Luigj Shkodrani
Te nderuar motra dhe vellezer te besimit islam. Me lejoni qe ne emrin tim dhe te gjithe familjes sime,tju uroj argjerim sa me te lehte ne kete muajte te Madherueshem te Ramazanit. Qofte nje muj i mbare dhe i qete per te gjithe ju dhe familjet tuaja.Jane te lumtur e te gezuar te gjithe ata,qe ne kete muaj argjerojne ,sepse jane me prane Zotit e ndjene ate prane dhe i keshillon ,qe te behen familjare te mire,njerez te denje te shoqerise.Besimtare te zot ne fene islame.
Njerez qe ruajne parimet dhe besimin e tyre,por dhe qe respektojne e dine te falin ata qe bejne gabime.
Ne keto dite gjithe lutjet i drejtohen Allahut,per te miren e kesaj bote ku ne duhet te jetojme ne paqe e ne dashuri me njeri – tjetrin. Te degjojme e te respektojme njeri -tjetrin,me aq dashuri ,sa vete Zoti ka per ne te gjithe.
 
Te dashur motra e vellezer !
 
Ne keto dite te kujtojme ata qe rane per te ardhur dite me te mira mbi token tone. Ata qe komunizmi i pushkatoi dhe i vari dhe i dergji burgjeve te diktatures,per te vetmin qellim,se ishin besimtare te denje dhe donin ,qe shtepia e Zotit te jete e hapur per te gjithe.
Per ata qe derdhen gjakun ne themelet e shtetit te ri te Kosoves,qe populli i Kosoves te gezoje pavarsine e shtetit te tij.
 
Te mendojme per ata qe sot jane jetime dhe nuk kane prinderit e tyre e dergjen rrugeve,me duart e shtrira nga Allahu ,qe ti ndihmoje.
 
Te perkushtojme ne keto dite faljen tone,per mbare besimtaret qe po vriten nga dora mizore e njeriut,qe kete sa me shume paqe dhe jo luftra.
 
Ne keto dite ti perkushtohemi,merive e hasmerive,bashkimit te familjeve,te kete falje te mekateve nga njerzit e te dashurit e familjeve e te zemrave tuaja.
 
Zoti jua befte te gjithve qe argjerojne kabull keto dite te Madherueshem te Ramazanit.
 
Paqja ,dashuria,respekti e lumturia,mbreterofte perhere ne zemrat e familjet tuaja.
 
Me shume respekt
 
Luigj Shkodrani