Sipas raportit të Iniciativës globale kundër krimit të organizuar transnacional, “grupet kryesore kriminele në Shkup kontrollohen nga shqiptarët etnikë. Format më të shpeshta të krimit të organizuar janë tregtia me drogë, vjedhja e veturave, kontrabandimi i migrantëve”, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”. Poashtu përmenden edhe biznese legale që mundësojnë “transport të kontrabandës” dhe larje parash, transmeton Gazeta Lajm.>

“Tre grupet kriminele që operojnë në rajon: nga fshatrat Haraçinë, Kondovë dhe Gërçec, gëzojnë mbrojtje politike”, konstaton organizata në raport.

Kryetari i një fshati francez po shpreson se do ta ndalojë rënien e numrit të banorëve përmes një metode të pazakonshme – ofrimin e viagrave falas për banorët e mbetur.

Jean Debouzy, kryetar i fshatit Montereau, beson se politika e propozuar do të ndikojë në shtimin e lindjeve në mënyrë që të mos mbyllet shkolla lokale.

Fshati me 650 banorë, i cili shtrihet në rajonin e Loiretit, në jug të Parisit, ka pësuar zvogëlim të numrit të fëmijëve, duke e vënë në rrezik funksionimin e shkollës që aktualisht edukon vetëm 30 fëmijë.

“Një fshat pa fëmijë është fshat që vdes. Tabletat do të dhurohen për çiftet e moshave 18 deri 40 vjeçe në mënyrë që të shtohen gjasat për lindje të reja dhe të mos mbyllet shkolla që shërbet për dy fshatra”, tha ai për një faqe të lajmeve.

Tabletat që nxisin dhe forcojnë marrëdhëniet intime do të ofrohen falas për banorët e tanishëm të fshatit dhe për të gjithë ata që vendosin të vijnë për të jetuar aty si banorë të rinj.

Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse ky propozim do të miratohet, sepse sipas ligjit francez, këto tableta mund të merren vetëm me recetën e mjekut, shkruan “Independent”, transmeton 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka nisur kreut te opozitës dy letra publike për bisedime. Ndërmjetësuesi i njohur Schwarz-Schilling shpjegon për Deutsche Wellen se përse kompromisi ende është i pamundur.

Intervista e plotë

Deutsche Welle: Në Shqipëri kemi aktualisht një ngërç politik. BE-ja, pra, komisioneri Johannes Hahn, kërkojnë kompromis ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Ju jeni një ndërmjetësues i njohur në Ballkan e në botë. A shihni një mundësi për arritjen e këtij kompromisi?

Christian-Schwarz-Schilling: Ndërmjetësimi në këtë nivel mund të arrihet vetëm kur të dyja palët e duan. Kur njëra palë cakton si parakusht të bisedimeve kapitullimin ose dorëheqjen e palës tjetër, atëherë metoda nuk do të funksionojë dhe nuk duhet synuar.

Unë jam shumë i çuditur me deklaratat që dëgjoj nga partia e opozitës, si për shembull, deklaratat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili, në vend që të thërrasë për ballafaqimin e opinioneve të ndryshme në parlament, lëshon parulla revolucionare duke shkatërruar kështu institucionin e parlamentit.

Por politikanët e opozitës e kanë braktisur tashmë parlamentin…

Po, dhe kanë bërë gabim. Mua më kujtohet viti 2010, kur kam ndërmjetësuar mes Sali Berishës si kryeministër dhe Edi Ramës, asokohe kryetar i opozitës.

Situata ishte e kundërta e kësaj që kemi sot: Edi Rama atëherë kishte paralajmëruar se do t’i dorëzonte mandatet, por ai u tregua shumë më i arsyeshëm dhe pranoi të kthehej në Kuvend. Opozita e sotme duhet të marrë shembull nga  Edi Rama si ish-kreu i opozitës.

E megjithatë, komisioneri Hahn ka thënë se qeveria duhet të kërkojë dialogun me opozitën. Meqenëse ju e njihni dhe e çmoni personalisht Edi Ramën, çfarë këshille do t’i jepnit në këtë situatë?

Ai duhet të nxjerrë në plan të parë institucionin parlamentar dhe të thotë se Kuvendi duhet të formulojë një opinion për vendin. Nuk mund ta ndryshosh me dhunë maxhorancën parlamentare.

