Erdogan: Turqia do t'i ndihmojë vellëzerit shqiptarë, po qe nevoja dhe me trupa ushtarake
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe të gjithë Ballkanit, nëse nuk merren parasysh të drejtat e shqiptarëve.
Në një intervistë për kanalin shtetëror turk Erdogan është shprehur se Turqia do të mbështesë vëllezërit shqiptarë nëse do të jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, transmeton portali Globisot.
Ai po ashtu shtoi se populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh shqiptar, dhe se UÇK nuk është organizate rebele-terrorist, por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre.
Erdogan tha se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare.
Deklarata e kryeministrit turk, ka ngjallur reagime të ashpra nga ministri i jashtëm grek dhe serb.
Ndërsa portali albtime.com thuhet se ka lajmë demantohet.
Demantohet “deklarata” e kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Kjo deklaratë u përhap nëpër disa faqe të internetit , ku thuhej kinse ushtria turke është gati të intervenojë nëse shtypen shqiptarët.
Por pas disa konsultimeve dhe informatave në lidhje me këtë çështje, arritën të dhëna se një deklaratë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Turqia vazhdon ta luajë politikën e saj konstruktive në lidhje me Ballkanin dhe vendet Ballkanike.