.

Domethënë, kur një person është në një pozicion drejtues dhe superior, ai duhet të tregojë me hijeshi të metat e të tjerëve.

Nga ana tjetër, nëse një person është në një pozitë të dobët dhe inferiore, ai duhet t’i pranojë me dinjitet gabimet e tij.

Prandaj hiri dhe dinjiteti shfaqen në fusha të ndryshme, por gjithsesi bashkohen në një person.

Shileri e sheh shprehjen e njerëzimit të përsosur në bashkimin e hirit dhe dinjitetit.

Vullneti moral përcaktohet si ai shembull brenda njeriut që është hyjnor, që nëpërmjet bashkimit, njeriu tërhiqet si qenie shpirtërore-racionale, por zmbrapset si qenie ndijore.

Pergatiti per JU🙏🏻

B. K.

***

Dy fjal mbi Shillerin:

Johann Christoph Friedrich Schiller, (lindur më 10 nëntor 1759 në Marbach am Neckar ; † 9 maj 1805 në Weimar ).

Ishte një mjek , poet , filozof dhe historian .

Ai konsiderohet si një nga dramaturgët, poetët dhe eseistët më të rëndësishëm gjermanë .

Nga Kimete Berisha

Tezja presidente tha se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’!

Jo teze. Lufta jote po shihet.

U bëre presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së (duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën).

E tash si presidente po punëson familjen në institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti.

S’të vjen inat: jo që je e poshtër, por që je banale!

Se të jesh ‘e poshtër’ e të mos vërehesh – është marifet.

Hajde villain, e kuptoj, por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një, ose më shumë teze…

Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të…

Por, askush nuk e shkatërron veten për teze, por për paret që i menaxhon tezja.

Tezja është pare.

Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë…

P.S. Thjesht, marrëzi: Ta blesh me pushtet – dështimin…ta blesh me t’njofshëm – turpin.

(Vërejtje: Di edhe më zi – por s’po dua).

Gazetari Poli Hoxha ka folur në lidhje me paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Hoxha thotë se SPAK ka ecur shumë përpara sa i takon kësaj çështjeje.

Sipas tij, SPAK-u e ka pyetur Metën bazuar në dëshmitë e Kastriot Ismailajt, i cili është dënuar për këtë çështje dhe bashkëshortes së tij, Vojsava Ismailajt.

“Unë kam goxha informacion. Është një çështje që SPAK, në dijeninë time ka ecur shumë përpara. Kjo çështje është hetuar nga vetë zoti Dumani dhe Kraja, që ishte paraardhësi i tij. Çështja është që, zoti Meta aty është thirrur si një person për të kryqëzuar dhe për të ballafaquar vetë prokurorët e SPAK-ut me dëshmi të tjera.

Pyetjet që i janë bërë zotit Meta, i janë bërë pikërisht mbi dëshmitë e Kastriot Ismailaj, i cili është marrë disa herë në pyetje nga SPAK-u, ndërkohë që është në burg, dëshmitë e bashkësortes Vojsava Ismalaj, e cila në dijeninë time ka kërkuar azil në Pragë. Zoti Meta nuk është në pozitë komode”, theksoi gazetari Poli Hoxha.

Nafi Cegrani

Fillimisht më duhet të cek se Beqir Berisha është emri i babait të veprimtarit Bardhyl Mahmutit, i cili që në vitet e rinisë së tij ishte si një njeri i veçantë me një botë befasuese dhe kryengritëse, entuazmi dhe vija e tij ideologjike, si njeri impulsiv, ishte eksponuar si enverist. Madje nga fakti se e donte Shqipërinë, Platformën e PPSH, dhe në përgjithësi kulturën dhe traditën shqiptare, duhej ta shprehte haptas edhe adhurimin e frikshëm, duhej ta donte Enverin dhe enverizmin si ideologji, e kjo donte të thoshte se vetëm kështu mund të vepronte një atdhetar apo veprimtar i vëretët shqiptar. Që do të thoshte se nëse e doje Enverin, e doje Shqipërinë.Të gjitha këto i interesonin UDB-së jugosllave, duke e vë në survejim dhe mbajtjen nën kontroll inteligjencën dhe bindjet e tij, u vë në shënjestër si objektiv!

Beqir Berisha ka shkruajtur 16 libra pedagogjike dhe politike

Me rastin e demonstratave të vitit 1968, Beqir Berishës ia sajuan një dosije personale, të cilën dosje e mbanin dy udbashë në Qendrën në Tetovë, një shqiptar me emrin Bedri Sinani nga fshati Gajre me novkën ,,Zhiçara“ dhe i dyti Sllobodan Matevski, një shqiptar ortodoks me novkën ,,Llulla“, grumbullonin informacione e raporte të ndryshme, për ,,lidhjet,, dhe kontaktet e tij, sidomos me Muedin Hadrin, Nexhat Idrizin dhe disa persona të tjerë, të cilët SDB i mbante si persona të evidentuar, dhe ndaj tyre bënin kombinime operative për ndjekje dhe survejim, e të cilat informacione i merrnin përmes të ashtuquajturës metodë, ,,përmes personit të tretë,, dhe nga dy burrime paralele, të cilat materiale me qindra faqe ende ruhen në atë dosje si dokumente sekrete, (nëse ende nuk janë zhdukur ose djegur).

