Rruga e Arbrit është një nga projektet më të rëndësishme publike që po realizohet aktualisht në Shqipëri. Projekti pritet të përfundohet vitin e ardhshëm, pavarësisht se nga 70 km gjatësi dhe 6 tunele për t’u ndërtuar, deri tani janë realizuar 54 km dhe 5 tunele.

Tunelet përbëjnë në total 10 km gjatësi të rrugës e cila kalon në një terren malor. Përfundimi i projektit parashikohet të kryhet vitin e ardhshëm. Tri ditë më parë është inauguruar ura e Vashës, e cila është më e larta në Ballkan. Bëhet fjalë për 152 metra lartësi, e cila tashmë është thuajse e përfunduar.

“Kemi marrë premtimin se do të mbyllet para afatit. 152 metra lartësi, ura më e lartë në Ballkan, por pritet që të realizohet një tjetër urë me lartësi 157 m, po pjesë e Rrugës së Arbrit”, shprehet ministrja e Transportit, Belinda Balluku.

Ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm

Zyra e Bankës Botërore në Shkup kumtoi se janë miratuar 90 milion euro për mbështetje të vendit për parandalim të koronavirusit, përforcim të sistemit kombëtar shëndetësor dhe për zbutje të pasojave sociale nga pandemia.

Drejtori i Zyrës së BB-së për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Marko Mantovaneli thotë se për shkak të pasojave ekonomike nga KOVID-19, veçanërisht mbi amvisëritë e rrezikuara, përmes projektit do të sigurohet ndihmë sociale për t’u zbutur këto efekte dhe t’u mundësohet t’u bashkëngjiten masave për distancim social.

Me projektin do të sigurohen edhe kompensime në para për amvisëritë e rrezikuara të goditura nga pasojat ekonomike të KOVID-19 dhe sigurimi i ushqimit dhe prodhimeve bazë për popullatën në karantinë dhe për amvisëritë e goditura nga virusi. Do të financohet dhe sigurohet në rast të papunësisë së përkohshme përmes kompensimit në para për ata që i kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizës.

Zv/kryeministri, Bujar Osmani jep një lajm të mirë për qytetarët e R.Maqedonisë së Veriut. Osmani në emisionin 200 në Tv Alsat flet edhe për heqjen e orës policore.

“Pas 1 Majit do të bëjmë edhe një vlersim, se cilat janë trendet dhe çfarë do të propozojë komisioni për sëmundje ngjitëse dhe do ti analizojmë të gjitha. Unë jamë për kombinim të masave të buta, e jo masa radikale”, theksoi Osmani.

Sipas tij, nëse impnomohet përdorimi i maskave ose mbulimi i hundës dhe gojës dhe daljes në hapësira publike si dhe ruajtja e distancës fizike dhe disa masa tjera të buta do të jenë shumë më efektive se sa orë policore.

“Mendoj se trendi duhet të jetë lirimi i masave radikale siç quhen të forta kurse përforsimi i masave të buta, që nënkupton njerëzit mund të dalin, mund të lëvizin, por të kenë kujdes të shtuar për të ruajtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e tjërëve për rreth”, u shpreh Osmani në emisionin 200.

Ndryshe në RMV, ora policore është nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ndërsa me 1 Maj deri në 3 Maj është nga ora 14:00 deri në 05:00.

Në mëngjes do të zgjoheni më të pushuar se kurrë më parë

Shpesh ndodh që të zgjohemi pa energji dhe me dhembje të shpinës, ndërkaq e gjithë kjo është për shkak të pozicionit të keq në të cilin flemë gjumë.

Mjekët pajtohen që mënyra në të cilën biem në gjumë të thellë të nesërmen mund ta ketë efektin. A do të zgjoheni plot energji apo me dhembje, varet nga pozita në të cilën flini gjumë.

Me metodën japoneze do të rilindni gjithë trupin dhe do të ndieni lehtësim të madh

Kur flemë gjumë në pozicion jo të drejtë, krijojmë presion në qafë dhe në shtyllën kurrizore, gjë që rezulton me dhembje gjatë ditës së nesërme, transmeton Telegrafi.

Fjetja gjumë në shtroja të forta, edhe pse është besuar se është e mirë, në të vërtet nuk mund ta eliminojë në afat të gjatë dhembjen, ka treguar hulumtimi.