Mund të shqyrtohen argumentet që sjell pakica kundër qeverisë, të cilat maxhoranca duhet t’i trajtojë me seriozitet dhe t’i përfshijë në punën e qeverisë. Por nuk është e mundur, që pakica ta shpallë veten si maxhorancë dhe të prishë kësisoj institucionin e parlamentit.

Kjo nuk ecën. Maxhoranca mund të ndryshohet vetëm në zgjedhje. Dhe opozita duhet të pajtohet me këtë rezultat.

Duhet të pajtohet edhe pse ka pasur blerje votash në disa qarqe, siç pretendon opozita?

Unë nuk besoj se kjo ka ndodhur. Dihet që në përgjithësi përdoren gjithmonë ca metoda ballkanike, por nuk kam dëgjuar që Edi Rama ta ketë bërë këtë në mënyrë aq masive sa të ketë pasur efekt në rezultatin e zgjedhjeve.

Po dosjet e përgjimeve të prokurorisë, ku dëgjohen persona të lidhur me krimin e organizuar duke blerë vota në emër të kandidatëve të Partisë Socialiste?

Këto janë akuza që duhen dëshmuar. Nëse ka qenë kështu, atëherë opozita duhet të paraqesë dëshmitë dhe të bëjë një kërkesë për verifikim.

Pra, ju mendoni se vetëm përgjimet nga dosjet nuk mjaftojnë?

Jo. Ato nuk mjaftojnë.

Por në Shqipëri ka kohë që ekziston një pakënaqësi e përgjithshme, e cila vihet re jo vetëm te opozita. A pajtoheni? 

Unë kam përvojë me disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Jam shumë i lidhur me Bosnjë-Hercegovinën. Më duhet të them, se ato gjëra që ndodhin aty, as që mund të krahasohen fare me Shqipërinë.

Kam parasysh partitë djathtiste kroate, HDZ, si në Kroaci, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë që bëhen bashkë, jo për ta ndërtuar, por për ta shkatërruar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Përkundrazi, me projektet e ndryshme që kam në Shqipëri, kam krijuar përshtypjen se atje po bëhen përpjekje shumë serioze për reformat. Kjo duket më së miri në procesin e Vettingut në gjyqësor.

Është një proces shumë i vështirë, por qeveria dhe Ministrja e Drejtësisë po e menaxhojnë shumë mirë.

Keni biseduar ju edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha?

Po, e kam takuar dy herë. Përshtypja ime është se ai është një njeri mendjemprehtë, por që synon vetëm të çojë përpara karrierën e tij dhe mendon se tani është momenti i përshtatshëm.

Nuk kam përshtypjen se po digjet për vendin dhe për reformat. Kam përshtypjen se opozita po kërkon të nxisë zhvillime revolucionare për të arritur rrëzimin e qeverisë.

Ne këtë nuk mund ta mbështesim, Ne duhet të mbrojmë me forcë institucionet. Aty ku prezantohen fakte, duhet hetuar më tej, por jo të bëhen polemika dhe demagogji për të shkatërruar institucionet, shkruan DW.

Kjo është shumë e rrezikshme. Për këtë shkak unë jam i mendimit se arritjet pozitive të qeverisë në Shqipëri duhen vlerësuar dhe nuk duhen përçmuar në këtë mënyrë.

Sipas të gjitha gjasave, parlamenti gjerman, Bundestag-u, do të votojë në shtator mbi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Çfarë duhet të ndodhë gjer atëherë, në mënyrë që kolegët tuaj të CDU/CSU-së t’i japin Shqipërisë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave?

Deri atëherë do të duhet të dalë në pah e vërteta, konkretisht, se kush kërkon reforma, e kush përmbysje.

Deputeti maqedonas i LSDM-së Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij në Kuvend, pas publikimit të përgjimeve, ku ai dëgjohet kur porosit lëndë të dyshimta narkotike, për të cilën ai tha se ka blerë vaj kanabisi për një të afërt.

Bogoevski vendimin e bëri të ditur në seancën e Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve në Kuvend, në të cilën po merret vendim për mandatin e Nikolla Gruevskit. Bogoevski ishte edhe kryetar i Komisionit.

Kolegë deputetë qëndroni besnik ndaj principeve. E di se politika është një lojë e zjarrtë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë më të fortë këto dy vite”, deklaroi Bogoevski.

Ai tha se vendimin e ka marrë që kur është paraqitur vetë në polici.

Operacioni më i rëndësishëm anti-drogë i kryer nga Policia e Ravenës çoi në arrestimin e dy trafikantëve me origjinë shqiptare.

Hetimi i cili zgjati disa javë dhe u koordinua nga zyra e prokurorisë publike, lindi pasi policia e Ravenës filloi të dyshojë se një tregtar droge në zonë, i cili ishte përjashtuar nga territori italiane pas dhënies së një mase sigurie në vitin 2016, pasi u gjet me kokainë në Milano, duke kryer tregti në një dyqan Romagna.

35-vjeçari u vëzhgua dhe u ndoq për disa ditë. Shqiptari për t’u kthyer në Itali kishte përdorur një dokument të vlefshëm, por duke mbajtur një mbiemër të ndryshëm, duke e ndryshuar atë pas martesës me një grua rumune në Shqipëri. Pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

Shqiptarët gjatë vëzhgimit nga policia u panë të shkonin nga shtëpia ku jetonin në Bagnacavallo, u panë të shkonin në një shtëpi në Ravena.

Kështu punonjësit e policisë së Ravenas, të martën pasdite, ndaluan dy shqiptarët, të cilët ishin duke udhëtuar drejt Via Canalazzo, Ravenna me një mjet tip “Alfa Romeo Giulietta” (jo në pronësi të tyre).

Gjatë kontrollit në makinë shqiptarëve ju gjetën edhe 3 mijë euro para të gatshme, për të cilat nuk arritën të justifikonin origjinën e tyre.

Hetimet pastaj u zhvendosën në shtëpinë e Bagnacavallo, dhe këtu dyshimet e policisë u konfirmuan. Në shtëpi, në fakt, kishte rreth 20 mijë euro të mbështjella në rrathë, 16 kg marijuanë të ndarë në çanta të paketuara, por edhe materiale dhe dy makina paketimi dhe pesë bilance precize.

Por surpriza e vërtetë u gjet në makinë. Gjatë çmontimit që autoritetet poi  bënin makinës hetuesit zbuluan në airbagun e pasagjerëve 6,2 kilogramë kokainë, të paketuara në 24 pako me pesha të ndryshme të gatshme për shitje. Nëse kjo sasi droge do të dilte në treg do të kapte vlerën e 100 mijë eurove. Gjithashtu e drogën u gjet dhe sekuestruan rreth 70 plumba për pistoletë.

Pra në total Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale 16 kg marijuanë, 6.2 kg kokainës, 130 mijë euro para të gatshme, një pistoletë dhe 70 plumba.

Hetuesit spekulojnë se të dy trafikantët po grumbullonin drogë nga Evropa Lindore, dhe pastaj e rishesin atë me shumicë në tregtarët e drogës nga e gjithë Romagna.

E djathta ekstreme dhe grupet anti Bashkimit Evropian kanë përdorur rrjetin social Facebook për të shpërndarë mesazhet e tyre dezinformuese para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, thotë grupi që përcjell fushatat elektorale në Evropë Avaaz.

Grupi thotë që hetimi i tyre ka identifikuar përmbi 500 faqe të dyshimta dhe grupe të Facebook’ut në Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë dhe Britani të Madhe. Llogari të rreme ishin përdorur gjithashtu për të shpërndarë postimet sa më shumë.

Përmbajtjet e këtyre postimeve janë parë 533 miliona herë gjatë këtyre tre muajve, thotë Avaaz. Këto kanë përfshirë imazhe me përmbajtje të doktrinave të tyre, lajme të rreme, postime që promovonin nacionalzmin, faqe që mbështetënin individë të caktuar dhe grupe që nxisnin dhunën ndaj myslimanëve.

Disa nga këto postime, të cilat përfshinin edhe simbole të lidhura me nazismin në Gjermani janë të paligjshme.

Avaaz i ka ndarë të gjeturat me Facebook’un, të cilët kanë reagur duke fshirë disa nga këto llogari.

‘’Ne kemi larguar disa nga këto llogari të rreme dhe të duplikuara që po shkelnin politikat tona. Ne gjithashtu kemi marrë aksione kundër disa faqeve që vazhdimisht kanë postuar informata të rreme”, ka thënë një zëdhënës i Facebook për CNN.

Më shumë se 350 milionë njerëz nga 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Euroskeptikët dhe partitë e së djathtës pritet që të tregojnë sukses këto zgjedhje. Sondazhet kanë treguar që këto parti mund të fitojnë së paku 35% të ulësve në këto zgjedhje.

Avaaz thotë që faqet me lajme të rreme ishin ndjekur nga së paku 32 milionë njerëz, shumë më shumë se faqet zyrtare të partive të së djathtës ekstreme.

Fenomeni i shiut të kuq Kerala ishte një ngjarje e shiut të gjakut që ndodhi nga 25 korriku deri më 23 shtator 2001, kur shiu i rëndë i kuq ra në mënyrë sporadike në shtetin jugor indian të Kerala, U raportua edhe shi i verdhë, i gjelbër dhe i zi. Shiu i ngjyrosur u raportua edhe në Kerala më 1896 dhe disa herë që nga koha më e fundit në qershor 2012, dhe nga 15 nëntor 2012 deri më 27 dhjetor 2012 në provincat lindore dhe veriore të Sri Lankës.

Pas një kontrolli të dritës mikroskopike në vitin 2001, fillimisht mendohej se shirat ishin të ngjyrosura nga pasojat e një shpërthimi hipotetik meteorik, por një studim i autorizuar nga Qeveria e Indisë arriti në përfundimin se shirat ishin ngjyrosur nga sporet ajrore nga një alga gjelbore tokesore pjellore vendase nga Trentepohlia gjini.

Fillimisht, Qendra për Studime të Shkencave të Tokës (CESS) deklaroi se shkaku i mundshëm i shiut të kuq ishte një meteor shpërthyes, i cili kishte shpërndarë rreth 1.000 kg (një ton) material. Disa ditë më vonë, pas një vlerësimi themelor mikroskopik të dritës, CESH e tërhoqi këtë ndërsa vërejnë se grimcat i ngjanin spores, dhe për shkak se mbeturinat nga një meteor nuk do të kishin vazhduar të binin nga stratosfera në zonat e njejta ndërkohë që nuk ndikohet nga era. Për këtë arsye, një mostër iu dorëzua Kopshtit Botanik Tropikal dhe Institutit të Kërkimeve (TBGRI) për studime mikrobiologjike, ku sporet lejoheshin të rriteshin në një medium të përshtatshëm për rritjen e algave dhe kërpudhave. Pjatat e injektuara Petri dhe fiatët konikë u inkubuan për tre deri në shtatë ditë dhe mostrat u vunë re nën një mikroskop.

Në fillim, shiu i kuq në Kerala i atribuohet të njëjtit efekt, me pluhur nga shkretëtira e Arabisë fillimisht i dyshuari. Vëzhgimet e LIDAR-it kanë zbuluar një re të pluhurit në atmosferën pranë Kerala në ditët para shpërthimit të shiut të kuq. Megjithatë, testet laboratorike nga të gjitha ekipet e përfshira përjashtoi që grimcat ishin rërë të shkretë.

K.K. Sasidharan Pillai, një asistent i lartë shkencor në Departamentin Meteorologjik të Indisë, propozoi pluhur dhe material acid nga një shpërthim i Volcanit të Mayonit në Filipine si një shpjegim për shiun me ngjyrë dhe gjethet “e djegura”. Vullkani shpërtheu në qershor dhe korrik 2001 dhe Pillai llogariti se rryma e avionit në Lindje ose Ekuatoriale mund të kishte transportuar material vullkanik në Kerala në 25-36 orë. Rrjedha e Ekuatorit jet është e pazakontë në atë që ndonjëherë rrjedh nga lindja në perëndim në rreth 10 ° N, rreth përafërsisht të njëjtën gjerësi si Kerala (8 ° N) dhe Volcano Mayon (13 ° N). Kjo hipotezë u përjashtua gjithashtu pasi grimcat nuk ishin as acidë as të origjinës vullkanike, por ishin spore.

