Ushtarët e Maqedonisë sulmohen në Afganistan
Portalet maqedonase kanë publikuar një video në të cilën shfaqen pamje të një sulmi të talebanëve ndaj trupave të Armatës së Maqedonisë në Afganistan.
Video-xhirimi siç thuhet është publikur mbrëmë, mirëpo menjëherë ka reaguar Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, me ç`rast sipas tyre nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm. “Kemi komunikuar me trupat paqëruajtëse në Afganistan nga ku jemi informuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre”, theksuan nga Shtabi i përgjithshëm.
Disa muaj më parë u regjistrua një sulm ndaj paqëruajtësve nga Maqedonia të cilët ishin nën shoqërimin e forcave amerikane