Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter.

Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sipas CNN, ata do t’iu bashkohen ish-presidentit George W.Bush, i cili gjithashtu planfikon të jetë në Washington për transferimin zyrtar të pushtetit.

Vendimet e raportuara të premten, erdhën në të njëjtën kohë kur presidenti në largim, Donald Trump, njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë më 20 janar.

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, po planifikon të marrë pjesë në inaugurim, por po pret një ftesë, konfirmoi të enjten një burim pranë tij për CNN.

Liverpool luajti ndeshjen e radhës në FA Cup ndaj Aston Villës, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat 4-1.

Kthesë e madhe e ndeshjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë, i cili asistoi 2 herë me të inkuadruar.

Ai pas ndeshjes ka thënë se është shqetësuese hapësira që iu është ofruar atij këtë sezon.

Jurgen Klopp e ka inkuadruar Shaqirin vetëm në 4 ndeshje në Premierligë këtë sezon, njëra ndër arsyet kryesore janë lëndimet që ai ka pësuar.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha që është e rëndësishme që të shënoni gola dhe të ndryshoni ndeshjen.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.

29 vjeçari gjithashtu tha: “Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, tha Shaqiri. 

Twitter ishte rruga më e rëndësishme e komunikimit të Donald Trump: Pas mësymjes së Kapitolit në Uashington, shërbimi i medias sociale merr vendimin e bllokimit të vazhdueshëm të presidentit në largim.

“Pas një verifikimi të kujdesshëm të tweet-eve të llogarisë @realDonaldTrump”, ajo është “bllokuar në mënyrë të vazhdueshme”, bëri të ditur Twitter. Arsyeja është “rreziku për një nxitje tjetër të dhunës”, bëri të ditur shërbimi i lajmeve të shkurtra. Në një argumentim të mëtejshëm, Twitter konkretisht iu referua dy mesazheve të presidentit Trump në largim, ditën e premte. Në njërin prej tyre Trump kishte shkruar, se të 75 milionë “patriotët amerikanë të shkëlqyer”, që kanë votuar për të në zgjedhje, do të kenë edhe më tej në të ardhmen “një zë vigan”. Ata nuk do duhet të nënvlerësohen apo të trajtohen pa të drejtë në ndonjë formë. Në një mesazh tjetër, Trump bëri të ditur, se ai nuk do të marrë pjesë më 20 janar në ceremoninë e dorëzimit të mandatit tek pasuesi, Joe Biden.

Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë.

Kjo rrugë është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

Autoritetet lokale lusin të mos shfrytëzohet ky aks por rrugët e tjera alternative.

Nga Kimete Berisha– Për seks, në rregull, jemi marrë vesh historikisht se është temë tabu. Askush nuk ka kë ta pyes: si t’ia bëj në këtë rast, e si në këtë tjetrin, sepse askush prej shqiptarëve asgjë nuk ‘di’ për seksin.

(Temë tjetër tabu është edhe kur je i ‘zhdjergët’ e s’e mban dot shurr*n, por për këtë temë tabu, që kemi ymer, flasim një herë tjetër).

Pas seksit, te shqiptarët është temë tabu, Ibrahim Rugova. Ai s’bën të kritikohet.

Nëse do të jesh ‘dikushi’ dhe të mbijetosh nëpolitikë, duhet, për adet, si hapi i parë në jetë, ta vizitosh varrin e Ibrahim Rugovës.

Se, nëse nuk e nderon varrin e tij, për LDK-në kjo do të thotë ‘ti s’ke të ardhme politike’ E ardhmja politike në Kosovë, nis nga varri i Rugovës.

S’di a lejohet të bësh kritikë mbi ‘veprën’ e tij, por e di se për të qenë politikan nuk je i obliguar ta lexosh ‘kompletin’ e librave të tij (se është edhe humbje kohe), por je i obliguar ta duash (‘pretending’ se e do varrin e tij’!

Për Jezu Krishtin ka shkruar Denis Diderot (që e kam lexuar vet), dhe ka shkruar zi e terr.Diderot ishte i bindur se Krishti nuk ka ekzistuar, se thoshte nuk ka dëshmitar që ka ekzistuar.

