Departamenti i Transportit (DfT) ka publikuar planin e tij të veprimit për të ardhmen e fluturimeve, i cili propozon taksi fluturuese pa pilot deri në vitin 2030.

Gjithashtu, ai parashikon përdorimin e rregullt të dronëve për luftimin e krimit, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se plani i fluturimit me teknologjinë e dronëve deri në fund të dekadës pritet të rrisë ekonominë e vendit për 45 miliardë paund (mbi 50 miliardë euro).

“Teknologjia e fundit do të revolucionarizojë transportin”, tha Ministri i Aviacionit dhe Teknologjisë së Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Browne.

“Nga taksitë fluturuese te dronët e shërbimeve urgjente, ne po sigurohemi që Mbretëria e Bashkuar t’i bëjë ballë këtij ndryshimi dramatik të transportit, duke përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik”, shtoi Browne.

Plan të ngjashëm për të përdorur taksitë ajrore për të fluturuar drejt dhe nga aeroportet, ka zbuluar edhe kryetari i New Yorkut, Eric Adams.

Këto propozime do të lejojnë që taksitë të fluturojnë lirshëm pa e kufizuar qiellin për aeroplanët e tjerë.

Por, planet synojnë edhe zhvillimin e teknologjisë së dronëve për të trajtuar krimin e dhunshëm dhe sjelljen antisociale.

Dronët janë testuar nga Skyfarer dhe spitalet universitare të vendit për të dërguar implante kirurgjikale dhe mostra në vende të tjera. Rezultoi që koha e dorëzimit është shpejtuar për 70 për qind.

Organizata joqeveritare CIVIL e cila merrem me monitorimin e proceseve zgjedhjeve ka regjistruar me shumë se 3000 raste të gjuhës së urrejtjes dhe mbi 200 raste të dezinformimit në rrjetet sociale dhe në media. Mesazhet në komunikimi publik tregon se në vend ka dy grupime politike me qëndrime diametralisht të kundërta. Kreu i organizatës, Xhabir Deralla tha se në rrjetet sociale, kryesisht Facebook dhe X (ish Twitter) janë regjistruar numra treshifrorë të komenteve në postime të ndryshme, në të cilat janë fjalime të qarta, gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë dhe kërcënime për vrasje dhe linçim. Sipas monitorimit të Civil në një pjesë të mediave janë regjistruar transmetimi pa kriter të disa prej postimeve në rrjetet sociale që përmbajnë dezinformata dhe gjuhë urrejtjeje, gjë që i jep besueshmëri kësaj mënyre të komunikimit publik dhe miraton një mënyrë të tillë shprehjeje. CIVIL u bën thirrje partive politike për një debat konstruktiv dhe të ndalojnë nxitjen dhe shpërndarjen e dezinformatave, shkruan Alsat.

– Advertisements –

“Në komunikimin publik, orientimi pro-evropian nuk sulmohet drejtpërdrejt, por mesazhet që përcillen publik tregojnë se në vend janë dy grupe politike me qëndrime të ashpra. Një pjesë e subjekteve politike, edhe pse jo gjithmonë drejtohen drejtpërdrejt kundër integrimeve euroatlantike të vendit, orientimin e tyre të qartë antiperëndimor e manifestojnë përmes narrativave të vazhdueshme diskreditues dhe revizionizmit të vendimeve dhe proceseve me rëndësi strategjike që mbështesin orientimin euroatlantik të vendit”, deklaroi Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL. /Alsat.mk

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se zgjedhjet ruse të mbajtura në territoret e okupuara të Ukrainës kanë shkelur sovranitetin e këtij shteti.

Duke folur përpara se të kryesonte një takim të ministrave të jashtëm të BE-së sot, ai tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo të drejta dhe ishin “të bazuara në shtypje dhe frikësim”.

Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, BE-ja dënoi zgjedhjet “ilegale” të mbajtura nga Rusia në rajonet e pushtuara të Ukrainës, të cilat sipas tyre “paraqesin një tjetër shkelje të dukshme nga Rusia të së drejtës ndërkombëtare”.

Blloku “nuk do t’i njohë kurrë” rezultatet e votimit në këto zona, thuhet në deklaratë, raporton Sky News.

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë u zhvilluan “në një mjedis shumë të kufizuar” që u “përkeqësua” nga lufta në Ukrainë, tha BE.

Administrata e burgjeve ruse ka njoftuar se kritiku i presidentit rus Vladimir Putin dhe opozitarit Alexei Navalny ka vdekur.

Alexei Navalny vdiq në koloninë korrektuese nr. 3 në distriktin autonom Yamalo-Nenets në moshën 48-vjeçare, njoftoi të premten departamenti rajonal i Shërbimit Federal të Ndëshkimit, transmeton RIA Novosti.

“Më 16 shkurt të këtij viti, në koloninë korrektuese nr.3, i dënuari Navalny A.A. u ndje keq pas ecjes, duke humbur ndjenjat pothuajse menjëherë. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë nga institucioni dhe është thirrur një ekip mjekësor emergjent”, thuhet në njoftim.

“Janë kryer të gjitha reanimacionet e nevojshme, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e urgjencës deklaruan vdekjen e të dënuarit. Po përcaktohen shkaqet e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Navalny u arrestua në vitin 2021 pasi u kthye nga Gjermania, ku u trajtua për helmim, siç përfunduan laboratorët evropianë, me agjentin nervor sovjetik Novichok.

Në mars 2022, Navalny mori një dënim me nëntë vjet burg për akuzat e përbuzjes dhe përvetësimit me anë të mashtrimit, të cilat ai dhe mbështetësit e tij i kanë hedhur poshtë vazhdimisht si akuza të motivuara politikisht.

Fondacioni kundër korrupsionit i Navalny dhe rrjeti i tij i zyrave rajonale u etiketuan organizata “ekstremiste” dhe u ndaluan pas arrestimit të tij, duke çuar në një tjetër gjyq kundër tij me akuza për ekstremizëm.

Në gusht 2023, një gjykatë e zgjati dënimin me burg të Navalny në 19 vjet dhe e dërgoi atë në një institucion më të rreptë “regjimi special” nga burgu i sigurisë maksimale ku mbahej.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Navalny u transferua në një burg të tillë në rajonin rus të Arktikut.

Ushtria amerikane ka nisur një sulm ajror mbi të paktën 85 objektiva në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani të premten, ku sipas Sky News, raportohet për disa të vdekur.

U përdorën avionë të shumtë, duke përfshirë bombarduesit me rreze të gjatë B-1 të NISURnga SHBA – duke shënuar hapjen e hakmarrjes për sulmin me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani fundjavën e kaluar .

Një deklaratë nga Komanda Qendrore e SHBA tha: “Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM) kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër Forcës Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupeve të milicisë së lidhur.

“Forcat ushtarake amerikane goditën më shumë se 85 objektiva, me avionë të shumtë duke përfshirë bombardues me rreze të gjatë të fluturuar nga Shtetet e Bashkuara.

Nga David Satter* 

Wall Street Journal

Vladimir Lenini nuk është më prej një shekulli, por e keqja që ai bëri vazhdon e jeton. Udhëheqësi i parë i Bashkimit Sovjetik vdiq më 21 janar 1924, në fshatin Gorki të zonës së Moskës, pas disa goditjeve në zemër.

Trashëgimia e tij është një botë, në të cilën ai ndihmoi për shkatërrimin e një ekuilibri moral.

Bashkimi Sovjetik bazohej në marksizëm, një fe laike, dhe Lenini ishte arkitekti i sistemit të tij të antimoralitetit. Për Leninin, siç tha ai në fjalimin e mbajtur në Komsomol më 2 tetor 1920, morali ishte tërësisht i nënshtruar ndaj luftës së klasave.