Pas shkuarjes së Beqir Berishës në Prishtinë, nga pas e ka ndjekur dosja famoze. Zatën, edhe kjo ishte një nga strategjitë dhe planet sekrete të UDB-së jugosllave që vepronte ndaj shqiptarëve,se nëse vendoseshin në Kosovë, aty kinse do ishin ,,larg,, nga ndjekjet dhe ,,syri,, i fshehtë i makinerisë që quhej: UDB! Gjë e cila nuk ishte e vërtetë ashtu, sepse SDB vepronte edhe në Kosovë me të njejtat mjete dhe medota specifike. Në Prishtinë Beqir Berisha punësohet në redaksinë e revistët arsimore ,,Shkëndia,, dhe dosijen e tij e mbanin udbashët Muharrem Dana dhe Bashkim Hisari.Kurse rreth tij, për ndjekje dhe spiunim SDB e Prishtinës kishte angazhuar një rrjet të tërë, e ndër to si më produktivë ishin informatori më pseodonimin ,,Vega,, (Vetulla), madje J.F. siç ishin të angazhuar në të gjitha redaksitë, në ,,Zëri,, ishin Ali Olloni, Sharr Hoxha (i biri i Fadil Hoxhës), Mustafa Rushiti, ose në TV ishin Fahredin Gunga, Riza Alaj, Agim Zatriqi etj që ishin në angazhim të Shërbimeve të fshehta jugosllave…

…Edhe UDB-a e Kosovës, vepronte me të njëjtat metoda dhe mënyra, duke i transferuar personat e evidentuar dhe për ndjekje permanente nga Kosova në Shkup, siç ishte rasti me Jusuf Gërvallën, Teki Dervishit, Nexhbedin Soba, Mehmet Emërllahu etj. Vendosën në redaksinë ,,Flaka,, e cila ishte rezidentë e SDB për Mqedoni, ku rol luanin Sllavka Biljanovska, e cial ishte edhe zv. Kryeredaktore e kësaj gazete…dhe Adem Gajtani, mes të cilëve ka pas disa konflikte. Identik si rasti i Beqir Berishës ishte edhe ai i Nuhi dhe Agim Vincës, të cilët ishin edhe karieristë dhe negativ. Kurse Nuhiu kishte për mik Jordan Spasovskin, një shef i UDB-së në Shkup.Specifik mbetet në analet e agjenturës jugosllave rasti i Kapllan Resulit, i cili tranferohet nga Ulqini bashkë me Bahri Briskun në Shkup dhe Tetovë për të spiunuar shqiptarët në linjën e ,,nacionalizmit,, ! Dhe, më vonë Kapllani shkon me mision spiunazhi në Shqipëri.

Bota e ndjenjave patriotike dhe kryengritëse të Beqir Berishës të cilën e mbanin nën kontroll rrjeti i spiunimit dhe informatorëve të angazhuar edhe në relacionin Prishtinë- Tetovë dhe anasjelltas, sepse ky ishte një zë patriotik shqiptar, por edhe enverist gjatë viteve të rrënuara të asaj kohe, ndaj të cilit UDB ka bërë edhe disa regjistrime përmes një personi të afërt të miqësisë dhe farefisit, përmes udbashit H.M. nërmes udbashit H.M. në Tetovë. Për këtë kishte në dijeni edhe vetë Beqiri, dhe nga kjo ka qënë mjaft i shqetësuar.

Të gjitha këto ,,linja,, edhe nga sfera e ,,irredentizmit,, dhe ,,separatizmit,, shqiptarë më 1981 i ka shfrytëzuar SDB me perfeksionizëm edhe ndaj djalit të Beqir Berishës, i quajtur Bardhyl Mahmuti, dhe njëherit edhe këtij i hapet dosje personale dhe mbahet në përcjellje dhe ndjekje sistematike si një ndër personat e ,,rrezikshëm,, dhe si organizator i demonstratave të 1981 dhe me vite në ilegalitet.
Babë e birë, zëri i tyre real dhe origjinal patriotik është mbajt me vite e vite nën survejim, dhe dosjet e tyre të mbushura me materiale plotë shqetësime dhe ende mbeten me vokacione të së shkuarës së tyre të lavdishme dhe të ngërthyera me sfondet e errëta të komandës udbashiane në relacionin Maqedoni- Kosovë dhe anasjelltas të kohës. /pacensure.com/

Nga Hanna Notte, Foreign Policy

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Që nga fundi i shkurtit, kur Rusia pushtoi Ukrainën, Perëndimi është tërhequr nga angazhimi i drejtpërdrejtë me Moskën. Vetëm disa ditë pas pushtimit, Departamenti i Shtetit të SHBA-së udhëzoi departamentet dhe agjencitë që të anulonin shumicën e kontakteve me zyrtarët rusë.

