Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bëri betimin tradicional mbi Bibël.

Gjatë fjalimit të tij të parë si kreu i Shtëpisë së Bardhë, Biden u shpreh se sot festohet jo triumfi i një kandidati por triumf i demokracisë.

Biden u ndal edhe tek pandemia e Covid-19 teksa u shpreh se virusi ka marrë jetë në një vit më shumë se sa Lufta e Dytë Botërore.

“Sot festojmë triumfin jo të një kandidati, por të një kauze, të demokracisë. Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment miqtë e mi, demokracia ia ka dalë. Në këtë tokë të betuar, kur vetëm pak ditë më parë dhuna u mundua të shkundë themelet e Kapitolit, ne erdhëm të gjithë së bashku për të kaluar në mënyrë të paqtë pushtetin. Siç e kemi bërë gjithmonë ne amerikanët”, tha presidenti në fjalimin e tij.

“Falënderoj paraardhësit e mi, presidentët që janë këtu sot. I falënderoj vërtet shumë nga zemra. E di që Kushtetuta jonë është e fuqishme dhe shteti ynë është i fuqishëm. Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të fituar. Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese sesa kjo në të cilën gjendemi sot. Ky virus që ka marrë më shumë jetë në një vit sesa Amerika ka humbur në Luftën II Botërore.

Në një janar tjetër të vitit 1863, presidenti Abraham Lincoln nënshkroi aktin e emancipimit. Ai tha se kishte dhënë shpirtin e tij te ky vendim. Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkon çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë. Të bashkohemi për t’u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësimi i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë dasitë racore dhe të mposhtim këtë virus”.

Në fund, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara pati edhe një mesazh për të gjithë botën.

“Amerika është vënë në provë. Por do t’i riparojmë aleancat. Do të udhëheqim jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë”.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

Shprehja “kur të bjeri borë në Sahara” si metaforë e së pamundurës, tani duhet hequr nga fjalorët si e tillë.

Arabia Saudite dhe shkretëtira e Saharasë janë mbuluar nga bora këtë muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se temperaturat në atë vend kanë zbritur në -2 gradë celsius.

Disa fotografi të shkrepura duken dunet e rënës të zbardhura.

Disa fotografi të shkrepura duken dunet e rënës të zbardhura.

Nga kjo ndodhi shumë vendas dhe të huaj kanë shkuar për vizitë në shkretëtirë në mënyrë që të shijojnë pamjet e rralla.

Edhe pse ky vit i ka ulur shumë temperaturat dhe ka sjell reshje të borës kudo, kjo që ka ndodhur në Sahara dhe në Arabinë Saudite është e e rrallë.

Destan Hajdini – fjalë për veprën Eskadronët e vdekjes Viti 2020/21 do të mbahet mend në mos për asgjë tjetër, për dy ngjarje diametralisht të kundërta; në njëren anë pandemija ndërsa në anën tjetër botimi i veprës së Bardhyl Mahmutit ” Eskadronët e vdekjes”.

Bardhyl Mahmuti

Ky libër mbanë edhe nëntitullin Kronikë e nji kasaphane. Eskadronët e vdekjes me 508 faqe paraqet veprën më të realizuar, jo për shkak të temës, por mbi të gjitha për shkak të mënyrës së trajtimit të saj. Në këtë vepër autori na e paraqet në mënyrë kronologjike realitetin objektiv që karakterizohej me luftën çfarosëse kundër popullit tonë. E veçanta e saj qëndron që përmes gojës së nji gazetari serb Mifi L ti prezantoj gjithë ato veprime gjenocidale ndaj nji pjese të popullit tonë në mbarim të shekullit xx.

Kjo vë në spikamë zërin e ndërgjegjes së disa gazetarëve e intelektualëve serb si Natasha Kandiqi, Mirosllav Filipoviqi, Sonja Biserko, Sllavko Quruvija e ndonji tjetër që nuk e përtypnin dezinformimin e mashtrimin e Vuçiçit.

Kështu që autori përmes kësaj vepre arrinë ta zhveshë deri në palcë shpirtin nihilist dhe gjenocidal të pushtetit dhe okupatorit serb dhe në mënyrë të aprgimentuar të denoncoj krimet makabre tëregjimit të Millosheviqit ndaj popullit tonë liridashës, duke përcjellur mesazh të fuqishëm për domosdoshmërinë e gjykimit dhe dënimit të këtyre krimeve kundër njerëzimit, në mënyrë që të mos përsëriten në asnji vepnd dhe ndaj askujt.

Kjo vepër paraqet mundësi për rifreskimin e memories për tmerrin e përjetuar, ndërsa gjenerata e re e pasluftës të njihet me veprimet e pushtuesit serb për realizimin e objektivit të shndërrimit të Kosovës në vend pa shqiptarë. Secila familje në tërë hapsirën shqiptar duhet ta posedojë këtë vepër si dëshmi rrënsethëse e nji tmerrin nëpër të cilin kaloi nji pjesë e popullit tonë jo më shumë se dy dekada më parë!

Historiografia sllave thotë që ne shqiptarët kemi zbritur nga malet e Shqipërisë pas luftës austro-turke (1689) dhe ua kemi “marrë” territoret sllavëve.Tani, mua, për t’ua rrëzuar krejtësisht poshtë këtë tezë, nuk më duhet të nxjerë ndonjë dokument ose referencë, por, për ironi, po ua demantojë tezën e dobët me vetë denarin e tyre.Në 100 denarshin e Maqedonisë, me shkronja shumë të imta shkruan: “СКОПЈЕ ГРАВУРА ОД 1594 ГОД, ПРОЗОРЕЦ ОД АЛБАНСКА КУЌА”.Përkthim: SHKUP GRAVURA E VITIT 1594, DRITARE E NJË SHTËPIE SHQIPTARE!

Kurse dritarja që shihni në mes është e shtëpisë së familjes shqiptare Erebara nga Dibra!

Këshillë: Kur të gënjeni, duhet t’i mbani mend gënjeshtrat.

Arbërorët e Maqedonisë

Ibrahim Xhemajli- Romani “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit arriti edhe në Danimarkë. E përgëzojmë autorin për këtë vepër të mrekullueshme kushtuar Gjenocidit në Kosovë. Argumentim edhe artistikisht.

Gjithashtu njoftojmë lexuesit në Danimarkë se librin mund ta porosisin dhe ta blejnë përmes nr të telefonit 25116271. ( Kushton vetëm 150 kr).

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë sot për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Ngritja e akuzës mund të bëhet, dhe kjo është padyshim hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij, por shkarkimi me gjasë nuk do ndodhë.

Por presidenti Trump duket se nuk është i shqetësuar. BBC shkruan se Presidenti po kalon një ditë të qetë në shtëpi ndërsa ligjvënësit në Capitol Hill po punojnë për ta fajësuar atë.

Hundreds of National Guard troops hold inside the Capitol Visitor’s Center to reinforce security at the Capitol in Washington, Wednesday, Jan. 13, 2021. The House of Representatives is pursuing an article of impeachment against President Donald Trump for his role in inciting an angry mob to storm the Capitol last week. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Ai ka qenë në rezidencën gjatë gjithë mëngjesit dhe pret të shohë se çfarë do të ndodhë më pas.

Në një pjesë tjetër të ndërtesës, Krahut Perëndimor, stafi i tij është përqendruar në detyrën që ka përpara: paketimin e gjerave në mënyrë që të mund të largohen.

Ngjarja që nuk ndodhte qe nga Lufta CIVILE

Natën e kaluar ishte hera e parë që nga Lufta Civile e SHBA që trupat federale flinin në Kapitol për ta mbrojtur atë nga dhuna e mundshme, thonë raportet.

Trupat nga Garda Kombëtare u panë duke fjetur pranë një busti të Abraham Lincoln, presidentit që udhëhoqi Bashkimin gjatë konfliktit 1861-1865 që mori 620,000 jetë amerikane.

Ndersa tani, mediat amerikane kanë publikuar pamjet jo vetëm të asaj që ndodh brenda Kapitolit ku po vijojnë diskutimet, por edhe jashtë, ku institucioni është i rrethuar dhe blinduar nga Garda Kombëtare, pasi i tremben një tjetër sulmi nga mbështetësit e Trump.

Ndërsa ligjvënësit debatojnë brenda për fajësimin e Presidentit Trump, forcat e armatosura janë rreth Kongresit. Trafiku është mbyllur plotësisht rreth Kapitolit.

Kuvendi sot filloi me debatin mbi Propozim-ligjin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili tha se me ligj është paraparë që regjistrimi të mbahet nga 1 prilli deri më 22 prill, ndërsa aty do të përfshihen edhe personat që punojnë jashtë vendit.

“Personat që punojnë jashtë shtetit, regjistrimin do ta bëjnë vetë, me aplikacion të veçantë që do të instalohet në ueb-faqen e Entit Shtetëror për Statistika, nga 1 marsi deri më 21 prill”, sqaroi Nuhiu.

“Në kapitullin e katërt të ligjit, është paraparë se aktet që i sjell drejtori i Entit Shtetëror për Statistika kanë efekt juridik nëse i pranon zëvendësi i tij, kështu që nuk mund të kemi mashtrim në bazë etnike”, tha Nuhiu.

Gjysmëshekulli i fundit i mjaftoi historisë për ta vendosur veprën letrare të Migjenit në një nga majat më të larta të bjeshkëve me gjelbërim të përhershëm të letërsisë sonë kombëtare.

Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe mësimet e para.

Krijimet e para, vjersha dhe skica, nisi t’i botonte në revistat “Illyrija”, “Bota e re” etj. Në vitin 1936 u shtyp përmbledhja poetike “Vargjet e Lira”, por, e ndaluar nga censura, ajo nuk qarkulloi. Megjithatë kopje dhe vjersha të veçanta të saj u lexuan të kopjuara dhe të shpërndara dorë më dorë. Përmbledhja u botua disa vjet pas vdekjes së autorit, më 1944. Vepra e plotë e tij u botua prej S. Luarasit, më 1957, nën kujdesin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Më pas, krijimtaria e tij është botuar disa herë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Sido që e njohu vetëm pjesërisht, mendimi kritik, qysh në pritjet e para (fundi i viteve ’30 – fillimi i viteve ’40) e vlerësoi Migjenin si “fenomen”, “uragan”, poet “flamurtar” që “revolucionoi” mendësinë e kohës. Me lirikën e tij jeta letrare e atyre viteve kreu shkëputjen më të dukshme e më të vendosur prej tradicionalizmit nacional; me të ajo u hap, u bë vizionare dhe përftoi si kurrë më parë tipare universale; me të ajo njohu kritikën konceptualiste si mënyrë e të menduarit artistik (“Parathënie e parathanjeve”, “Të birt e shekullit të ri”, “Poema e mjerimit”, “Kanga skandaloze” etj.).

Thellësisht e angazhuar, poezia e Migjenit solli në letërsinë shqipe një problematikë të re, jetën e shtresave të varfra të shoqërisë shqiptare, temën e mjerimit e të pasojave të tij morale, përjetimin artistik të domosdoshmërisë së ndryshimit dhe vegimin e një bote tjetër, më të mirë e më të drejtë.

Ajo përvijoi tiparet e një humanizmi që flakte mitet, kultet dhe gjithfarë qëndrimesh irracionale e sentimentale. E ashpër (“Trajtat e Mbinjeriut”, “Të lindet njeriu”, “Lagjja e vorfun”) dhe delikate (“Dy buzë”, “Z.B.”, “Një natë” etj.), e hareshme (“Kanga e rinis”, “Ekstaza pranverore”) dhe e trishtuar e tragjike (“Nën flamujt e melankolisë”, “Vetmia”, “Vuejtja”, “Një natë pa gjumë”, “Frymëzim i pafat” etj.), poezia e Migjenit kërkonte dhe gjente mjete të tjera, të gjera e të vrullshme në mundësitë e tyre shprehëse. Fjalori, krejt i hapur në zgjedhjet e veta, vargjet, shpesh të thyera e të lira, që, më shumë se harmoninë formale, synonin figurën e mendimit, të guximshme e të beftë, ritmi dinamik e rimat e brendshme që i nënshtrohen gjithnjë theksimit të mesazhit, e veshën ligjërimin e poezisë së tij, me të gjitha tiparet e vargëzimit modern, që i përpunoi ndryshe aftësitë e fjalës shqipe për t’u renditur artistikisht.

Për letërsinë shqipe të viteve ’30, prurje moderne ishin edhe skicat e Migjenit, që kishin si vatërzim tematik tjetërsimin e njeriut (“Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun?”, “Ose…, ose”, “Vetëvrasja e trumcakut”, “Idhujt pa krena”, “Në sezonën e mizave”, “Gogoli” etj.) dhe, në ligjërimin e tyre, dalloheshin prej teknikave të përthithura nga publicistika, dramatikja e eseistikja, prej groteskut dhe ironisë sarkastike, nëntekstit të fuqishëm dhe jashtëzakonisht konciz. Të tilla tipare stilistike shfaqeshin edhe në disa skica të tjera (“Bukuria që vret”, “Moll e ndalueme”, “A don qymyr zotni?”, “Në kishë”, “Luli i vocërr” etj.), të cilat, tek zbulonin qartas simpatitë e thella demokratike të Migjenit, realizonin përmes bërthamash subjektore, konkretësisë së detajeve, ndërrimit dhe ndërhyrjes autoriale, kërkesat e tij për një art që do të ndikonte shpejt në konstitucionin shpirtëror të kohës.

Proza rrëfimtare e Migjenit (“Studenti në shtëpi”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”; “Historia e njenës nga ato…”, “Të çelen arkapijat”), megjithëse nuk u botua sa ishte gjallë, ishte shprehje e drejtpërdrejtë e nevojës që ndjente procesi letrar i kohës për të braktisur vizionet romantiko-sentimentaliste dhe idhujt e vjetruar.