Janë shkruar libra kundër Profetit, janë xhiruar filma, çdo ditë dikush ‘tallet’ me Jezu Krishtin, sepse nuk është temë tabu.Ibrahim Rugova, i cili për së gjalli ishte me fotografinë e Papa Gjon Palit II, e për së vdekuri me krye kah Qabja, nuk bën t’i nënshtrohet valorizimit, nuk bën të kritikohet, duhet të pranohet verbërisht si ‘arkitekt’ i pavarësisë.

Na lejoni së paku të mos e pranojmë si ‘ndërtimtar i pavarësisë’, sepse pavarësinë e Kosovës ndërtuan ‘të tjerët’, jashtë planit ‘urbanistik’ të LDK-së.

Ibrahim Rugova nuk e ka konsideruar veten ‘shenjtor’, por LDK e ‘shpalli shenjtor’, bashkë me të ‘metat’ dhe me gabimet e tij, për ta përdorur për së vdekuri.Këtë fore i pari e hëngri HashimThaçi, i cili kujtonte se nëse gjunjëzohesh te varri i Rugovës, del prej krize.

Koha dëshmoi se varri nuk ta bën çaren! Po, varri, nëse e viziton të bën për disa orë njeri më të mirë, sepse ta rikujton se ‘çdo gjë merr fund’, sidomos lumturia, prandaj nuk ia vlen të jesh njeri i keq, të tubosh pasurine e të jesh grabitqar në një dynja që soset!

Këtë shkrim po e shkruaj e motivuar nga nana e Fehmi Lladrovcit, të cilën, para disa vitesh e kam parë në një foto, e thyer në shpirt, duke e puthur gurin e varrit të birit të saj.

Naser Rugova i LDK-së u nervozua shumë pse Berati e Leonardi ia lejuan Ramiz Lladrovcit të shprehet i lirë kur bëhet fjalë për mitin e Ibrahim Rugovës! Qysh guxon Ramiz Lladrovci me përmend Ibrahim Rugovën?!Ibrahim Rugova nuk ka qenë Pejgamber! Pse duhet të bëhemi budallenj, kur s’jemi.Fehmi Lladrovci paska pasur të drejtë të vdes për Liri, por jo edhe ta kritikoj Ibrahim Rugovën!

Pse është më e natyrshme ‘të vdesësh’, sesa ta kritikosh Ibrahim Rugovën! Ibrahim Rugova ishte i mirë, por jo mjaftueshëm sa të ishte ‘i shenjtë’ dhe i kishte disa mëkate (të pavullnetshmembase dhe të pashmangshme), mjaftueshëm sa të thuhet se ai funksiononte mirë veç si ‘rob’ që lyp Lirinë si miellin me tepsi, por jo si luftëtar që e jep gjakun për Liri. Pra, ai ishte lypësar i Lirisë, kurse UÇK luftonte dhe vdiste për Liri.

Unë jam e bindur se edhe ushtari më i thjesht që e ka marrë në dorë pushkën kundër armikut është më ‘dikushi’ se secili orator dhe poet i vuajtjeve shqiptare, që i ka bë kryq dy rima për Kosovën dhe e ka bë namin. Po çuditem pse kjo nuk është e qartë.Këtë që po e them, po e dëshmon koha.

Po shihet qartë, trashëgimia e secilit, edhe e Ibrahim Rugovës! Kjo që shohim sot, këta njerëz janë dhe ishin LDK.Parti tagrambledhëse, që ka ekzistuar duke mbledhur tatime të popullit të robëruar shqiptar, që detyrohej të paguante taksa të dyfishta, për shtetin e Serbisë pushtuese dhe për ‘shtetin’ e LDK-së.

Veç neve na ka ndodhur që populli të luftojnë, e komandanti i popullit të mbyllet në shtëpi, të mos i prijë luftës, e cila në fillim iu duk si:’dorë e zgjatur e Serbisë’, pastaj iu duk sikur ‘UÇK nuk ekziston’, dhe se si ishte ‘një grup i frustruar’, dhe kështu iu desht pak kohë derisa u bind se UÇK ekziston….