Një veprim ishte i drejtë, jo në dritën e “koncepteve ekstrahumane”, por vetëm nëse shkatërronte shoqërinë e vjetër dhe ndihmonte në ndërtimin e një shoqërie të re komuniste.

Efekti i kësaj teorie ndihet edhe sot në Rusinë post-sovjetike. Trashëgimia e refuzimit të plotë të komunizmit ndaj moralit universal shkatërroi shpresën për reforma demokratike. Teoria e Leninit gjithashtu frymëzoi terrorizmin modern dhe kontribuon në dobësinë, që i bën shumë në Perëndim, të falin krimet ideologjike.

Lenini lindi në 1870 në Simbirsk (tani Ulyanovsk). Ai ishte djali i një inspektori të lartë shkolle. Në vitin 1893 u transferua në Shën Peterburg, ku u bashkua me partinë marksiste dhe botoi një libër, “Çfarë duhet bërë?” (1902), në të cilin përshkroi një plan për marrjen e pushtetit nga një parti e disiplinuar “pararojë” e revolucionarëve profesionistë.

Një model i hershëm, por i papranuar i kësaj partie, ishte Vullneti i Popullit Rus, i cili u themelua në 1879 dhe në 1881 kreu vrasjen e Aleksandrit II, “Çlirimtarit Car”, i cili 20 vite më parë kishte liruar banorët ruralë rusë (të ashtuquajtur serf).

Në shkurt 1917, partia e Leninit, Bolshevikët, kishte 24,000 anëtarë. Kjo parti arriti të triumfonte në një vend me më shumë se 100 milionë banorë, sepse ishte një makinë e fuqisë së përqendruar, që pranoi vrasjen dhe e lartësoi atë si një detyrim moral.

Isaac Steinberg, ministri jo-bolshevik i Drejtësisë në qeverinë e parë revolucionare, kundërshtoi ekzekutimet e menjëhershme. Ai me sarkazëm e pyeti Leninin: “Pse të shqetësohesh me një Komisariat të Drejtësisë? Le ta quajmë atë ‘Komisariati për Shfarosjen Sociale’”. Fytyra e Leninit u ndez dhe tha: “Kjo është pikërisht ajo që duhet, por nuk mund ta themi këtë”.

Kombinimi i përkushtimit ndaj marksizmit dhe përbuzjes totale për normat etike bëri të mundur që komunistët dhe pasardhësit e tyre të vendosnin regjime totalitare në shekullin XX, që sundonin më shumë se një të tretën e popullsisë së botës.

Megjithëse shumica e këtyre regjimeve nuk ekzistojnë më, dëmi që ata shkaktuan ka të ngjarë të ndihet për shumë vite në vijim.

Rusia sot është jokomuniste, por jo më pak e paligjshme se në kohën e sovjetikëve. Sundimi arbitrar, dikur i kodifikuar në ideologjinë marksiste-leniniste, tani justifikohet nga privilegji i shtetit, i cili ka përparësi absolute mbi jetën e individëve.

Zyrtarët rusë e interpretojnë funksionin e historisë ruse si mesazh për fuqizimin e shtetit. Në një fjalim të vitit 2008, Vladimir Putin tha se ruajtja e vendit të Rusisë si një “komb i fuqishëm” kërkon “sakrifica dhe privime të mëdha nga ana e popullit tonë”. Me fjalë të tjera, ambicia e tij është e njëjtë me atë të Leninit: që rusët të vuajnë pafundësisht për shtetin.

Rusia ka pësuar rreth 360,000 viktima në Ukrainë. Kjo nuk i ka bindur liderët rusë të ndalojnë luftën. Në një fjalim të fundit, zoti Putin tha se zgjidhja ishte që gratë ruse të lindnin më shumë ushtarë potencialë.

“Shumë nga gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin shtatë, tetë apo edhe më shumë fëmijë, – tha ai. – Le t’i ruajmë dhe ringjallim këto tradita të shkëlqyera”.

Kur Bashkimi Sovjetik ra, Rusia hoqi dorë nga modeli i ekonomisë socialiste, por nuk rivendosi kuadrin moral, që kishte shkatërruar Lenini. Rezultati ishte ngritja e një shteti kriminal jo më pak të rrezikshëm se paraardhësi i tij – një shtet që është përfshirë në atentate, ka rrëzuar avionë civilë dhe madje ka bombarduar ndërtesa banimi për të sjellë zotin Putin në pushtet.

Ndikimi i Leninit është gjithashtu i dukshëm në terrorin e kryer në emër të Islamit politik, ku marksizmi shërben si një sistem shpjegimi për atë që ndodhi. Egërsia e sulmit të Hamasit të 7 tetorit kundër Izraelit riprodhoi pothuajse saktësisht taktikat e bolshevikëve kundër jo simpatizantëve të dyshuar dhe civilëve të tjerë gjatë Terrorit të Kuq (1918-22).

Një nga shkrimet e fundit të Leninit ishte një grup rekomandimesh për të mashtruar “shurdhmemecët”, termi i tij për kapitalistët perëndimorë, të cilët ishin të gatshëm të injoronin krimet sovjetike në kërkim të fitimit.

Plani i tij ishte të promovonte trillimin e një qeverie legjitime në Bashkimin Sovjetik të ndarë nga Partia Komuniste dhe të krijonte marrëdhënie me sa më shumë vende të ishte e mundur për të krijuar një përshtypje të rreme të normalitetit.

Planet e Leninit u miratuan nga regjimi sovjetik dhe u trashëguan nga Rusia post-sovjetike me zgjedhjet e saj të fiksuara, Parlamentin e kontrolluar dhe “propagandën” përmes institucioneve të tilla si Klubi i Diskutimit Valdai, i cili pas themelimit të tij në 2004 luajti një rol të rëndësishëm në mashtrimin e zyrtarëve perëndimorë dhe ekspertëve për synimet e Rusisë.

Mauzoleumi i Leninit vizitohet çdo vit nga rreth 2.5 milionë njerëz, por popullariteti i tij në Rusi ka rënë në krahasim me Stalinin, i cili vlerësohet për fitoren në Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, figura e Leninit qëndron si simboli i refuzimit të parë në histori të standardeve universale, në emër të një lëvizjeje politike, që pretendonte monopolin e së vërtetës.

Lenini u shkëput disi nga e kaluara në muajt e fundit të jetës së tij, por nuk ka asnjë tregues se ai u pendua për ndonjë gjë. Për Leninin, qëllimi gjithmonë justifikonte mjetet. Kjo është arsyeja pse ai qëndron si një paralajmërim – jo vetëm për vendet që ai preku drejtpërdrejt, por për të gjithë njerëzimin.

*David Satter është autor i “Epoka e deliriumit: Rënia dhe rënia e Bashkimit Sovjetik”.

Zgjedhja e z. Talat Xhaferi për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, është ngjarje historike për këtë shtet, që synon integrimin në institucionet e Bashkimit Europian dhe një rezultat i pakontestueshëm pozitiv i rrugëtimit politik të shqiptarëve autoktonë. Redaksia e Radio Televizionit “ Zëri i Kosovës” në Kopenhagë uron kryeministrin Xhaferi për funksionin e rëndësishme që i është besuar dhe ka besim të plotë se do të dëshmojë kualitetet profesionale në qeverisjen e vendit! Urojmë që logjika integruese e diversitetit etnik , linguistik dhe kulturor të reflektohet në të gjitha institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, sepse kjo logjikë është garanci e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Europës Juglindore.

Redaksia e Radio Televizionit “ Zëri i Kosovës” në Danimarkë

Të nesërmen (28 janar) në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri pritet të marrë detyrën si kryeministri i parë shqiptar i vendit pasi të votohet në Kuvend mbi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të çojë vendin në zgjedhjet e dyfishta që do mbahen në muajin maj.