Administrata Biden pezulloi bisedimet dypalëshe të kontrollit të armëve strategjike dhe klimës me Moskën. Dhe kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë – si komunukimet e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në fund të korrikut kanë qenë të pakta.

Shumica e liderëve europianë gjithashtu kanë ndërprerë linjat e tyre me Kremlinin, duke i lënë ata si presidenti francez Emmanuel Macron të talleshin plotësisht, për përpjekjet e tyre për të kontaktuar presidentin rus Vladimir Putin, raporton abcnews.al.

Dhe kështu ndodh që diplomacia perëndimore me Rusinë është reduktuar në vetëm disa çështje të jashtëzakonshme – siç janë bisedimet bërthamore me Iranin dhe angazhimi shumëpalësh në institucione si Organizata e Kombeve të Bashkuara. Rusia, ndërkohë, ka kërkuar  dhe në disa raste ka krijuar  forume të reja diplomatike që anashkalojnë vendet e krijuara nga të cilat ajo është shmangur.

Pasojat afatgjata të këtij rikonfigurimi nuk do të jenë të dobishme për Perëndimin. Moska ka kohë që kërkon të ndryshojë rregullat e diplomacisë ndërkombëtare dhe një marrëdhënie atrofikuese me Europën dhe Shtetet e Bashkuara ofron një rrugë për ta bërë këtë.

Në vazhdim, Perëndimi mund të presë që t’i nënshtrohet palëve të treta – si Turqia – si ndërmjetës me Kremlinin, duke nxitur më tej mosinteresimin e Moskës ndaj institucioneve të themeluara ndërkombëtare dhe duke i kthyer platformat e reja të udhëhequra nga Rusia në një konflikt të përhershëm të diplomacisë.

Fillimisht u bë e qartë se diplomacia po ndryshonte kur Zvicra iu bashkua fushatës së sanksioneve kundër Rusisë  dhe Kremlini sulmoi vendin tradicionalisht neutral.

Rusia që atëherë ka kundërshtuar ofertat zvicerane për të pritur bisedime për një sërë çështjesh. Në prill, ministria e jashtme ruse njoftoi se nuk e konsideronte më Gjenevën një platformë të pranueshme për të mbledhur Komisionin Konsultativ Dypalësh SHBA-Rus që mbikëqyr Traktatin e Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike, duke përmendur “veprimet jomiqësore” të Zvicrës.

Duke folur në margjinat e një takimi të Gjenevës për Sirinë në qershor, i dërguari i posaçëm i Rusisë për Sirinë, Alexander Lavrentiev, kritikoi në mënyrë të ngjashme Zvicrën, raporton abcnews.al.

Kur komiteti u mblodh për herë të fundit, Rusia thuhet se ishte e tronditur në trajtimin e vizave të hyrjes nga autoritetet zvicerane për delegacionin e saj. Lavrentiev fluturoi në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe; Algjeri; Manama, Bahrein; dhe Muscat, Oman; si vende alternative të mundshme.

Në të njëjtën kohë, ministria e jashtme ruse vendosi që diskutimet ndërkombëtare për Kaukazin e Jugut nuk mund të mbaheshin më në Gjenevë. Rusia hodhi poshtë gjithashtu një ofertë nga Berna për të përfaqësuar interesat e Ukrainës në Rusi – për shembull, në çështjet konsullore dhe anasjelltas.

Dhe në një shkallë shumë më të gjerë, Rusia është zemëruar për refuzimin e supozuar të SHBA-së për t’u dhënë viza diplomatëve rusë për të marrë pjesë në ngjarjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë muaj.

Si përgjigje, Moska ka hedhur idenë e vështirë të zbatueshme për zhvendosjen e selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në një qytet tjetër, duke paraqitur mbështetjen e një numri në rritje vendesh për një lëvizje të tillë.

Refuzimi i Rusisë i vendeve tradicionale të diplomacisë ndërkombëtare – si Zvicra ka sjellë në plan të parë ndërmjetës të rinj. Që nga shkurti, Rusia ka pranuar ndërmjetësimin turk për një sërë çështjesh që lidhen me luftën në Ukrainë, më kritike në negocimin e një marrëveshjeje të korrikut që siguron eksportin e grurit nga portet ukrainase.

Në pranverë, Ankaraja kishte pritur tashmë bisedimet fillestare të paqes ruso-ukrainase, të quajtura “Procesi i Stambollit” – një seri takimesh midis delegacioneve të nivelit të mesëm rus dhe ukrainas- dhe loboi me sukses për korridoret humanitare gjatë rrethimit rus nga Mariupol, Ukrainë, raporton abcnews.al.

Kohët e fundit, Stambolli priti Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi dhe Alexey Likhachev, CEO i kompanisë ruse të energjisë bërthamore shtetërore Rosatom, për të diskutuar mbi misionin e ardhshëm të IAEA-së në fuqinë bërthamore Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia, por të drejtuar nga Ukraina.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili është i etur për të përmirësuar numrin e tij të anketave përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit vitin e ardhshëm dhe për të forcuar vendin e Turqisë si ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit, ka ofruar vazhdimisht  të mbajë bisedime të drejtpërdrejta midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke u mbështetur në suksesin e marrëveshjes së eksportit të grurit, zyrtarët turq kanë lënë të kuptohet se Turqia mund të ndërmjetësojë shkëmbimin e të burgosurve dhe madje edhe një armëpushim në Ukrainë.