Për LDK, në fillim, UÇK ishte e padukshme si Zoti! Nuk është tabu, por është e vërtetë, se:

1. Ibrahim Rugova (LDK) i shpalli zgjedhjet e lira në kohë lufte (1998) pas masakrave në Likoshan, Qirez, Prekaz etj. Derisa Drenica digjej, LDK merrej me demokratizimin e vëndit;

2. Që deri në vitin 2000, LDK ishte e regjistruar në Beograd;

3. Që në programin e parë të Lidhjes Demokratike (1989), Kosova angazhohej për një Jugosllavi demokratike, federative dhe socialise!

4. Që gjatë sulmeve të NATO-s, Ibrahim Rugova u takua me kryetarin e Serbisë Millan Millutinoviq, me të cilin arriti një marrëveshje dhe bashkë me të gjatë luftës, në mesin e bombardimeve, kërkoi publikisht ndërprerjen e sulmeve të NATO-s kundër Serbisë (s’ke pse më beson mua, videon e ke në you tube, shikoje-dëgjoje vet);

5. Është e vërtetë se gjatë bombardimeve të NATO-s, Ibrahim Rugova u largua nga Kosova në Beograd (bashkë me familjen), dhe nuk u trajtua barabartë si populli i tij që po masakrohej e po shfarosej!(S’ke pse më beson mua, lexoji kronikat e gazetave të botës dhe bindu);

6. LDK e kishte ‘Sigurimin e atdheut’, ndoshta e ka edhe sot, sepse kurrë nuk u ditë se çfarë ndodhi me të, dhe ku mbeten ‘letrat dhe paret’!

7. Kur mbas luftës u kthye nga Italia, Rugova e mori pushtetin në vendin e çliruar nga UÇK dhe NATO (nga e cila kërkoi ndërprerjen e bombardimeve kundër Serbisë) dhe vazhdoi aty ku e la para luftës;

8. A është a s’është LDK e para që e ka denoncuar UÇK-në për krime dhe ka bërë dosje kundër ‘saj’, po shihet;

9. LDK asnjëherë nuk ka bërë me gisht kah Serbia, si vrasëse e mundshme e njerëzve të saj!

Isa Mustafa sot ka kërkuar nga Gjykata Speciale hetimin e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së (dhe shumë mirë ka bërë),por kjo kërkesë e njohur elektorale e LDK-së, kësaj here është vjetëruar dhe nuk pi ujë më, sepse atyre të cilëve ua drejton gishtin, tashmë janë në burgun e Hagës.

Autorja ka luftuar si gjeraqinë për të mos e larguar fotografinë e Rugovës nga zyra nr.15 e Ministrisë së Kulturës (Memli Krasniqi nuk ma ka prishë, fotografia edhe sot është aty), sese Rugovën e kam respektuar dhe e respektoj si një personalitet që ka punuar aq sa ka mundur dhe sa ka ditur, por Lirisë sonë nuk ia ka vë kapakun.

Shikojeni fotografinë e nanës së Fehmi Lladrovcit duke e puthur gurin e varrit të djalit të saj, dhe pyetni: Pse ajo nanë nuk ka pasur shofer? (Veç pse është e katundit, a çka?)pse nuk ka pasur pension nga shteti? pse nuk ka gëzuar respekt e salltanet? pse nuk u trajtua si mbretëreshë, kur ishte mbretëreshë e dashurisë dhe e flijimit për atdheun.

Ajo e ka dhënë për Kosovë të birin e saj, i cili nuk ka vdekur duke ladruar e duke filozofuar, por ka vdekur duke luftuar për Liri.Pse pra nana e Fehmi Lladrovci nuk trajtohej njësoj si gruaja e Rugovës, të cilës me gjithë respektin, nuk ia mbajmë në mend një thënie të vetme për asgjë mbi këtë tokë! Është sistem i deformuar ky, ku vlerat janë ‘arnuar’ me ‘t’njofshëm’, dhe ku fjalët e Rugovës vlerësohen më shumë se gjaku i Heroit!

Për shembull, shteti u jeppensione të mëdha disa këngëtarëve pensionistë (që i çojnë në raki), që gjatë pushtimit janë gërvallur kafehaneve serbisht, kurse shkrimtarë disidentë dhe të burgosurit politikë kanë vdekur dhe janë duke vdekur urie.

