Filmi Amerikan bazuar në jetën e aktorit shqiptar Praq Rado

Nga Gazetari Ilir Berisha dhe Dr. Ermira Babamusta

Nisja drejt një karriere filmi të bujëshme në majet Hollywoodane, ishte nga regjisorët e    filmave më të famshëm të Hollywoodit që zbuluan talentin shqiptar Praq Rado dhe e angazhuan të luajë rolin kruesor në filmin “Dreaming American”. Dy regjizorët me famë Lee Percy dhe Barbet Schroeder u interesuan në historinë e jetës së Praq Rado dhe i lindi ideja për të bazuar filmin “Dreaming American” në jetën e vërtetë të tij. Ky rast është i rradhë që regjizorë të nominuar për Oscar shfaqin interes në aktorë shqiptarë, dhe të venë në dukje vështirësitë e jetës së një emigranti shqiptar në Amerikë. 

Aktori Praq Rado është mirënjohës për këtë mundësi të mrekullueshme dhe e konsideron veten jashtëzakonisht me fat për të punuar me persona  kaq të nderuar në Los Angeles dhe New York. Ai shprehet se përvoja gjatë xhirimit të filmit “Dreaming American”  është e papërshkruar. “I jam shumë mirënjohës dy regjizorëve Barbet dhe Lee që më dhanë një rol përcaktues në drejtim të karrieres time. Barbet Schroeder është producent ekzekutiv i cili ka punuar me aktorët më të njohur të Hollywoodit. Filmat e tij janë me shumë sukses, dhe është  direktor i emëruar dhe i shpërblyer me çmimin “Oscar” për filmat e tij si ‘Reversal of Fortune’ me aktorët Glenn Close dhe Jeremy Irons,  ‘Single White Female’ me Bridget Fonda, Jennifer Jason Leigh dhe Steven Weber si dhe  ‘Murder by Numbers’ me Sandra Bullock, Ben Chaplin dhe Ryan Gosling. Ndërsa,  Lee Percy është direktor dhe editues me famë për filmat e njoftur si ‘Boys Don’t Cry’ me aktoren Hilary Swank dhe filmi ‘Grey Gardens’ me Drew Barrymore dhe Jessica Lange, si dhe më të fundit film me emër ‘Salt’ me Angelina Jolie. Unë e konsideroj veten njeri me shumë fat të më jepet një mundësi e tillë.” 

Filmi “Dreaming American” është filmuar në New York, dhe planifikohet të jetë gati për publikun amerikan në Shkurt 2011. Premiera e filmit do mbahet në New York. Praq Rado është i vetmi aktor shqiptar që ka arritur të deportojë në kinematografinë perëndimore me kaq sukses. Praq po bisedon me regjizorët për të emëruar filmin në Oscar, Festivalin e Filmave në New York dhe Festivalin Sundance.

Praq Rado është i njohur për rolet e tij kryesore në filmat “Leaving my Country”, “Let Us Reveal” “Englishman in New York” dhe “Village of Paradise Grove.” Aktori Rado është një nga figurat e njohura në Amerikë, me nisjen e karrierës së tij si model dhe më pas në film. Praq është shumë i apasionuar pas kinematografisë. Këtë pasion ai e mori seriozisht nga ofertat që mori në role të ndryshme dhe në New York vazhdon shkollën për aktor dhe teatër. Si aktor i talentuar Praq dëshiron të bëhet pjesë e legjendës Holliwoodiane dhe me suksesin e “Dreaming American” të shkruajë një libër autobiografik.

Intervistë me Aktorin Shqiptar Praq Rado  

Intervistoi Gazetari Ilir Berisha

1 Janar 2011

 

1.Sa jeni të kënaqur me të arriturat tuaja në botën e filmit Amerikan?

Jam shumë i kënaqur me këtë rast që kisha mundësinë të punoj me xhirues të respektuar të Hollywoodit si Barbet Schroeder dhe Lee Percy. Të jesh i huaj dhe me pas ëndrra të arrish Hollywoodin është shumë vështirë të arrish këtë gjë dhe pak veta e kanë arritur këtë ëndërr. Dëshiroj që talenti im dhe rolet e mija të hapin rrugë edhe për aktorë të tjerë shqiptarë. 

2.Si mund ta përshkruani fillimin e rrugtmimit tuaj drejt sukseseve në film? 

Kam ndjekur shkollën e lartë për film në Westchester, New York dhe aty mu dha mundësija të njihem me shumë njerëz që më kanë ndihmuar. Kam marrë pjesë në disa shfaqje teatrale gjatë studimit si aktor dhe më pas kam lëvizuar në Manhattan. Në New York kam marrë klasa të mëtejshme për aktrim në ‘HB Studio’ ku u njoha me disa regjizorë të cilët më ftuan të marr pjesë në filmat e tyre.