Gatishmëria e Rusisë për të pranuar ndërmjetësimin turk buron nga përvoja e të dy vendeve duke përfshirë njëra-tjetrën në konflikte të shumta – në Siri, Libi dhe rajonin e Nagorno-Karabakut  përmes asaj që disa e kanë quajtur “ bashkëpunim mes kundërshtarve ”.

Moska dhe Ankaraja prej kohësh kanë bashkëpunuar dhe konkurruar në këto vende.

Marrëdhënieve Rusi-Turqi i mungon një bazë e fortë institucionale dhe lidhja personale midis Erdoganit dhe Putinit përbën shtyllën e saj.

Kur Rusia i jep Turqisë lirinë për të ndërmjetësuar mbi Ukrainën, ajo po merret me një djall që e njeh – ndërkohë që gëzon mundësinë për të krijuar përshtypjen se një aleat i NATO-s po ia del shumë mirë me Moskën.

Përveç Turqisë, diplomatët rusë po krijojnë marrëdhënie edhe me vende të tjera alternative për diplomacinë. Këtë verë, u raportua se Argjentina, Irani, Egjipti, Arabia Saudite dhe Turqia mund t’i bashkohen grupimit BRICS të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Putin argumentoi në qershor se BRICS është i destinuar të udhëheqë në “formimin e një sistemi vërtet shumëpolar të marrëdhënieve ndërshtetërore”.

Rusia kërkon të përdorë grupin në përpjekjet e saj për të anashkaluar sanksionet financiare perëndimore dhe së fundmi njoftoi se India dhe Irani do të miratojnë sistemin rus të pagesave Mir. Ndërkohë, zyrtarët rusë po hamendësojnë rëndësinë e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, të cilët u takuan këtë javë në Uzbekistan.

Pa dyshim, formimi i vendeve alternative diplomatike nga Rusia nuk është as i ri dhe as gjithëpërfshirës.

Që nga viti 2017, për shembull, Rusia është angazhuar kryesisht në Sirinë në “Grupin Astana”, i cili përfshin Iranin dhe Turqinë. Termi “diplomaci e rrjetit” – e cilësuar nga Moska si një “qasje fleksibël për të marrë pjesë në mekanizmat shumëpalësh për hir të zgjidhjeve efektive”  ​​ishte shpallur tashmë në Konceptin e Politikës së Jashtme të Rusisë 2016.

Por në atë kohë, ekspertë të shquar rusë argumentuan se strukturat e reja diplomatike të iniciuara nga Rusia vështirë se do të bëheshin “mjetet kryesore të politikës ” së Rusisë, raporton abcnews.al.

Kjo duket se po ndryshon.

Ndjekja e rrugëve dhe partneriteteve diplomatike alternative nga Rusia ka marrë një qasje të re që nga shkurti. Këtë muaj, Lavrov tha se ministria e tij kohët e fundit rivendosi një numër të konsiderueshëm të stafit të saj diplomatik në selitë e saj në Moskë ose ambasadat në “vendet mike”.

Lavrov u zotua gjithashtu se Rusia do të promovojë bashkëpunimin me Komonuelthin e Shteteve të Pavarura – një grupim i vendeve ish-sovjetike në Azi, Afrikë, Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme – “me një ritëm të përshpejtuar”.

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, vendet perëndimore ka të ngjarë të ndëshkojnë dhe izolojnë më tej Rusinë – duke forcuar riorientimin e saj diplomatik. Pas vendosjes së sanksioneve ekonomike të paprecedentë kundër Rusisë, Bashkimi Europian pezulloi marrëveshjen e tij për lehtësimin e vizave me Moskën.

Në gusht, diplomatët britanikë argumentuan se Rusia “nuk kishte të drejtë morale për të marrë pjesë në G-20 ndërsa agresioni i saj në Ukrainë vazhdon. Deklarata dhe veprime të tilla ka të ngjarë t’i japin Moskës një pretekst të mëtejshëm për të shmangur angazhimin me Perëndimin në forumet e trashëgimisë, megjithëse ajo u zotua të mos përgjigjet ” me të njëjtën monedhë” ndaj kufizimeve të vizave të BE-së.

Pasi akuzoi se Perëndimi nuk e përdor më G-20 “për qëllimet për të cilat ai u krijua” – domethënë, adresimin e çështjeve urgjente globale, siç është shëndeti ekonomik global, Lavrov u largua para kohe nga një takim i grupit të korrikut në Bali, Indonezi.

Mes raporteve se Putini synon të udhëtojë në Indonezi për samitin e G-20 në nëntor, udhëheqësit perëndimorë po mendojnë nëse do të marrin pjesë apo jo.

