-“Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?” – e pyet futbollisti gruan.
-“Oh i dashur, e do të vërtetën?” – ia kthen ajo
-“Po të vërtetën ma thuaj” -insiston ky.
-“Mirë atëherë, të kam tradhëtuar vetëm tre herë. Dhe këtë e kam bërë përherë për ty!” – shton gruaja.
-“Kur më ke tradhëtuar për të parën herë?” – pyet futbollisti i tronditur.
-“A e mba mend kur nuk të donte gjyqtari fare, dhe gati sa s’ta dha kartonin e kuq” – i thotë gruaja.
-“Po, më kujtohet” – i përgjigjet ky.
-“Menjëherë filloi të të dojë dhe për çdo gabim tëndin e dënonte tjetrin lojëtar. Kjo ishte hera e pare” – i arsyetohet ajo.
-“Po mire, po herën e dytë pse më tradhëtove?” -pyet ky
-“Po trajneri ytë fare nuk të donte dhe nuk lejonte të hysh në lojë. Fjata me të dhe filloi të të quaj yll. Të kujtohet?” – e pyet gruaja.
-“Po, po… tash po më kujtohet.” -përgjigjet futbollisti. Dhe e pyet: -“Po të trtën here kur më tradhëtove?”
-“A të kujtohet kur të urente publiku, dhe menjëherë filluat të të adhurojnë ty dhe vetëm ty?” – e pyet ajo
-“Po, më kujtohet!” -përgjigjet ky i habitur.
-“Ja pra kjo ishte hera e tretë – fjeta me publikun!?” -ia kthen gruaja me krenari.

 

 

Hajni i shkathtë
Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë prifti:
-“Rrëfehu, dhe të gjitha dyert e parajsës do të happen për ty…”
-“S’ka nevojë, nuk ekziston derë që s’mund ta hap unë” – ia kthen hajni.
Gruaja e shpejtë
-“I dashur, pritëm edhe dhjetë minuta,jam gati së rregulluari dhe shkojmë pastaj në banket” – i thotë gruaja – burrit.
-“Ç’farë shkuarje, bre grua? Unë sapo u ktheva nga banketi!” -përgjigjet ky i habtur.