3.Çka ju frymzon më së shumti për të patur suksese në xhirimin e flimave tuaj?

Babai im, i cili nuk është më, është inspirimi i ndjenjave kur luaj role sensitive dhe emocionuese nëpër filma.Fëmijërija ime në Shqipëri ishte pothuajse e njëjta si shumica ku shumë njerëz vuanin dhe nuk kishim shumë. Me rastin e ardhjes sime në Amerikë, i vura detyrë vetes të arrij diku në jetë që ti jap emër vetes dhe vendlindjes në teatret botërore.
4.Cilet janë filmat që keni luajtur deri tani?

Në filmin “Dreaming American” luaj rolin kryesor. Filmi është i drejtuar nga Lee Percy dhe producent ekzekutiv, Barbet Schcoeder. Këtë film sapo e kemi mbaruar së xhiruari.  Në filmin “Leaving My Country” kam pasur rolin kryesor, si Nate Waite. Në filmin tjetër “Let Us Reveal” kam luajtur rolin kryesor si “Edmar Flores” dhe në “Village of Paradise Grove” kam rolin kruesor si Kenny Page. Një film tjetër me emër “Englishman in New York” kam pasur rolin mbështetës si Richard Laxton. 

5.Kur e keni filluar karieren tuaj prej aktori?

E kam filluar profesionin si aktor që nga viti 2005, por këto dy vitet e fundit jam bërë më i njohur. Në fillim nuk kam pasur shumë mundësi për arsye personale. Me sëmundjen e  babait në Shqipëri më është deshur të kthehem disa herë dhe ta ndihmoj. Jam shumë i kënaqur me përkrahjen e familjes, dashamirësve dhe miqëve të mi.  

6.Çka e bëjnë të lumtur një aktor filmi? 

Mua si aktor më bën të lumtur që filmi të ketë sukses, të pëlqehet nga publiku dhe mbi të gjitha interpretimi im të jetë real. Nuk ka gjë më të bukur se kur shikuesi i filmit është i lidhur me filmin në skenat për të qeshur, apo qarë dhe përjeton dhe kupton ndjenjat e aktorit.
8.Si të mirpret publiku Amerikan në rolet tuaja në film?

Publiku Amerikan më ka pritur tepër mirë. Sidomos me filmin e fundit që sapo mbaruam xhirimet “Dreaming American” ka pasur shume kërkesa. Tema për jetën e emigrantit është shumë e debatur tani në Amerikë dhe më ka hapur shumë rrugë. Të gjithë që kanë marrë pjesë dhe janë angazhuar me këtë film kanë mbetur shumë të kënaqur. Me premierën e filmit në Shkurt 2011, shpresoj që i tërë publiku ta pëlqejë filmin.
9. Sa është vështir të jeshë aktor në Amerikë?
Është shumë shumë vështirë së këtu në Amerikë ka shumë aspirues të filmit. Sidomos Los Angeles ku të gjithë dëshirojnë të ndjekin aktrimin si karrierë është shumë vështirë të deportosh. Duhet të kesh talent dhe durim.  

10.Cili film është mirpritur më së miri prej publikut Amerikan në rolin tuaj të cilin e keni aktruar? 

Besoj se “Dreaming American” ka me qenë filmi që do flitet më shumë nga media dhe publiku amerikan. Deri tani ka pasur shumë intersim nga media të njohura dhe kanë shprehur interesim për konferencë gjatë hapjes së premierës. Tema e filmit është mjaft përkatëse e kohës së tanishme në Amerikë ku jeta e një emigranti pa dokumenta është shumë e vështirë në gjërat më kryesore dhe bazë për të mbijetuar.

Filmi “Dreaming American” bën fjalë për mua, si emigrant shqiptar në New York por motivimi i filmit është që të përfaqësojë të gjithë personat që jetojnë jashtë shtetit. Filmi tregon se sa vështirë është kur je larg vendit dhe nuk ke asnjë mundësi të shkosh në shkollë, të gjesh punë sepse nuk ke dokumenta apo mundësi. Madje edhe kur të ndodh një rast vdekje në familje nuk mundesh të kthehesh. Besoj se ky film ka për të prekur zemrat e emigrantëve në Amerikë dhe kudo që janë nëpër botë.


11.Çfarë të reja kemi prej teje në vitin e ri 2011, ndonjë film të ri?

Kam shumë dëshirë që filmi im “Dreaming American” të ketë sukses dhe të bëhet i njohur.  Kam qejf që së shpejti të marr pjesë në një film tjetër por do shohim se ça ka viti i ri për mua. Për të rejat e fundit mund të vizitoni webfaqen time www.praqrado.com . Faleminderit shumë për intervistën dhe ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen gëzuar vitin e ri dhe lumturi në jetë!