Riformësimi i diplomacisë ruse ka katër pasoja të qëndrueshme për Perëndimin.

Së pari, dhe më e qarta, do të reduktojë gradualisht aksesin tek diplomatët dhe elitat ruse, jo vetëm për zyrtarët perëndimorë, por edhe për ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga e gjithë bota që po përpiqen të dialogojnë.

Shoqëria civile dhe angazhimi i ekspertëve me rusët brenda Rusisë do të jetë i ndërlikuar logjistikisht, politikisht delikat dhe më sporadik.

Së dyti, Perëndimi mund të bëhet më i varur nga aktorët e tretë të verifikuar nga Kremlini për t’u angazhuar me Rusinë kur është e nevojshme. Për shembull, diplomatët perëndimorë mund të vazhdojnë të mbështeten te Ankaraja për të lehtësuar tregtinë e Ukrainës në mes të agresionit rus.

Ndërkohë, Turqia do të kërkojë të përdorë rolin e saj të ri, duke kërkuar lëshime nga Perëndimi për çështje që i konsideron me interes jetik. Ankaraja kërcënoi se do të pengonte pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, nëse të dy vendet nuk braktisin mbështetjen e tyre politike dhe financiare për grupet kurde që Ankaraja i konsideron si organizata terroriste. Erdogan tha në prill se lufta në Ukrainë do t’i tregonte BE- së vlerën e Turqisë.

Së treti, qasja e Rusisë për platforma të reja diplomatike mund të përforcojë kthesën e saj më të gjerë dhe të ndihmojë në rritjen e statusit të saj në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shumë vende jashtë Europës dhe Amerikës së Veriut hezituan të dënojnë pa mëdyshje Moskën ose t’i bashkohen fushatës së sanksioneve të Perëndimit.

Shumë prej këtyre vendeve sot kanë interesa të dallueshme tregtare, ushtarake dhe politike të lidhura me Rusinë. Ata janë gati të bëhen një vektor më i rëndësishëm në politikën e jashtme ruse si rezultat i ndryshimit të orientimit të Moskës. Si rezultat, beteja e vështirë e Perëndimit në izolimin ndërkombëtar të Rusisë do të bëhet më e ashpër.

Së fundmi, një përzierje e inercisë dhe interesit me siguri do ta detyrojë Rusinë të vazhdojë të aplikojë në agjencitë e OKB-së dhe institucionet shumëpalëshe për të ardhmen e parashikueshme.

Por një erozion dhe fragmentim paralel i angazhimit diplomatik tashmë është duke u zhvilluar. Në vitin 2020, intelektuali rus Fyodor Lukyanov tha se “në vitet e ardhshme, institucionet ndërkombëtare do të vazhdojnë të vyshken dhe disa madje mund të zhduken plotësisht”.

Në të ardhmen, argumentoi ai, termi “multilateralizëm” do të shërbejë për të treguar një situatë kur disa vende kombinojnë përpjekjet për të adresuar një çështje specifike për një periudhë të kufizuar kohore – njësoj siç bëri Grupi i Astanës në Siri.

Lufta në Ukrainë mund të përfundojë duke e shtyrë Rusinë në këtë të ardhme shumë më shpejt se sa ishte parashikuar më parë.

/abcnews.al

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Zëri i Amerikës, në njërin nga shkrimet e tij, ka cituar një kabllogram të Departamentit të Drejtësisë dhe inteligjencies amerikane se Rusia, përmes fondit të veçantë të presidentit të saj, Putin, ka financuar Partinë Demokratike në Shqipëri.

Ndërsa më parë, sinjali kishte ardhur përmes një kompanie lobimi në Shtetet e Bashkuara, tani është fjala për dy nga institucionet më serioze dhe më të besueshme të shtetit amerikan: Departamentin e Drejtësisë dhe shërbimin inteligjent.

Lulzim Basha, i cili ka qenë kryetar i PD kur është bërë ky kalim i dollarëve rusë, ka reaguar duke thënë se “PD ka kërkuar të hetohet që në daljen e këtyre pretendimeve dhe se drejtësia hodhi poshtë çdo akuzë”. Ai deshi të nënvizojë se “Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus”.

Jo rastësisht, informacionin e dhënë nga Departamenti i Drejtësisë dhe shërbimi inteligjent amerikan e mbështet edhe drejtuesi i tashëm i PD-së, Sali Berisha. Natyrisht ai, dhe portalet pranë birit të tij, nuk e mbështetin nga dëshira për të vërtetën, por tani Basha është armiku i tyre politik dhe si i tillë duhet dërmuar. Sidoqoftë, nuk është njëra nga shashkat e tij të hedhura në erë. Ai po vrapon të distancojë Bashën nga PD-ja, pasi e di mirëfilli se kjo ka ndodhur, paratë e dhëna nga shërbimi i fshehtë rus janë dërguar në adresën e dhënë, në kompaninë e lobimit, e jo vetëm tek ajo; e di po ashtu, se në fillimet e ngritjes së strukturave të kësaj force politike, që në janar të fitit 1991, paratë me origjinë sllave, konkretisht serbe, dorëzoheshin te Azem Hajdari, si kontribut i shërbimit të fshehtë serb dhe politikës serbe për të shkatërruar gjithçka.

