Në mbështetje të protestës së OVL të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 30 maj 2010,  atë ditë kur Serbia ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës, organizon një protestë gjithëpopullore me moton: “TË MBROHET SOVRANITETI I KOSOVËS”.

 Lëvizja për Bashkim përkrah pa asnjë rezervë protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Read More

Avni KLINAKU-Kryetar i Lëvizjes për Bashkim  avniklinaku@levizjaperbashkim.com

 (Shteti serb po mban zgjedhje “të lira e demokratike” në shtetin e Kosovës! Institucionet e shtetit të Kosovës “po i monitorojnë” ato – nga larg! Ato janë të stepura, të paralizuara dhe krejtësisht të çorientuara. Agresiviteti i shovinizmit serb ka shkuar deri atje saqë tani hapur të deklarojë se “spastrimin etnik të veriut të Mitrovicës do ta vazhdojë me para, duke ua blerë pronat e shqiptarëve të dëbuar”. Institucionet e Kosovës, si gomari te fabula: O zot, ishalla jam në ëndërr!)

Read More

Kryeministri Nikolla Gruevski për çdo ditë po identifikohet tek shqiptarët si një “Millosheviç i ri apo i vogël”. Identifikimi dhe krahasimi i Gruevskit me ish-presidentin mizor serb, Sllobodan Millosheviç po bëhet duke nisur nga Fazli Veliu, kreu i SHVL-së së UÇK-së dhe deputet i BDI-së, Bardhyl Mahmuti i BDSH-së dhe organizatat joqeveritare shqiptare.

Fazli Veliu, i rebeluari në radhët e “integristëve” është ndër të parët që shpërtheu duke e krahasuar Nikolla Gruevskin dhe veprimet e tij të ngjashme me ato të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, si një ndër kryekriminelët për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë. “Nëse Gruevski vazhdon njësoj sikur Milosheviçi , e pret i njëjti fat, atje ai ku vetëshkoi dhe vetëpërfundoi”, kështu Veliu, e ka cilësuar kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së. Deputeti i revoltuar i BDI-së që mban edhe postin e kryetarit të SHVL-së së U]K-së nuk e shkëputë fare nga goja identifikimin e politikave të Gruevskit me ate të Millosheviçit.

Edhe kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti e krahason qeverisjen e Gruevskit me ate të ish-diktatorit serb. Vrasja në Radushë e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së është cilësuar nga Mahmuti si një krim i kryer në stilin e e krimeve të kryera nga regjimi terrorist i Millosheviçit. Valon Kurtishi nga organizata “Illyricum Libertas” thekson se politika e Gruevskit është e ngjashme në disa pika me atë të Millosheviçit.

Read More

Shkruan Lulzim Z. Hamidi

 Ditëve të fundit me një qasje joserioze publiku bombardohet me do opinione që duke dashur të bëjnë diÇ të mire ,në të vërtetë bëjnë dëm në arenën politike në këtë vend,vecanërisht në taborin e publikut shqiptar.Sot,kur ka aq liri në shitjen e ideve ,kur mjetet e informacionit janë aq liberale në pranimin e gati cdo mendimi,pa mare parasysh se cfarë është qëllimi përfundimtar I tij,kur rjeti I internetit të mundëson të kesh qasje në cdo lëmi, mënyrat e këtilla të shkruarit nuk janë një mënyrë e qëlluar e zgjidhjes së problemeve.Në të vërtetë ne duhet të distancohemi nga cdo orvatje për etiketim të pabazë të disa individëve ,subjekteve politike shqiptare dhe asociacioneve tjera të pamvarura shqiptare që veprojnë në këtë krahinë.

Read More

GAFURR ADILI:

Situatat e krijuara në “Maqedoni”, dhe në veçanti në trojet etnike të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”, sidomos pas denigrimit të çështjes kombëtare që, për gati gjatë këtyre dy dekada me rradhë, partitë politike shqiptare (servile dhe marioneta të pushtuesit e të kolonizatorit sllavo-maqedonas), dhe në veçanti BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) e Zotit Ali AHMETI, parti kjo e dalë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ia kanë shkaktuar kauzës kombëtare shqiptare, si një nga domosdoshmëritë më të mëdha dhe më urgjente të kohës, shtron nevojën dhe domodoshmërinë e krijimit të një partie (të re) kombëtare të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën IRJM, të: Partia e Progresit Kombëtar Shqiptar (PPKSH).