Prandaj, jemi të dështuar. Mos i çmoni fjalët e mia më shumë se sa veprat. Sepse, çdo grua që sot e ka mjelë lopën, që e ka ndez stufën, që ka gatuar bukë, që e ka fshirë oborrin dhe që e ka rehatuar familjen, vlen më shumë sesa fjalët e mia.

P.S. Ju premtoj se ditëve në vazhdim do të jem shumë agresive:e paparë, e pakapshme, e paparashikueshme, e pangushëlluar, e pakompromis, …ama e parezistueshme.

Proverbat janë frytet e përvojës së kombeve, që përfaqësojnë mirëkuptimin e të gjithë shekujve të përmbledhur në formula.

Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga thëniet më të bukura nga populli francez:

Mos shko në gjueti pa hark, në kishë pa ungjill, në martesë pa fat të madh.

Ligjet e padobishme ulin autoritetin e atyre që janë të domosdoshme.

Luhatshmëria e njeriut dëshmon moralin e ulët dhe shkapërdredhjen e karakterit të njeriut.

Madhështia e vërtetë e kombit përbëhet nga cilësi madhore të njerëzve të veçantë.

Martohet se gjykon, shkurorëzohet se ka durim, rimartohet për harresë.

Matësi i vërtetë i dinjitetit të njeriut është aftësia të dashurojë.

Mendimi i fundit i përket opinionit publik. Mjerë publiku që gënjehet.

Me një numër mjaftueshëm “në qoftë se”-sh, mund të futim Parisin në një shishe.

Më mirë e njeh njeriun nga ëndërrimet, se nga mendimet.

Më turp është të mos u besosh miqve sesa të gënjehemi prej tyre.

Miqësia që lind nga dashuria është më e mirë se dashuria.

Mundimi është fija e endjes së pëlhurës së lumturisë.

Në një qeverisje tiranike, qeveritarët janë frikacakë dhe njerëzit e thjeshtë janë varrmihësit e saj.

Nëse gruaja të fali zemrën, nuk mund të çlirohesh nga të tjerat.

Nëse të urtit edhe tutje do të lëshojnë udhë, në botë do të sundojnë të marrët.

Nganjëherë servilizmi respektohet edhe pse është i neveritshëm; nga njerëz që janë mësuar me shërbimet e tij.

Nga zëri i këmbanave të mëdha nuk dëgjohen të voglat.

Nuk ka dashui të shëmtuar, siç nuk ka burg të bukur.

Nuk ka inteligjencë pa drejtësi dhe drejtësi pa inteligjencë.

Njeriu i urtë nuk e thotë gjithçka që mendon, por mendon gjithçka që thotë.

Njeriu ka prirje shpërdorimesh të gjithçkaje, përfshirë dhe dinjitetin.

Njeriu më i lumtur në botë është ai që gëzon më shumë njerëz në botë.

Një armik zë vend më shumë në trurin tonë se ç’zë një mik në zemrën tonë.

Një baba mund t’i mbajë dymbëdhjetë fëmijë, por dymbëdhjetë fëmijë nuk mund të mbajnë një baba.

Një lypës në këmbë vlen më shumë se një perandor në varr.

Paragjykimi, arsyeja e budallenjëve dhe foshnja e injorantit.

Për shamatë janë të nevojshëm gjithmonë dy të marrë.

Pjesa më e madhe njerëzve vdes nga ilaçet, jo nga sëmundja.

Po t’i thoni një femre vetëm një herë se është e bukur, këtë djalli do t’ia përsëriste dhjetë herë në ditë.

Po të mos kishim vese, s’do të ndjekim kënaqësi duke vërenjtur ato të të tjerëve.

Puna nuk poshtëron njeri, fatkeqsisht ka të tillë që e poshtërojnë.

Republika e demokracia e vërtetë i afron njerëzit, e kundërta i përçan.

Rinia jeton nga shpresa , ndërsa pleqëria nga kujtimet.

Sa më të rrepta që të jenë ligjet, aq më të këqinj bëhen njerëzit.

Servilët jetojnë me shpenzimetë atyre që i dëgjojnë.

Sikur të rinjtë vetëm të dinin; sikur të moshuarit vetëm të mundnin!