Të kthehemi te Basha dhe te pyetja e drejtëpërdrejtë: për sa dollarë e shet ai këtë vend?

Lulzim Basha është një figurë politike e dalë nga nëntoka serbe për të qenë drejtuesi i opozitës. Ai ishte një i panjohur, merita e vetme e dukshme e të cilit ishte njohja me zonjën Argita Berisha. Rreth tyre ishte një grup i të rinjve unmikas, që, pasi u trajnuan si ekspertë në ndjekjen e krimeve të supozuara të UÇK-së, apo në ngjarje të tjera të luftës dhe pasluftës në Kosovë, erdhën në Shqipëri dhe, së bashku, u bënë pjesë e opozitës.

Figura rreth të cilit Berisha përqendroi gjithë këtë grup ishte Basha. Ai erdhi  duke deklaruar një pasuri miliona eurosh të fituara me rrogën e angazhimit të tij në strukturat e drejtësisë në Kosovë. Asnjë tjetër, që kishte qenë në të njëjtën kohë me të, ndoshta edhe më gjatë në strukturat e larta ndërkombëtare në Kosovë nuk kishte një pasuri të tillë. Njëri nga të angazhuarit për shumë vite në Kosovë, shqiptar nga viset shqiptare në Maqedoni, me pozicion të njëjtë, ndoshta edhe më të lartë në UNMIK, në deklarimin e tij zyrtar, por edhe në bisedë private, pas kthimit në vendlindje, ku ushtron një post të lartë shtetëror, deklaronte se pasuria e tij ishte dhjetë herë më e vogël nga ajo që kishte deklaruar Lulzim Basha.

Ky i fundit, asnjëherë nuk i justifikoi dot të ardhurat e shumëfishta që i paskësh krijuar në Kosovë, dhe askush nga institucionet përkatëse në Shqipëri nuk ia kërkoi. Shkaku ishte i thjeshtë: ai erdhi në Shqipëri në vitin 2005, së bashku me pushtetin e PD-së, dhe ende pa e ditur se ku ishte godina e Ministrisë së Komunikacionit, u bë ministri i saj.

Le ti marrim gjërat me radhë: Shefi i dikurshëm i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, krejt hapur, deklaronte asokohe në një emision TV se pasuria e tij kapte milionin në euro dhe se, kjo pasuri ishtë vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj.  Në intervistën e tij, Basha, nën ditirambin e vetvetes, nuk bëri asnjë arsyetim se si ishte bërë djali 31 vjeçar, (kaq ishte asaj kohe kur u bë pjesë e politikës, në janar të vitit 2005), milioner, kur në të gjithë jetën e tij ai kishte vetëm 5 vite punë të rregullt, pa llogaritur këtu atë që mund të ketë fituar kur ka qenë përkohësisht kamerier në Rinas, një punë që unë e respektoj shumë më tepër se ato që shefi i Shqup-it ka bërë më pas.

Deri në fundin e vitit 1999 ishte në Hollandë, ku vazhdonte studimet në njërin nga universitetet e njohura të tij, për të cilin askush nuk është i sigurtë nëse e ka përfunduar. Përralla e tij e afishuar në jetëshkrimin privat se, kur ishte student ka punuar si këshilltar juridik në firmat private holandeze, është e pabukë dhe njëkohësisht e thurur keq. Nuk mund të bënte përmes këtyre “këshillave” as një dhjetëshe nga milioni i parë që ka deklaruar. Jo pak studentë e zënë kohën e tyre në një punë dytësore, por, sipas kushteve, ligjeve dhe mundësive, përmes shpërblimit që marrin mund të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të jetesës së tyre.

Vetëm nëse kanë pasur “ndihmë” nga ndonjë kompani piramidale në Shqipëri, si Vefa Hollding, me të cilën ishin të lidhur familjarisht çifti Basha, atëherë mund të arsyetohet se “këshilla” juridike e tij, ka qenë e vyer.

Jetën e vërtete profesionale Basha, si shumë të tjerë që më pas u lidhën me PD-në përmes rekomandimit të zonjës Berisha-Malltezi, e filloi në Kosovë dhe pikërisht në zyrat juridike dhe hetimore të UNMIK-ut, ku nuk ishe vetëm një përkthyes i zakonshëm, por shumë më tepër se kaq. I distancuar nga shqiptarët e Kosovës, më tepër një i ri trendi, jo fort i shoqërueshëm, Basha, mrekullisht e gjeti veten në strukturat hetuese të UNMIK-ut dhe u bë një pjesë e rëndësishme e tyre, që nga hetimet ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dorëzimi i dosjes hetimore të Millosheviqit e deri tek historia mafioze e Shtëpisë së Verdhë, një sajesë e gjetur e shërbimit të fshehtë serb, nga e cila sot janë në Hagë disa nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së.

