teuta-arifiKryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, priti në takim pinjollët e heroit tonë të madh kombëtarë, të atdhetarit të shquar Isa Boletini, Xhavit Boletinin, Gazmend Boletinin, Ramush Boletinin, dhe Gëzim Çunën.Në takimin tejet emocionues me këta pasardhës të figurës sonë të shquar kombëtare, Isa Boletini, u bisedua për përforcimin e kultivimin e mëtejmë të raporteve të ndërsjella, ndërsa kryetares ju dhurua Flamuri autentik kombëtar i kësaj familjeje, së bashku me fotografinë e Isa Boletinit e Tafil Boletinit.
Poashtu si dhuratë kryetares ju dha edhe një libër, përmbledhje kujtimesh të Tafil Boletinit. Pas takimit, kryetarja së bashku me mysafirët mbollën një pemë në parkun përpara Shtëpisë së Kulturës në Tetovë, pemë kjo që simbolizon miqësinë dhe vlerat e përbashkëta të mbjellura pikërisht nga këta paraardhës të shquar kombëtar të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë tonë.