WhatsApp sfidon Skype dhe Viber, ja risia që sjell
Pasi u ble nga ana e Facebook, WhatsApp lëshon një sfidë të hapur për Skype dhe Viber, duke lajmëruar edhe video-telefonatat.Shërbimi popullor i mesazheve të menjëhershme, do të ofrojë për përdoruesit edhe shërbimin me zë, ose thënë ndryshe do të sfidojë opsionet e ofruara nga Skype dhe Viber, nëpërmjet telefonatës përmes internetit.
Ky fakt u deklarua nga shefi ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum përgjatë Mobile World Congress i mbajtur në Barcelonë.
Koum bëri me dije se mundësia për të telefonuar falas duke shfrytëzuar internetin do të jetë e mundur duke nisur nga trisemestri i dytë i këtij viti.
WhatsApp numëron aktualisht 330 milionë përdorues çdo ditë, ndërsa 15 milionë të tjerë janë bashkuar vetëm gjatë javës së fundit. Sakaq kjo kompani mbush sot 5 vite, pasi u themelua në 24 shkurt të vitit 2009.