Lidhur me këtë ngjarje historike kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i është drejtuar kombit shqiptar me një fjalim duke e quajtur të nesërmen si ditë historike.


“Katër vite më parë nga ky vend iu drejtova juve me fjalët “cdo gjë fillon me një ëndërr”. Ju thashë se të gjithë ne i kemi ëndrrat tona për fëmijët tanë.

Liria dhe barazia nuk vijnë lehtë, kërkojnë edhe besim se synimi do të arrihet.  Ashtu besoja edhe në marrëveshjen e Ohrit edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Besoja se do bëhemi pjesë e NATO-s dhe se do të hapej mundësia për anëtarësim në BE.

Besoj se shpejt do anëtarësohemi në BE sepse është ideali ynë. Nesër është ditë historike. Nesër të dielën, 28 janar zgjedhim kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”- tha Ahmeti.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se nga SHBA ka arritur në Shqipëri kontigjenti i helikopterëve amerikanë UH-60 Black Hawk.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Këtu mundë ti gjeni arsyet kryesore, që të rinjtë të heqin dorë nga partneri i tyre.

Me rastin e programit të takimeve ‘Shiko, më dëgjo, më dua’, Megafon ka realizuar një sondazh për TV 2 Echo të Danimarkës, ku të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç janë pyetur se çfarë mund t’i shtyjë ata që të të heqin dorë nga partneri i tyre. Në këtë pyetje janë përgjigjur 541 të rinjë.

Konkluzioni është i qartë:

Lëreni drogën, mos pini shumë alkohol dhe hiqni dorë nga cigaret nëse doni të rrisni vlerën tuaj në tregun e takimeve, me partnerët tuaj të ardhëshëm.

Në listën e mëposhtme, mund të zhyteni në rezultatet e anketës së pyetësorit dhe të merrni rregullin e përgjithshëm të ekspertëve për xhunglën e takimeve.

01. Përdorimi i supstancave narkotike

Pothuajse nëntë nga dhjetë – 89 për qind – janë të përgatitur të heqin dorë nga partneri nëse personi merr drogë.

Të rinjtë që funksionojnë mirë dhe kanë një jetë të arsyeshme të rritur, nuk duan një partner që mund të rrezikojë të përfundojë në abuzim me drogë, thotë Katrine Axholm dhe shton:

Dhe pastaj njerëzit që marrin drogë mund të jenë të çmendur në aspekte të ndryshme.

02. Pirja e tepërt e alkoolit

Tre nga katër persona nga mosha 18 deri në 35 vjeç do të heqin dorë nga një partner që pi shumë alkool.

“Kemi të bëjmë me një brez të rinjsh që e dinë se sa kushton të jesh me dikë që pi shumë, thotë Julia Lahme.

03. Pirja e duhanit

Më shumë se gjysma – 55 për qind – nuk duan një partner që pi duhan.

Ka shumë të rinj që pijnë regullisht duhan ose pijnë duhan vetëm nëpër ahengje. Por është diçka krejt tjetër të kesh një partner/partnere që pi rregullisht duhan, kjo do të ishte tepër e bezditëshme për ate që nuk pin, thekson Katrine Axholm.

Fakti që nuk ka më shumë njerëz që posaçërisht e konsiderojnë duhanin si një prishës të marrëveshjeve mund të lidhet me faktin se gjithnjë e më shumë të rinj po fillojnë të pinë duhan.

Të gjithë mund të pajtohemi se pirja e duhanit është një ide e keqe. Por që nga vitet 1920 ka qenë një simbol i kundërshtimit i të rijëve ndaj establishmentit, thotë Julia Lahme dhe vazhdon:

Dhe të jesh i ri ka të bëjë edhe me të qenit në opozitë, prandaj nuk befasohem për kët casje.