Në Kosovë Basha qëndroi diçka më shumë se katër vite. Filloi të punojë në fundin e vitit 1999 dhe u bë pjesë e politikës shqiptare në janar 2005. Në katër vite pasuria e Bashës u bë pak më shumë se një milion euro. Kjo është vetëm pasuria e deklaruar e tij, por le ta marrim të mirëqenë.

Në secilin vit, sipas një llogarie të thjeshtë, Basha paska përfituar dhe ka kursyer njëkohësisht, duke e marrë të mirëqenë deklaratën e tij, 250 mijë euro, ose një pagë mujore prej 20 mijë e 500 euro, me kusht që të mos ketë ngrënë, të mos ketë udhëtuar nga Prishtina drejt Holandës, të mos ketë paguar qira, të mos ketë pirë asnjë gotë ujë, të mos ketë vizituar prindërit në Tiranë, të mos jetë takuar me asnjëri, bile as me mikun e tij, Damir Fazlliq.

Sipas kësaj llogarie, edhe të tjerët, kolegë të tij partiakë të sotëm, që kanë punuar në të njëjtën organizatë dhe jo rrallë edhe në sektorë të njëjtë, duhej të kishin qenë në katër vite milionerë, ndoshta më të pasur se sa zoti Basha, pasi nuk kanë hequr shpenzimet e udhëtimeve të shpeshta nga Prishtina drejt Holandës, kur për më tepër nuk kishte as linjë direkt në ato vite.

Në asnjë rast, shuma e përfituar nga njerëzit që kanë punuar në strukturat e UNMIk-ut në Prishtinë, pra, duke përfshirë rrogat e zakonshme dhe shërbimet, si dietat etj, edhe nga funksionarë shumë më të rëndësishëm se sa Basha apo të tjerët rreth tij, nuk ka kaluar 8 mijë eurot mujore. Në deklaratat e të ardhurave, që bëhen zakonisht për të gjithë punonjësit e ardhur nga vendet evropiane, e që kanë punuar në Kosovë, nuk ka lindur një milioner i ri, si ka ndodhur me Bashën.

Ata, sa më shumë që kanë përfituar, e kanë përfituar më shumë se sa Basha, sepse në shumë raste ishin shefat e tij, aq më shumë janë taksuar, por, edhe sikur të mos ishin taksuar, nuk do të ishin milionerë.

Basha ka pasur  një rrugë për të hequr dyshimet rreth pasurimit të tij. Ai duhet të ketë të gjitha shpërblimet që ka marrë në vite, sepse nuk ka punuar në të zezë, ai duhet t’i ketë të gjitha kontratat e punës që ka bërë, në të cilat përcaktohen qartë shpërblimet e detyrimet, duhet të ketë kalimet bankare nga zyrat financiare të UNMIK-ut drejt llogarisë së tij private, dhe, asnjëra prej tyre nuk është më sekret, sidomos kur deklaron se para se të futej në politikë ka qenë milioner.

A ka qenë kjo e vetmja rrugë e pasurisë së tij?

Prej shumë kohësh ai është akuzuar nga figura të njohura të strukturave të larta drejtuese të UÇK-së se, në punën e tij , ai, jo vetëm që ka hetuar e ndryshuar deklarimet e personaliteteve të luftës, disa nga të cilët janë dënuar në Kosovë, e të tjerët janë në Hagë ose mund të shkojnë atje; por, çka është më e rëndë, se, përmes tij ose njerëzve të lidhur me të, kanë dalë nga fshehtësia dosje që janë të lidhura me hetimin e Millosheviqit në luftën e Kosovës.

Gjithnjë ka dy dosje, ajo hetimore dhe ajo e prokurorisë. Dosja hetimore nganjëherë është që nga “mirë se erdhët” e deri te “natën e mirë”, ajo e prokurorisë, së bashku me materialet shfajësuese është çfarë paraqitet në gjyq.

Kur ndiqja gjyqin e filluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kundër Millosheviqit, më bënte përshtypje njohuria e tij e thellë, nganjëherë deri në pabesueshmëri, e personave që dëshmonin ndaj tij, dhe, duke qenë i njohur me rrethana që ishin biseduar në mënyrë private, në momentet e pushimeve, ai kishte një përparçsi të pazakontë. I kam pyetur dëshmitarët shqiptarë përse ndodhte kjo, si ishte e mundur që jo pak herë ata ishin gjendur ngushtë , e nga ana tjetër, nga vinte kjo njohuri e gjerë e njeriut të krimit.

Kjo enigmë është e lidhur, gjithnjë sipas përcaktimeve që janë bërë nga figurat e thëna më lart, me një nxjerrje jashtë të skemës hetuese të dosjeve; pra janë dhënë edhe elementë që nuk ishin edhe aq të domosdoshme, por që krijonin bllokimin e dëshmitarëve, sidomos kur ata ishin njerëz të zakonshëm.