Studiuesit kanë vëzhguar raste të përsëritura të reshjeve të kuqe në 1818, 1846, 1872, 1880, 1896 dhe 1950 dhe disa herë që atëherë. Kohët e fundit, reshjet me ngjyrë ndodhën mbi Kerala gjatë verës së vitit 2001, 2006, 2007, 2008, dhe 2012; që nga viti 2001, botanistët kanë gjetur të njëjtat spore Trentepohlia çdo herë. Kjo mbështet nocionin se shiu i kuq është një tipar mjedisor sezonal lokal i shkaktuar nga sporet algave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër me akuza ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi në emisionin “Open”.

Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”.

Zëvendës kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, në Abc News, ka folur për mundësinë e zhbllokimet të dialogut Kosovë – Serbi, për taksën e vendosur nga qeveria ndaj mallrave serbe, për idenë e Presidenti Thaçi për korrigjimin e kufijve si dhe për çështje të brendshme politike.

“Unë jam bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë. Republika e Kosovës ka bërë shumë përpjekje në muajt e fundit pas shumë tensionesh të çuditshme që kanë ndodhur vitin e kaluar, gjë që nuk ka qenë asnjëherë praktikë në Kosovë, kur ka qenë fjalë për Serbinë.

Politika kosovare pozitë dhe opozitë gjithmonë ka qenë e bashkuar në këtë pikë për shkak se kemi qenë duke fol për interesa nacionale të shtetit tonë. Ndërsa vitin që shkoi kemi pas disa situata të çuditshme nganjëherë edhe konfuze dhe për këtë arsye ne kemi marrë një iniciative që procesin ta kthejmë në binarë. Ne kemi nxjerrë një platformë e cila ka gjetur miratimin e krerëve të shtetit dhe është votuar një delegacion shtetëror.

Detyrë e Presidenti, Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, e imja dhe e gjithë të tjerëve është obligimi që ne të respektojmë dokumentin që ka nxjerrë Parlamenti i Kosovës. Nuk ka askush mandat që të flasë përtej atij dokumenti”, tha Limaj

Pyetjes nëse ideja e korrigjimit të kufijve është hedhur në tryezën e bisedimeve, Limaj i jep këtë përgjigje:

Asnjëherë nuk është hedhur ajo ide dhe asnjëherë nuk mund të bisedohet për atë ide. Pala tjetër mund të hedhe çfarë ideje të dojë, nga pala kosovare nuk është kërkuar asnjëherë. Ne nuk mund të shkelim Kushtetutën. Ne kemi obligim dhe mandat kushtetues”.

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Prezantimi publik i dy fotografive nga ana e Flora Brovinës në ditën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi rezolutën kundër gjenocidit serb tronditi opinionin publik shqiptar.

Edhe pse bëhej fjalë për dy ngjarje për të cilat opinioni publik ka qenë i informuar edhe më parë, tronditja e opinionit publik në Kosovë mori përmasa të jashtëzakonshme për shkak se  rishfaqja e fotove u bë në kohën kur Kuvendi i Kosovës diskutonte për miratimin e rezolutës kundër gjenocidit serb.

Njëra nga këto foto kishte fotografinë e maskuar të një vajze shtatëvjeçarë që kishte vdekur pas dhunimit që i kishin bërë forcat serbe, ndërsa fotografia e dytë lidhej me prezantimin e një skene dhunimi të një femre nga tre ushtarë, përderisa familjarët e saj ishin detyruar të shihnin skenat e dhunës.

Rasti i vajzës që kishte vdekur si pasojë e dhunës seksuale që forcat serbe aplikuan në kuadër të politikës së gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës ishte i njohur për opinionin publik shqiptar që në vitin 2016, sepse këtë rast e kishte dëshmuar publikisht nëna e saj, e cila gjithashtu  ishte dhunuar në vitin 1999 së bashku edhe me vajzën tjetër të saj të moshës 10 vjeçare.

Në prill të vitit 2012, gjatë fjalës së saj në një tryezë të organizuar nga “Instituti për demokraci” (Instituti D4D), Flora Brovina kishte publikuar fotografinë e lartpërmendur ku prezantohet dhunimi i një femre nga tre ushtarë. Edhe pse fotografia dhe fjala e Flora Brovinës u bë publike, në atë kohë askush nuk reagoi për të nxjerrë të vërtetën në shesh, madje as shteti serb.

