Suedi, Obama pritet me protesta
Mirëseardhje e ftohtë për presidentin amerikan nga qytetarët e Suedisë. Agjencitë e huaja transmetojnë se mijëra qytetarë të Suedisë protestuan në qendër të Stokholmit kundër politikave të presidentit amerikan Obama. Ndonëse mediumet transmetuan se vizita e Obamës është bërë në ftesë të kryeministrit suedez, Frederik Rajfeld që të bisedojnë rreth bashkëpunimit të dy vendeve nëfushën e ekonomisë dhe energjetikës, suedezët vlerësojnë se në takim do të bisedohet edhe për bashkëngjitje të Suedisë në NATO.
“Protestat janë kundër Obamës, kundër Amerikës dhe kundër luftës në Siri”.
“Nuk guxon të bëhet fjalë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s. Mendoj se ardhja e Obamës është pikërisht për këtë. Ne me jemi kategorikisht kundër një plani të tillë”.