Ndërlidhja e mëtejshme e emrit të Bashës me Damir Fazlliq, serbo – boshnjakun e një mijë e një punëve të errëta, për më tepër nipin e shefit të shërbimit sekret serb në kohën e masakrave në luftën e Kosovës, Stanishiq, miqësia e ngushtë mes tyre, punët e përbashkëta, kthimi i Fazlliqit në një mentor të Bashës, sakrifikimi i Olldashit në zgjedhjet bashkiake, shpërfytyrimi Bashës nga një politikan modern, si mendohej të ishte, në një sozie e shefit të tij të çartur mendsh, hija gjithnjë e më e madhe e Fazlliqit mbi ecjen e tij, të gjitha këto, së bashku e veç e veç, kanë bërë që enigmat e misteret të shtohen. Ato bëhen edhe më të ndjeshme kur vetë ai, në një emision televiziv deklaron se bërë milioner në Kosovë.

Pasuria e Bashës tani është shumë milionëshe. Në kohën e qëndrimit të tij si shef i opozitës ai e ka rritur atë, edhe pse në dukje nuk ka pasur fuqi administrative. Në zgjedhjet e fundit politike, sipas një burimi të besueshëm, pasuria e tij është rritur me 2 milionë euro, veç vilave që u shtuan në pasurinë e tij të patundshme. Tani ai është njeri nga milionerët e këtij shteti të varfër.

Nëse do të ishte bërë me punë të ndershme, fantazi, guxim, përkushtim, hallall i pastë. Por ai që 9 vite nuk ka punuar dhe nuk ka pasur asnjë post shtetëror. Është i vetmi që pasurohet në opozitë në mënyrë marramendëse.

Tani, kur nuk akuzohet më nga media shqiptare apo nga shefi i qeverisë, që e kishte xhan, por nga institucione serioze amerikane, justifikohet se, “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim”.

Drejtësia, përmes një precedenti të rrezikshëm ka hedhur poshtë edhe akuzën e provuar në ndërtimin e Rrugës së Kombit, ku munguan 230 milionë euro, dhe gjërat kanë mbetur përgjysmë. Ministër i rrugëve ishte Basha, që ditën sëmurej dhe nuk paraqitej në gjykatë, ndërsa natën bënte llogari të prapështa.

Drejtësia nuk e ka hetuar asnjë herë rastin Basha si ministër i Brendshëm, kur në 21 janar u vranë 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Edhe atëherë, në kohën e pikut të krizës, mes tij dhe Berishës,  kur Basha provoi të flasë disa të vërteta, institucionet e drejtësisë heshtën. Asnjëri nga dy përgjegjësit kryesorë nuk u hetuan, bile as kur provuan të bënin puçin kushtetues ndaj institucionit të prokurorisë së shtetit, në mos zbatimin e urdhërimit për ndalimin e disa krerëve të Gardës së republikës pas 21 janarit.

Drejtësia nuk e ka gjykuar rastin Basha, as kur ai bëri marrëveshjen antikombëtare të Detit, një akt i hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, që mbante firmën e tij. Ai e fali lehtësisht çfarë pala greke mendoi se duhej falur dhe është e vështirë të besosh se kjo është bërë vetëm përmes një puthje të Dora Bakojanis, ministria e Punëve të Jashtme të shtetit grek. Basha nuk u gjykua as për këtë.

Në tri rastet kur ai ka qenë titullar i një institucioni, mbi kurrizin e tij rëndojnë faje të mëdha, që nuk janë gjykuar kurrë, ndaj alibia se, “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim” , është ndër ato shashkat e justifikimit bosh dhe pa vlerë.

Drejtësia nuk ka hetuar, jo më gjykuar, rastet e mëdha të korrupsionit të Damir Fazlliqit, të studios Kola-Malltezi, kunatit të Bashës, si përfaqësuesi i Fazlliqit në Shqipëri, lëvizjet e miliona eurove në transaksione të dyshimta, që gjithnjë përfundonin ose në duart e Erion Isufit, kunatit të Bashës, ose të studios Kola – Malltezi.

Jo rastësisht këto lëvizje bëheshin përmes kompanive guaske ose në qarqe të mbyllura bankare. Pra, jo rastësisht, emri i tij shfaqet edhe tani, në lobimin 500 mijë dollarësh, të cilat janë të ditura, të njohura dhe të siguruara si prova nga Departamenti i Drejtësisë dhe strukturat inteligjente amerikane.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat u shpreh se PD-ja ka denoncuar publikisht këtë akt kriminal të Lulzim Bashës. Deputetë besnikë të Berishës, si ishin dje ithtarë të Bashës, mes tyre Paloka dhe Pollo kanë kërkuar të kenë sqarime se ku kanë shkuar dollarët rusë.

Por, para se ta bëjë këtë një strukturë politike apo ta kërkojnë zëdhënës politikë, këtë duhet ta bëjë drejtësia shqiptare. Ta bëjë si duhet, deri në fund, pa ngurrim, e, mbi të gjitha, pa frikë.

Bedri Islami

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Paqartësi për burimin e fondeve për lobim të PD

Firma lobuese amerikane kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.

Në deklarimet e firmës Muzin për Departamentin e Drejtësisë thuhet se pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike. Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.

Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa, duke thënë se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia Demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke iu shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin.

sh-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.

Zyrtari amerikak tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai.