Të dielën fillon llogaritja dimërore e kohës
Llogaritja verore e kohës përfundon natën ndërmjet datave 25 dhe 26 tetor ndërsa akrepat e orës do të zhvendosen një orë mbrapa.
Ndryshimi i kohës do të ndodhë në orën 03, që do të thotë se ju duhet të ktheni pas akrepin në orën 02.
Matja dimërore e kohës nis në fundjavën e fundit të muajit tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të muajit mars.
Matja dimërore e kohës u vendos në Evropën Perëndimore, në fillim të viteve ’70-të.