Ideale do të ishte dysheku mesatarisht i fortë. Jastëku nuk do të duhej të ketë lartësinë më shumë se 12 centimetra, mirëpo më së miri do të ishte që të flini pa jastëk.

Gjithashtu, fjetja në pozicionin e fetusit, si edhe fjetja në stomak më së shumti ndikojnë në krijimin e dhembjeve të kurrizit.

Teknika japoneze nënkupton fjetjen në shpinë apo në krah.

Nëse zgjidhni të flini në shpinë, atëherë vendosni jastëkun nën gjunjë, në atë mënyrë arrihet pozicioni natyral i kurrizit dhe shmanget dhembja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës ka njoftuar edhe se Kurti ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen në emër të Qeverisë në lidhje me kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit Nr. 24/2020 të datës 30.04.2020.

“Qeveria mbështeti kërkesën e deputetëve për vendosjen e masës së përkohshme dhe vlerësoi vendimin e Gjykatës për aprovimin e kërkesës së tyre për pezullimin e dekretit të Presidentit, sepse parashtruesit kanë dorëzuar një kërkesë e cila është prima facie e pranueshme si dhe është substancialisht e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese të saktësuara në kërkesë”, thuhet në komunikatë.

“Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë. Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, thekson komunikata.

Zyra e Kryeministrit po ashtu ka publikuar përgjigjen e Kurtit për Gjykatën Kushtetuese, për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit.

Belgjika u ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë patate të skuqura franceze dy herë në javë, jo për të ndryshuar dietën ushqimore, por për të korrigjuar një humbje të mundshme ekonomike në një prej sektorëve më të rëndësishëm të vendit.

Si të gjitha shtetet e tjera europiane, Belgjika po vuan nga pandemia e koronavirusit dhe masat e marra janë të ngjashme me ato të Italisë, ndërsa pasojat ekonomike kanë filluar të ndjehen.

Një humbje e paparë në historinë e një vendi që patatet e skuqura i ka kthyer në simbolin e ushqimit në rrugë“, shkruajnë mediat.

Belgjika, në lidhje me këtë krizë, ka ndërmarrë një fushatë të veçantë patriotike, duke i ftuar qytetarët të konsumojnë sa më shumë me qëllim për të kufizuar humbjen ekonomike në këtë sektor.

Belgë, bëhuni atdhetarë, hani patate franceze të paktën dy herë në javë!”.

Belgjika është vendi i parë në botë për prodhimin e patateve të ngrira franceze.

Me mbylljen e të gjitha dyqaneve të ushqimit të shpejtë, restoranteve dhe me ngadalësimin e eksporteve, magazinat janë të mbushura plot, duke grumbulluar mbi 750 milionë patate që rrezikojnë të prishen përpara se ato të shiten.

Presidenti i shoqatës së fermerëve të patates Belgapom, Romain Cools u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë dy herë në javë patate me qëllimin për t’a shpëtuar këtë sektor nga kriza që e ka mbërthyer për shkak të pandemisë.

Ndërkaq, nga 750 mijë ton patate që ishte grumbulluar në magazinat e vendit, 90% e sasisë ishte destinuar për eksport.

Mësohet se as lehtësimi i masave me 11 maj, nuk do të arrijë dot të nxisë konsumimin e patateve franceze.

Shoqata tregtare ka menduar që një pjesë të prodhimit të saj t’a çojë tek supermarketet ushqimore, të cilat si në vendet e tjera, kanë marrë një rritje të kërkesave për mbështetje nga njerëzit në vështirësi ekonomike, ndërsa një pjesë tjetër t’a përpunojë për ushqim për kafshët.

Belgjika është një nga prodhuesit kryesorë në botë, ajo eksporton 80% të prodhimit të saj në formën e patateve të ngrira franceze.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku ditën e sotme kanë inspektuar një pjesë tjetër të punimeve në “By Passin” e Vlorës.

Sipas kryeministrit Edi Rama punimet në këtë rrugë po vijojnë me ritme të larta.

Ndërkohë Rama ka njoftuar se së shpejti do të rinisë aty ku u ndërpre nga Covid, gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim Lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel Europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit Jonian.

“Në ByPassin Vlorë punimet po ecin me ritme të larta. Në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit.

Së shpejti rinis aty ku u ndërpre nga covidi gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim Lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel Europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit jonian”, njofton Rama.

