Kirgistani kërkon ndihmë nga Rusia

Qyteti i Osh-it

Qeveria e përkohëshme e Kirgistanit ka kërkuar ndihmën e Rusisë në mënyrë që ti japë fund dhunës në qytetin e Oshit.

‘Kemi nevojë për ndihmën e forcave të armatosura nga jashtë në mënyrë që të qetësojmë situatën në vend’, tha udhëheqësja e përkohëshme Roza Otunbayeva.

Në një deklaratë zonja Otunbayeva tha se i kishte dërguar një letër presidentit rus Dmitry Medvedev duke i kërkuar atij të dërgonte përforcime ushtarake.

Ajo e përshkroi situatën në Osh si të dalë “jashtë kontrollit”.

Mijëra persona me prejardhje nga Uzbekistani të cilët jetojnë në qytetin e Oshit, po largohen pasi lufta mes kirgistanezëve dhe uzbekëve vazhdon për dy ditë rresht.

Të dhënat zyrtare flasin për 50 të vdekur dhe më shumë se 600 të plagosur nga përleshjet më të egra që nga muaji prill kur presidenti i Kirgistanit Kurmanbek Bakiyev u rrëzua me forcë nga pushteti.

Uzbekët po përpiqen të kalojnë kufirin për në vendet fqinje por pikat kufitare janë të mbyllura.

Korrespondeti i BBC-së thotë se shtëpive të tyre i është vënë zjarri.

Ditën e premte, në qytetin e Oshit, qyteti i dytë në vend, u vendos një vendosur ora policore, po ashtu edhe në qytetet përreth.

Sipas të dhënave, lufta nisi mes disa bandave rivale, të cilat u përleshën me armë, dhe më pas qindra të rinj u nisën drejt qendrës se qytetit duke plaçkitur dyqanet dhe thyer dritaret e tyre.

Dëshmitarë okularë thonë se betejat me armë vazhduan gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit dhe se u është vënë zjarri të paktën dhjetë makinave.

Qeveria e përkohshme e Kirgistanit po has në vështirësi për ruajtjen e rendit.