S’majfton të vraposh shumë, po nuk u nise në kohë!

Shkon në gjykim për një dele e do të humbasësh lopën.

Shpresa, si tapa, sado kërkojmë ta zhytim, del në sipërfaqe.

Të ftosh një mik do të thotë të bëhesh përgjegjës për lumturinë e tij përsa kohë qendron në shtëpinë tënde.

Të gjithë njerëzit linin të sinqertë e vdesin gënjeshtarë.

Të pasurit shkelin ligjet. Të varfërit ndëshkohen.

Të priturit e kënaqësisë dhe lumturisë është një gjendje munduese.

Të quhesh njeri është e lehtë, të jesh njeri është shumë zor.

Të rinjtë tregojnë çfarë janë duke bërë, të moshuarit, çfarë kanë bërë, të marrët – çfarë kanë ndërmend të bëjnë.

Tirania më e egër është ajo që “mbrohet” me ligjin, drejtësinë dhe lirinë.

Urrejtja fshihet lehtë, vështirë fshihet dashuria, shumë më vështirë indiferenca.

Vargonjtë e martesës janë kaq të rëndë, saqë ata duken mbajtur nga të dy.

Vetbindja me forcë fsheh në vetvete forcën.

Vetmia është më e ndjeshme në qytete të mëdha.

Xhelozia, arti i të bërit keq vetes, sesa të tjerëve.

Si shiu

Më prit se një ditë do të vij
Në shkretëtirën tënde atje,
Do vij si një shi,
Veç pa gjëmim e rrufé.

Do vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur në shpirt,
Po duhet ta dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit…

Sivjet mbushen 700 vjet nga vdekja e shkrimtarit më të madh italian, Dante Alighieri, autori i “Komedisë hyjnore” e konsideruar si kryevepra e letërsisë italiane e nga më të rëndësishme e letërsisë botërore.

Për të nderuar kujtimin e shkrimtarit e Dantes Alighieri, Ministria e Artit dhe e Kulturës në Itali ka vënë në dispozicion një fond me mbi dy milionë euro për realizimin e një programi kulturor kombëtar që do të vlerësojë figurën e tij, të veprave të tij, si dhe të vendeve ku ai ka jetuar.

Viti 2021 apo viti Dantesk nisi me eksperiencën e një viti të rënduar për artin e kulturën italiane, por dhe me pjekurinë për të nderuar shkrimtarin e madh, ashtu siç ishte parashikuar e pavarësisht masave të detyrueshme anti-pandemi që vazhdojnë të mbajnë të mbyllur muzetë e të limitojnë lëvizjet e popullsisë italiane.

Gjuhëtari, filozofi, poeti, shkrimtari, politikani Dante Alighieri lindi më 1265 në Firence, qyteti që qysh në ditën e parë të vitit 2021, në muzeun “Galleria delgi Uffizzi” hapi zyrtarisht vitin dantesk me ekspozitën virtuale të titulluar “Për të parë sërish yjet” .

Për herë të parë do të jenë të vizitueshme, virtualisht, 88 skica që ilustrojnë poemën “Komedia Hyjnore” të realizuara nga piktori Federico Zuccari, i cili është dhe autori i afreskeve të Kupolës së Katedrales së Firences, Santa Maria del Fiore. Ilustrimet janë ndër më të rëndësishmet mbi veprën danteske deri para shekullit XIX.

Pikturat kanë hyrë në pronësi të muzeut të Firences në vitin 1738, si dhuratë nga princesha Anna Maria Luisa de Medici, pinjollja e fundit e dinastisë fiorentine Medici – familja protagoniste e historisë italiane e evropiane në periudhën kohore prej  shekullit të XV deri më XVIII. Ilustrimet deri sot ishin të njohura vetëm nga studiuesit e të apasionuarit e veprës danteske.

Drejtori i “Gallerie degli Uffizi”, Eike Schmidt shprehet se “për herë të parë 88 pikturat do të ekspozohen të plota e të shoqëruara me një analizë didaktike e shkencore që do të jenë online për çdo person”.

