Unë nuk merrem me politikë. Hiç, ama hiç nuk më intereson politika. Këto fjalë dëgjohen shumë shpesh, në shumë raste e nga shumë njerëz. Por, posa të fillojë muhabeti, menjëherë shtrohen pyetje që drejtpërdrejt ose tërthorazi janë ekskluzivisht të natyrës politike. Kjo është jeta. E gjithë rreth nesh është politikë dhe këtë topi nuk e luan. Çdo gjë që na rrethon, me çdo gjë që ndeshemi (përveç natyrës), është e lidhur me politikë.
NËSE NUK E SHËROJMË SHPEJT PLAGËN E RËNDË TË MITROVICËS SË NDARË DO TA VRASIM KOSOVËN E NESËRME
Koment politik i kryetarit të KP të LKÇK-së, Smajl Latifi
Mitrovica, pjesa veriore e qytetit dhe pjesa tjetër e veriut të Kosovës është pasqyra reale e gjendjes politike në Kosovë. Është Kosova në miniaturë. Është vet problemi Kosovë. Elementi i ndarjes është argumenti që na bënë me dije të gjithëve, se cila është pozita e kësaj pjese të Kosovës Administrative. Në të vërtetë kjo është vrima e zezë që paragjykon edhe statusin politik të kësaj pjese të trojeve të Shqipërisë. Në Veriun e Kosovës, posaçërisht në pjesën matanë Ibrit të qytetit, nuk ka ndonjë shenjë të qytetërimit. Atje i vjen era Serbi, atje është sikur në xhungël. Makina pa targa ose me targa të Serbisë, makina në mes të rrugës, anarki në pamje të parë, por për të bërë keq, çdo gjë është gati. KFOR-i bëhet sikur nuk i sheh, bëhet sikur nuk ka fuqi t’i ndalojë dhe gjendja mbetet në duart e kriminelëve të institucionalizuar, të cilët bashkë me KFOR-in, UNMIK-un dhe me shqiptarë të cilët identifikohen si të tillë vetëm në saje të gjuhës që flasin, përbëjnë mozaikun e kësaj vrazhdësie.
Zgjidhja e çështjeve ballkanike nuk mund të bëhet pa vullnetin politik të tri fuqive të mëdha.
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR-KRYESIA QËNDRORE
Në prag të mbajtjes së takimit ministror të Sarajevës, bashkësia e shoqatave të shoqërisë civile nga vendet e “Ballkanit Perëndimor” mendojnë që në një konferencë për shtyp në Sarajevë të bëjnë një deklaratë dhe këtë tja dorëzojnë përfaqësuesve më të lartë të BE-së.
Në emër të Kryesisë Qëndrore të FDBK-së, nismëtarëve u është kthyer kjo përgjigje:
AI: Në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut
Raporti i Amnesty International për të drejtat e njeriut konstaton si një ndër problemet kryesore në Maqedoni dhunën policore, kushtet katastrofale në burgje, lirinë e shprehjes, diskriminimi ndaj komunitetit rom.. etj. Në raport gjithashtu theksohet se është bërë pak progres në ndjekjen e krimeve të luftës që rrjedhin nga konflikti i brendshëm i vitit 2001.
Organizata thekson se, shteti fqinj Greqia vazhdon ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.“Greqia vazhdoi mosmarrëveshjet për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Edhe pse me Marrëveshjen e Përkohshme të vitit 1995, Greqia kishte pohuar se nuk do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, ajo e ka bllokuar hyrjen e saj në NATO, në vitin 2008”, theksohet në raport. Në raport më tej thuhet se në tetorë Komisionit Evropian (KE) rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit, por në dhjetorë, Ministrat e Jashtëm të BE me kërkesën e Greqisë e shtynë këtë vendim.
E VERTETA DHE FAKTET E PA MOHUSHME
|
Nga Bahtir Hamza, Date 26.Maj.2010.-Kosova dhe Shqipëria janë Deget e një trungu të pemës se Arbërit, ecin të sigurta në rrugën e proceseve demokratike dhe kurrë nuk do të ndalen. Nuk do të rikethet kurrë sistemi monit,sistmi i dhunes dhe i krimeve mbi shqiptarët, rexhimit monist i gerbaqit i terorit, i burgjeve i vrasjeve të pamotivuar dhe pa gjygj si dhe të zhdukjes se shumë njerëzve të pa fajshëm. Shqiptari e ka tradit brez pas brezi cilësit që e karaketrizojn një dashuri të pa kufishëm për atdheun për lirinë ,për të cilën ka berë luftë shekullore.Lirinë e ka pas gjënë matë çmuare nuk e ka shkembyare me asnjë vlerë tjetëre. Read MoreDanaj: Një opozitë etnike shqiptare për zbatimin e Marrëveshjes së OhritShqiptarët e Maqedonisë janë në pozitë të palakmueshme për shkak të politikanëve të tyre, kështu ka deklaruar analisti nga Shqipëria Koço Danaj, në emisionin ‘Rruga drejtë…’ që do të emetohet sonte në Alsat-M. Sipas tij, derisa nuk krijohet opozitë etnike shqiptare për zbatimin e Marrëveshjen e Ohrit, e njëjta asnjëherë nuk do të zbatohet deri në fund në frymën e saj reale. Shteti dhe sovraniteti që mbrohet nga shoqatat
Deputeti Leka demanton deputeten e VMRO-së në Parlamentin Kroat
Skandali ka shpërthyer në Parlamentin e Kroacisë, kur Duliç kishte nisur të shpjegonte për situatën e brendshme politike në Maqedoni dhe realitetin e shpjeguar sipas saj, mirëpo rrëfimi i saj ka zgjatur shumë pak, pas ndërhyrjes së ashpër në delegacion të deputetit Daut Rexhepi. MPB evidenton mërgimtarët nëpër pikat kufitareTë gjithë mërgimtarët që do të vijnë apo ata që tani gjenden për pushime, Ministria e Brendshme nuk do ti lëshojë që ta braktisin vendin derisa nuk e paraqesin qëndrimin e tyre në vendlindje tek stacionet policore apo policia kufitare, për shkak se ka nisur evidentimi i mërgimtarëve, që do të shfrytëzohet për zgjedhjet e ardhshme. Ky aktivitetet po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, me qëllim të numërimit të mërgimtarëve. “Patjetër duhet që të ketë një evidencë të saktë për mërgimtarët, pasi që në zgjedhjet e ardhshme do të dihet se sa mërgimtarë i kemi jashtë vendit”, kanë theksuar nga MPB-ja. Kjo ministri ka njoftuar policinë kufitare, që të gjithë mërgimtarët me shtetësi të Maqedonisë që jetojnë gjatë kohë jashtë vendit duhet të mbushin formularë për evidentim. Nëse mërgimtarët paraprakisht nuk kanë lajmëruar vendqëndrimin disavjeçar të tyre jashtë vendit në ambasada apo përfaqësitë konsullore, gjatë hyrjes së tyre tani në Maqedoni duhet që në formularë të evidentojnë se sa vjet jetojnë jashtë vendit dhe adresën ku jetojnë. Marrëveshja mes Qeverisë dhe FMN bëhet publike sot
|

