Kufiri_BlacePas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për aplikimin e taksës hyrëse për të gjithë shtetasit e Kosovës që hyjnë në Maqedoni, në kalimin kufitar Bllacë vërehen koloni të gjata të automjeteve. Shtetasit e Kosovës të anketuar nga ALSAT-M u shprehën të revoltuar nga kjo masë e autoriteteve vendore, duke e cilësuar këtë vendim të Qeverisë si ’haraç’

“Aplikimi i kësaj mase ka shkaktuar radhë të gjata nëpër kufijtë për hyrje në Maqedoni nga ana e Kosovës dhe njëherësh edhe nervozizëm tek qytetarët Kosovarë të cilët këtë masë e cilësojnë si haraç nga shteti maqedonas”.

‘2 euro për person, 5 për veturën. Kjo është vjedhje, këtë nuk e kemi menduar asnjëherë që ka me ndodhë, nuk është në rregull po çka kemi me bë! Papritmas na ka ardhur kjo. 1 orë kemi pritur dhe kjo është problem’.

Sa ju morën taksë rrugore?

‘Mi morën 5 euro vetëm për veturën, pasi unë kam pasaportë të Belgjikës. Nuk është në rregull me pritë 5 orë në kufi, nuk është i mirë ky hap për ju, për shtetin. Është turp për maqedonasit që kanë vendosur kështu masa’.

‘Kam ardhur në kufi dhe mi morën nga 2 euro për çdo person edhe plus për veturën mi morën 6 euro, ja tiketa. Prej mbrëmë na thanë se kanë vendosur me na marrë para. Ky hap i Maqedonisë është dënim për shqiptarët e Kosovës.

A ju morëm taksë rrugore?

‘Po na e morën, na e morën. 2 euro për njeri, 5 euro për veturën. Ka kolona të gjata andej kufirit. Po dëshirojnë me na mbytë e hajt, po ne jemi mësuar kështu me na marrë para këta…’.

Shtetasit e Kosovës që kishin hyrë këtë mëngjes në Maqedoni përveç taksës që kishin paguar thonë se i ka irrituar edhe procesi i marrjes së parave i cili sipas tyre ecën me shumë vështirësi dhe me këtë janë krijuar kolona të gjata për hyrje në Maqedoni.

‘2 euro për person, për të gjithë udhëtarët e autobusit tim që kanë pasaporta kosovare, për autobusin mi morrën 10 euro. Ne nuk mundemi asgjë të dijmë, asgjë nuk mund t’ju tregojmë ata kryesorja na i morën parat, çka t’ju them tjetër gjë, kolona është deri në kufirin tjetër.’

‘Ky është një turp. Ky është një turp i madh…’.

‘Na i morën diku 11 euro e gjysmë për veturën dhe për katër persona. Kjo është vjedhje. Ne shqiptarët e Kosovës po e mbajmë të gjithë Ballkanin me kështu gjëra. Kjo për shqiptarët e Kosovës është vjedhje’

Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë nga mesnata ka nisur aplikimi i taksës hyrëse nga shtetasit e Republikës së Kosovës që hyjnë në Maqedoni. Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës. Valmir Kuçi