Kryetari i një fshati francez po shpreson se do ta ndalojë rënien e numrit të banorëve përmes një metode të pazakonshme – ofrimin e viagrave falas për banorët e mbetur.

Jean Debouzy, kryetar i fshatit Montereau, beson se politika e propozuar do të ndikojë në shtimin e lindjeve në mënyrë që të mos mbyllet shkolla lokale.

Fshati me 650 banorë, i cili shtrihet në rajonin e Loiretit, në jug të Parisit, ka pësuar zvogëlim të numrit të fëmijëve, duke e vënë në rrezik funksionimin e shkollës që aktualisht edukon vetëm 30 fëmijë.

“Një fshat pa fëmijë është fshat që vdes. Tabletat do të dhurohen për çiftet e moshave 18 deri 40 vjeçe në mënyrë që të shtohen gjasat për lindje të reja dhe të mos mbyllet shkolla që shërbet për dy fshatra”, tha ai për një faqe të lajmeve.

Tabletat që nxisin dhe forcojnë marrëdhëniet intime do të ofrohen falas për banorët e tanishëm të fshatit dhe për të gjithë ata që vendosin të vijnë për të jetuar aty si banorë të rinj.

Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse ky propozim do të miratohet, sepse sipas ligjit francez, këto tableta mund të merren vetëm me recetën e mjekut, shkruan “Independent”, transmeton