Ndërkohë ministrja Balluku është shprehur: “Pa kanë kërkuar shtyrje dhe ne e kemi pezulluar pa afat për shkak të Covid-19. Por besoj se edhe ky proces do të zhbllokohet deri në fund të qershorit. Duke qenë se është bllokuar vetëm pak dit para se të hapej. Koha e shfrytëzuar do të ruhet. Datat rimerren nga ku u ndërpre. Kanë ngelur 12 ditët  e fundit por ne do të lëmë diku 2-3 javë që të kenë mundësi që ata të sjellin dokumentet.”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdulla Hotit si Kryeministër.

Lajmi konfirmohet nga burime të Gjykatës Kushtetuese, sipas Ora News.

Ndërkohë, edhe avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci njoftimi përmes një postimi në Facebook se dekreti është pezulluar

Ai ka thënë se Kosova nuk po mundet me një qeveri e jo më me dy.

Albin Kurti e ka shkarkuar Këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, i cili ripsërsëri një ditë më parë deklaratat se UÇK dhe ushtarët kanë kryer krime. Këto deklarata Gashi i kishte bërë prej kohësh, shumë para se të bëhej Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar. Në njoftimin e publikuar, Kurti ka thënë se e çmon mendimin kritik të Gashit dhe kërkon që debatin ta vazhdojë nga një pozitë joqeveritare.

Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin. Këtë e ka bërë të ditur me një status në FB.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti.

Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në Fronatl të T7, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.

Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.

Shkelzen Gashi, Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar, kishte shkruar qysh më 2011 për ‘krimet e UÇK’së’. Atëkohë, citonte raporte në të cilën thuhej se “UÇK kishte përgjegjësi për të zhdukurit dhe kishte pasur burgje”. Kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për këta të zhdukur.

Para nëntë vjetëve, Shkelzen Gashi, Këshilltar i shkarkuar i Kryeministrit të shkarkuar, shkruante për “krimet e UÇK’së”. Ofronte shifra të personave të zhdukur nga nacionaliteti serb, boshnjak, malazez e rom.

Të premten, Gashi shkoi edhe më tutje, duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK’së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike.

Ndërkohë, në një tekst te vitit 2011, Gashi, kërkonte direkt përgjegjësi nga prijësit e luftës, duke përdorë argumentet e senatorit zviceran, Dick Marty.

“Ish-liderët e UÇK-së duhen me dhanë përgjegjësi për të zhdukurit. Ata nuk është mirë as me e përfaqësue Kosovën në negociata me Sërbinë, kur dihet se ndër temat kryesore, përveç çështjes së të zhdukurve, ka me qenë edhe statusi ‘europian’, pra autonomia, për sërbët e Kosovës. Prandaj, për mos me dhanë përgjegjësi për çështjen e të zhdukurve, ish-liderët e UÇK-së – shumë prej të cilëve edhe të korruptuem – mund të bëjnë, qysh e dëshmon e kaluemja e tyre, lëshime të mëdha në pikën kryesore të këtyre negociatave: me e nënshkruejtë statusin ‘europian’ për sërbët e Kosovës”, shkruante Gashi.

Maqedonia nga muaji maj fillon hapjen e bizneseve të mbyllyra si pasojë e koronavirusit dhe me këtë dalngadalë të tërhiqen masat restriktive, përcjell Zyrtare.net.

Edhe portale të tjera maqedonase shkruajnë për mundësinë e hapjes së lokaleve, dhe se duke u thirrur në burime të shtabit të krizës, pas 15 majit do të mund të ketë hapje graduale të lokaleve, por me rregulla strikte.

Autoritetet planifikojnë që hapja e lokaleve dhe restoranteve të jetë me kushte që shëbrimin ta kryejnë vetëm në ambient të hapur, duke pasur parasysh se temperaturat që shkojmë drejtë verës tani fillojnë të rriten dhe qëndrimi në ambient të hapur nuk përbën problem.

Sa i përket pjesës tjetër të biznesit aty ku hapësira do të më e ngushtë do të bëhet obligim mbajtja e maskave. Ndërsa në hapësirat më të zgjeruara do të ketë distancë të theksuar mes tavolinave dhe karrigeve.

Po ashtu do të kërkohet dezinfektimi i vazhdueshëm i lokave, aplikimi i pajisjeve dezinfektuese si dhe mbajtja e rendit për të evituar stërngarkimin e lokaleve, me qëllim të evitimit të përhapjes së virusit. (INA)