ukraina-airoportMinistria e Brendshme në Ukrainë bëri të ditur se tanimë ushtria ka kontrollin e plotë mbi aeroportin e qytetit Donetsk në lindje të vendit.Por ky sulm ka pasur edhe kosto, pasi raportohet për të paktën 30 separatistë pro- rusë të vrarë.Mediat kanë sjellë imazhe të rënda nga luftimet. Shihet se mes viktimave ka pasur edhe civilë.

Sulmi erdhi në një kohë kur zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë fituar nga miliarderi Petro Poroshenko.

Mbreti i çokollatës, siç njihet Poroshenko, është angazhuar për t’i dhënë fund lëvizjave separatiste në vend.

Të martën, ai pati një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama, që e përgëzoi për fitoren në zgjedhje dhe e garantoi për mbështetjen e fuqishme të SHBA.