Sikur të ishte bërë një hulumtim serioz rreth vërtetësisë së kësaj fotografie, qysh në vitin 2012 do të kishte dalë në shesh fakti se askush tjetër përveç Shërbimit Sekret të Serbisë nuk mund të qëndrojë prapa përzgjedhjes së një fotografie të nxjerrë nga një dosje e përpiluar nga qarqet antiamerikane me titull “video për dhunimet  e grave irakiane nga ushtarët amerikan” (Rape of Iraqi women by U.S. soldiers video).

Vetëm ata që janë naivë mund të besojnë se gjoja ishte e rastësishme përzgjedhja e fotografisë ku akuzohen ushtarët amerikan për dhunime ndaj grave irakiane. Pse nuk u zgjodh “rastësisht” ndonjë foto e dhunimeve që ushtarët rus kanë aplikuar në Afganistan ose në Siri? Përzgjedhja e skenës ishte me qëllim të dyfishtë: të bëjë shqiptarët fajtorë për shpërndarjen e dosjeve degraduese për ushtarët amerikan.

Heshtja e atëhershme për publikimin e fotografisë në vitin 2012 tregon qartë se përderisa akuzat për gjenocidin serb në Kosovë mbeten në nivel individual, edhe sajesat që kanë për qëllim të dëmtojnë vërtetësinë e këtij krimi mbeten në heshtje.

Konteksti i përgjithshëm dhe atmosfera që u krijua me iniciativat që të miratohet një rezolutë që e përkufizon qartë krimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe njëherësh kërkohet që të themelohet një gjykatë që do t’i ndëshkonte kriminelët e implikuar në krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë bënë që vëmendja e opinionit publik të përqendrohet maksimalisht rreth kësaj çështjeje.

Dhe pikërisht në këtë moment fotoja e përzgjedhur nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe i përcjellë  përmes njerëzve të këtij shërbimi deri në duart e Flora Brovinës  hyri në funksion të strategjisë politike që ka për qëllim shkatërrimin e të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë.

Flora Brovina ka ra në grackë të një strategjie të tillë dhe për shqetësimin që ka shkaktuar me publikimin e kësaj fotoje ajo kërkoi falje publike. Madje ajo shprehu gatishmërinë e saj të ballafaqohet me përgjegjësi.

Flora Brovina kërkoi falje publike. Do të ishte mirë të mendonin rreth përgjegjësisë së tyre të gjithë ata që kanë qenë në dijeni për këtë foto dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë për të verifikuar autenticitetin e saj, së paku nga viti 2012 kur e kanë botuar në mediat e tyre. “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!” (Bibla, Besëlidhja e Re, Gjoni 8:7)

Për Zhak Zhak Rusonë “gënjeshtra është fshehje e të vërtetës që duhet të del në shesh”.  Në këtë rast Shërbimi Sekret i Serbisë arriti të fusë në grackë edhe njerëz që kanë qenë viktima të dhunës serbe, me të vetmin qëllim që të pengojë daljen në shesh e të vërtetës për dhunën seksuale të aplikuar në Kosovë si formë e gjenocidit.

Megjithatë, as linçimi i Flora Brovinës për gabimin që ka bërë dhe asnjë gënjeshtër nuk mund të pengojë të del në shesh fakti i vajzës shtatëvjeçare që kishte vdekur si pasojë e dhunës seksuale, i dhunimit të nënës së saj dhe motrës së saj dhjetëvjeçare; asnjë gënjeshtër nuk mund të pengojë të del në shesh fakti i vajzave që pas dhunimit ishin hedhur të gjalla në bunar; asnjë gënjeshtër nuk mundi të pengojë të del në shesh dëshmia e Vasfije Krasniqit; asnjë gënjeshtër nuk mund të pengojë të del në shesh dhuna seksuale që forcat ushtarake dhe policore serbe aplikuan ndaj mijëra grave të tjera shqiptare e që kishte për qëllim të goditej femra shqiptare si nënë e ardhshme, të cilës duhej t’i cenohej integriteti fizik dhe mendor për ta penguar të krijojë vazhdimësinë e grupit.

Është në nderin e çdokujt që ka qenë në dijeni të përhapjes së kësaj fotoje të ndihmojë në ndriçimin e plotë të zinxhirit transmetues, sepse kjo do të ishte forma më e sigurte për të parë se si u infiltrua kjo gënjeshtër në ditën e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë dhe të na shërbejë si mësim për në të ardhmen.