image

PRISHTINË – Autopsia e trupit të Dino Asanaj duket se do të hedhë poshtë pistën e vetëvrasjes. Ekzaminimet e para kanë treguar se i ndjeri ka shumë goditje me thikë, se që do të ishte e mundur po të ishte vetëvrasje.

“Së paku shtatë plagë nga thika janë evidentuar në trupin e Asanajt”, -ka thënë një burim i sigurt për gazetën ‘Koha Ditore’. Burimi i afërt me procesin e autopsisë, ka lënë të kuptohet se numri i plagëve përjashton vetëvrasjen si mundësi. Megjithatë, duhen pritur rezultatet e autopsisë.

 

Kosovë, Dino Asanaj mund të jetë vetëvrarë

Ora: 09:20 – Një letër në dorëshkrim dhe një stilolaps mbi të është gjetur në tavolinën e punës së Dino Asanajt që flet për mundësinë e vetëvrasjes, apo edhe të inskenimit të vetëvrasjes.

 

Letra ka orientuar organet e rendit që të kryejnë hetime edhe për vrasje, edhe për vetëvrasje. Letra me tre rreshta, që duket se është e nënshkruar nga vetë Asanaj, është gjetur në zyrën private të tij në Fshatin Ndërkombëtar në Hajvali.

 

Në këtë letër, përmbajtjen e së cilës e ka mësuar “Koha Ditore”, përmenden akuzat e biznesmenit Remzi Ejupi, të bëra javë më parë në gazetën “Zëri”, si dhe akuzat e Abdurrahman Konjufca.

 

“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, shkruan në këtë letër, ka thënë një burim brenda hetuesisë.

 

Akuzat publike nisën pas marrjes së hotelit “Grand” në menaxhim të AKP-së si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve për investime që kishin aksionerët Zylqif Berisha, Remzi Ejupi e Bexhet Pacolli.