Alighieri ndërroi jetë në Ravena në natën mes 13-14 shtatorit të vitit 1321, në moshën 56 vjeçare. Për studiuesit ai konsiderohet dhe babai i gjuhës italiane pasi fama e përhapja e saj në botë pati si pikënisje “Komedinë hyjnore

Fan S. Noli, një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, kujtohet si një figurë e madhe dhe e shumanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri të vërtetë shteti.

Noli lindi në Qytezë (Ibriktepe), fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë në 6 janar të vitit 1882. Vitet e luftës së përbashkët krahas forcave më të përparuara të shoqërisë shqiptare e bënë Nolin demokratin revolucionar dhe mendimtarin e shquar dhe veprën e tij, një nga kulmet e mendimit shoqëror dhe krijimtarisë poetike shqiptare.

Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj në gazetën “Drita”, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë ç ‘është e ç’do të bëhet”, shkoi në SHBA, ku luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”. Në këto vite krijoi vargjet e para dhe nisi shqipërimet. Megjithëse jetoi larg Shqipërisë ai dha shumë për të.

Rolin kryesor Noli e luajti në pozicionin e tij si prift. Ai e mori këtë detyrë në moshën 27 vjeçare kur shqiptarëve ortodoksë të Amerikës po u humbte durimi nga kontrolli grek mbi kishën.

Si prift ortodoks në vitin 1908 për herë të parë ai mbajti liturgji në gjuhën shqipe në sallën “Knights of Honor” në Boston. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve greke te shqiptarët me besim ortodoks.

Ndërkohë, ai bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federatën pan-shqiptare “Vatra”. Atë vit kreu studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude). Në vitin 1913 Fan Noli vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këte vend në prani të princit Vilhelm Vid.Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920 .

Ai u bë figurë udheheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit, më 17 qershor 1924 Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua me mish e me shpirt të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. Por programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe tepër i nxituar në një vend pa tradita parlamentare.

Me rrëzimin e qeverisë së tij nga forcat zogiste Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Dashurinë për popullin dhe atdheun ia ushqeu rrethi familjar. Kultura e gjerë që mori i dha atdhetarizmit te tij përmbajtje të përparuar. Luftën për çlirim kombëtar ai e konceptonte si luftë me armë dhe me pene. Fan Noli kërkonte që bashkatdhetarët e vet të mbështeteshin në “krahët… trimerinë…dhe kordhën e tyre…”. Si përkrahës i luftës për t’u çliruar nga zgjedha e huaj mbështeti veprimet e çetave dhe kryengritjet e mëdha me arme kundër sundimit osman. Pas shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë shqiptare të Vlorës.

Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme dhe të jashtme i shtjelloi në shkrime dhe fjalime të viteve 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar.Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare.

Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Fan Noli është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare , lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Ai shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim. Lirikat politike të Fan Nolit ushtojnë nga besimi i patunduri poetit në fitoren mbi armiqtë e vendit dhe drejt përparimit. Fan Noli i kushtoi vëmendje të posaçme edhe studimeve historike.

Në këtë fushë interesat e tij u përqendruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji ; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botërorë, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi, etj.Noli vdiq në Florida. SHBA, në 13 mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare.

Ai ishte i lidhur gjatë gjithë jetës me popullin e tij, të cilit i njohu vuajtjet, e thirri në luftë dhe i admiroi fitoret. Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit tonë e të kulturës së tij.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden kur u pyet nëse beson se forcat e rendit do të jenë në gjendje të sigurojnë ceremoninë e tij të inaugurimit më 20 janar, kur ai zyrtarisht merr çelësat e Shtëpisë së Bardhë, tha se ai ka “besim të madh në Shërbimin Sekret” dhe komitetin e inaugurimit.

“Unë kam besim në planifikimin që ka qenë në proces”, tha Biden gjatë fjalimit të tij nga Delaware.

Por, kur u pyet se si ndihet që Trump e ka bojkotuar ceremoninë e inaugurimit, Biden e quajti një nga gjërat e pakta që ai dhe Trump bien dakord, duke shtuar se është diçka e mirë që ai s’do të jetë aty.

Ndërkaq, për Mike Pence që u nda përfundimisht nga Trump dhe që e certifikoi Biden president në Kongres të mërkurën pasi ligjvënësit rikthyen kontrollin e dhomës – është ende “i mirëpritur” për të marrë pjesë.