Materialist në bindjet e veta, Migjeni kishte arritur ta kuptonte se psikja e individit përcaktohej prej gjendjes së tij ekonomike dhe pikërisht për këtë arsye, ai duhej përshkruar në vartësinë e tij prej realitetit të marrëdhënieve të egra e të ndërlikuara shoqërore. Gjithë duke ruajtur karakteristikat e stilit të skicave, proza rrëfyese e tij krijonte personazhe që kishin një biografi (Nushi, Lukja), hera-herës një portret (Agia), mbi të gjitha një mënyrë të menduari e të sjelli të tjetërsuar e të përcaktuar prej qenies së tyre shoqërore (Filipi, Kola, i ati i Nushit etj.). E vendosur në mjediset e Shkodrës, duke krijuar figurat e të papunit të përhumbur, të tregtarit filistin, të fanatikut të egër, të intelektualit që kuptonte se për të luftuar hipokrizinë, si rregullator të marrëdhënieve midis njerëzve, duhej një shoqëri tjetër, duke zbuluar varësinë nga faktorët që vendosin mbi fatet e individit, proza rrëfyese e Migjenit arriti ato shkallë të analizës dhe të përgjithësimit artistik, që kanë karakterizuar realizmin.

Vepra e tij sfidonte në çdo pikëpamje; ajo ishte shprehje e shqetësimeve të mundimshme të jetës shpirtërore shqiptare që ftonin për të përfytyruar një shoqëri njerëzore në të cilën individi, i njohur dhe i kuptuar së fundmi, do të realizohej plotësisht në të gjitha ndërlikimet e tij ekzistenciale.

Migjeni ka qenë dhe mbetet ndër shkrimtarët më të lexuar të letërsisë shqipe. Krijimtaria e tij luajti një rol të madh reformues në letërsinë shqiptare; ajo ishte pamja më e shënjuar e takimit të saj me zhvillimet moderne të letërsisë evropiane. Kjo është një ndër arsyet që ajo është përkthyer në disa gjuhë.

Qeveria ka publikuar listën e 245 kompanive që morën ndihmë shtetërore për pagat e nëntorit, por që nuk iu paguan pagat gati 800 punonjësve. Dyqanet, kompanitë e ndërtimit, fabrikat e tekstilit dhe hotelet janë disa nga kompanitë në këtë listë. Punëdhënësit kanë një afat prej shtatë ditësh të dhënë nga DAP, për pagimin e rrogave, pas së cilit do të pasojë pagesë e detyruar, nga ata të cilët, pavarësisht afatit nuk do të lëshojnë pagën. Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të kërkojë gjithashtu përgjegjësi penale për këta punëdhënës të cilët kanë mbajtur për vete ndihmën shtetërore duke ngritur akuza në Prokurorinë Themelore Publike.

Termocentrali i Osllomesë nuk e pranon përgjegjësinë për ndotjen e Kërçovës, përkundër faktit se qyteti dhe rrethina e tij kanë qenë ndër pesë vendet më të ndotura në vend për vite me radhë. Biologët nga Kërçova alarmojnë se ndotja ndodh për shkak të funksionimit të centralit kur është në funksion. Nga Elektranat e Maqedonisë, nën juridiksionin e të cilave është edhe Osllomeja, pranojnë se qymyri përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilin janë të vetëdijshëm se nuk është lëndë djegëse ekologjike.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV):

“Por, duke pasur parasysh sasinë e vogël të qymyrit që ka miniera, termocentrali operon në periudha shumë të shkurtra në vit. Të dhënat e stacioneve të matjes së ajrit ambiental në Kërçovë tregojnë se ndotja në rajon është e pranishme, dhe e lartë edhe në muajt kur termocentrali i Osllomesë nuk funksionon, gjë që tregon ekzistencën e burimeve të tjera të ndotjes së konsiderueshme.”

Megjithatë, rezultatet e biologut Gafur Ajruli, i cili zhvilloi kërkime në vitin 2014, në fokus e vendosin pikërisht termocentralin. Gjegjësisht, ata treguan se substancat që vijnë gjatë djegies së qymyrit lënë pasoja negative jo vetëm në mjedis, por edhe në shëndetin e qytetarëve.

Vitin e kaluar nuk u përmbushën premtimet e qeverisë se afër Termocentralit të Osllomesë do të ndërtohet central solar. Njoftimet ishin se nuk do të ketë një, por dy centrale të tilla ekologjikisht të pastra në atë vend. Ish kryeministri teknik, Oliver Spasovski, në fillim të vitit të kaluar madje pohoi se sasitë e para të energjisë elektrike do të prodhohen gjatë vjeshtës së vitit 2020. Por, kjo nuk ndodhi. Centrali i parë ende nuk është ndërtuar, ndërsa për të dytin ende është duke u përgatitur dokumentacioni i tenderit.