Read More
image

 I njohur si komandant Leka, Daut Rexhepi aktualisht deputet i pavarur në parlamentin e Maqedonisë ka theksuar për “Lajm” se ndjehet i rrezikuar pas ekzekutimit të disa prej anëtarëve të “grupit” të akuzuar si fajtorë për rastin “Punëtorët e Mavrovës”. Vrasja e Shaban Zenunit dhe vetëvrasja e Sait Rushitit në burgun e Idrizovës i ka rritur dyshimet se në të ardhmen mund të eliminohen edhe disa persona të tjerë që gjykatat e Maqedonisë i akuzojnë si fajtorë për krime të bëra ndaj njerëzimit gjatë konfliktit të vitit 2001.
“Realisht vetëm ngritja e akuzës është nj padrejtësi dhe rrezik. Në atë kohë akuzat janë ngritur sipas shijes së dikujt, për t’i shërbyer politikës ditore. Kjo që po ndodhë është një katrahurë, pasi rasti ka arritur deri në ekstrem. Jemi dyfish të rrezikuar, fillimisht nga akuza të pabaza dhe e dyta nga likuidimi i njerëzve”, tha Daut Rexhepi – Leka. Ai tha se ndjehet i rrezikuar për jetën e tij, por nuk frikohet pasi e ndjen veten të pastër. “Nga karakteri jam i atillë që nuk iu frikohem këtyre rasteve pasi e di se nuk i kam bërë dëm askujt dhe jam i pastër plotësisht”, tha Leka.
Deputeti Daut Rexhepi-Leka theksoi se personat të cilët akuzohen se kanë vrarë 12 civilë maqedonas janë krejtësisht të pafajshëm. “Unë posedoj edhe kundërdëshmi shumë të fuqishme. Personi, i cili është nga Kosova, në bazë të të cilit është ngritur procedura ndaj neve, i ka mohuar të gjitha fjalët që policia e ka detyruar me dhunë t’i nënshkruaj”, tha Leka.

Read More

Kritika favorizon Shqipërinë në finalen e Eurosongut

zeripress-Shqipëria dhe Juliana Pasha aritën që ti gëzojnë shqipëtarët anë e mbarë botës duke u kvalifikuar në finale të Eurosongut në Osllo.
Në kryeqytetin e Norvegjisë sonte kan performuar 12  gjysëm finalistët e natës së parë të gjysmëfinales së Eurosong në Osllo
Juliana Pasha ishte tepër elegante duke kënduar versionin e këngës në anglisht nën titullin “It’s all about you”, me një trio shoqëruese, veshja e të cilëve ngjan pak me atë të këngëtares. Ajo që binte në sy është se gjithë kohën këngëtaren e shoqëronte një violinist i veshur me të errëta, me të cilin Juliana improvizon dhe pak në kërcim.Ankthi i pritjes ishte deri në shpalljen e kandidatit nr 8  ku nga zarfa doli emri ALBANIEN ,kur edhe u shpallë kvalifikimi i Shqipërisë në finale.

Shtet  që aritën të kvalifikohen në finale janë  :Bosna dhe Hercegovina,Serbia,Portugalia,Greqia,Molldova,Rusia,Bjellorusia,Belgjika,Shqipëria dhe Isllanda.Festivali Eurosong shpall në 29 maj fituesin.I bëjmë apel shqipëtarve që në mënyrë masovike të dërgojnë votat e tyre nëpërmjet të SMS,në mbrëmjen finale që do të mbahet të shtunën me 29 maj 2010.

zeripress

Read More

 

img_6330.jpg

Nën udhëheqjen e kryetarit të LDD-së akademik Nexhat Daci u mbajt takimi i rregullt i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, ku u diskutua lidhur me operacionalizimin e detyrave të sektorëve në kuadër të partisë. Ndarja e detyrave për bartësit e resorëve të LDD-së është bërë ditë më parë mbi bazën e përvojës dhe profesionalizmit, në mënyrë që avancimi profesional të jetë i dukshëm dhe konkret në krijimin e politikave.

 

Read More

Mustafa Nano

Mustafa Nano

Zululand
Sa herë që hapet diskutimi, se si mund t’i ikim traditës e praktikës së manipulimit të zgjedhjeve, dëgjohen mes të tjerash dy ide, të cilat nuk duket se na çojnë në drejtimin e duhur. Njëra ide thotë se prishja e zgjedhjeve është bërë e mundur nga kodet, që ligjvënësit tanë kanë adoptuar herë pas here. Dhe me këtë ndezin për herë të n-të e kot më kot debatin mbi sistemin zgjedhor, duke u rrekur të fokusohen te modalitetet e votimit, procedurat e numërimit, formulat e ndarjes së vendeve në Parlament etj., etj. Është një pesë me hiç dhe këtë e them, jo ngaqë besoj se lloji i kodit të preferuar nuk mund të luajë asnjë rol në katrahurat tona elektorale, por ngaqë besoj se ky rol është minimal.

Read More

Bekim Rexhepi

As ligjet, as liria, as demokracia nuk mund të rikuperohen vetëm mbi vullnetin e njërës palë, e cila predimensionimin e vet të nevojës e karakterizon mbi rrethana të një ngjarjeje, e cila ndofta nuk favorizon interesin dhe dëshirën e vetëm njërës palë, por kjo assesi nuk mund të procedoi mbi marrëveshjen e shndërruar në ligj, për të thënë: i dua kur më duhen dhe nuk i dua kur s’më nevojiten.

Nga Bekim Rexhepi

Është bërë e lehtë të thuhet qejfi, apo kuptim mbi konditat e lirisë dhe demokracisë, na vë në sprova të jashtëzakonshme, për tu shprehur papërgjegjshëm në mungesë të përgjegjësisë.

Read More