04. Besimi fetar

Në vendin e tretë të përbashkët është edhe bindjet fetare. Pikërisht 55 për qind nuk do të takoheshin me një person që është fetar.

Julia Lahme nuk mendon se danezët në përgjithësi kanë frikë nga feja, por thekson se një pjesë e madhe e danezëve kanë një skepticizëm në lidhje me besimin e jetës sonë për diçka që vjen nga jashtë.

05. Ekonomia e dobët

53 për qind nuk do të zgjidhnin dikë me financa të dobëta.

Se më shumë se gjysma e të anketuarve midis moshës 18 dhe 35 vjeç. nuk do të zgjidhnin një person me financa të dobëta, pyet Julia Lahme.

Në fund të fundit, ka shumë pak njerëz që në fillim të të 20-ave që kanë kontrollin e financave të tyre, thotë ajo.

06. Paaftësia fizike

51 për qind nuk duan një partner që ka paaftësi fizike.

Në kulturën tonë, ne shqetësohemi për mënyrën se si dukemi ndaj të tjerëve. Çfarë do të mendojnë prindërit dhe miqtë e mi nëse unë vij me një të dashur që ka vetëm gjysmën e këmbës? Mund të jetë e turpshme të thuhet, por mendoj se për shumë është kështu, thotë Katrine Axholm.

Ajo thekson megjithatë se për të rinjtë danezë mund të jetë më vendimtare se cila paaftësi fizike bëhet fjalë.

07. Pesha

Pikërisht gjysma nuk do të zgjedhte një partner për shkak të peshës.

Ne jetojmë në një kulturë ku i kushtojmë shumë vlerë të qenit mbipeshë – e cila mund të mos ketë asgjë në të.

Julia Lahme beson se të rinjtë – dhe të gjithë kërkuesit e tjerë të dashurisë – duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e bëjnë peshën një prishës.

Është një jetë e gjatë, dhe shkon lart e poshtë – edhe me peshën. Kështu që mendoj se duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit se pamja dhe pesha nuk janë një gjë konstante, thotë Julia Lahme.

08. Diferenca në moshë

48 për qind nuk duan një të dashur ku diferenca në moshë është shumë e madhe.

Nuk është befasi për Julia Lahme që pothuajse gjysma nuk do të zgjidhnin një partner për shkak të një ndryshimi të madh në moshë – veçanërisht në grupmoshën e anketuar.

Nëse jeni shumë i ri, mund të ketë diçka në përvojën e jetës që e bën të vështirë gjetjen e njëri-tjetrit në një lidhje.

09. Semundje mendore

Sëmundja mendore është një problem për 47 përqind. e të anketuarve.

Shumë të rinj mendojnë: Unë kam mjaftueshëm probleme, ndaj do të doja të kisha një partnere që punon dhe pa të meta, thotë Katrine Axholm.

Nëse bëhet fjalë për sëmundje më pak serioze, atëherë Julia Lahme beson se duhet të kemi kujdes që të mos e fshijmë dashurinë mbi këtë bazë.

Duhet të kujtojmë se të gjithë kanë diçka në bagazhin e tyre. Askush nuk është i pastër. Dhe nëse dikush mendon se është, thjesht nuk e ka zbuluar ende.

Në vazhdim lista e të anketuarëve është si vijon

10 Bindjet politike

11 Personi të mos ketë fëmijë

12 Personi të ketë banesë personale

13 Personi të ketë fëmi

14 Përkatësia etnike

15. Stusi i shkollimit dhe i punësimit

16. Të mos kishte pasur shumë partnerë sexual

Ja cilat janë pesë gjërat që bëjnë shumicën e të rinjve të zgjedhin një partner
1. Humori, 75 për qind
2. Tërheqja fizike, 60 për qind
3. Interesat e përbashkëta, 55 për qind
4. Inteligjenca, 49 për qind
5. Ambiciet, 19 për qind

Përktheu dhe përgaditi

rtvzeri / Adnan Aliti