Sqarim i Drejtorisë Juridike të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Lugj Shkodrani-Lajme nga Shqipëria-data 23 prill 2010
Nisur nga disa keqinformime apo keqinterpretime, pas dekretit të djeshëm të Presidentit të Republikës “Për falje dënimi”, Drejtoria Juridike e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaron procedurën ligjore që Kreu i shtetit ndjek për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të dekretimit të faljes: Në mbështetje të nenit 92, pika “b” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, nenit 1 të ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 “Për faljen”, të ndryshuar me ligjin Nr.7682, datë 09.03.1993“Për disa ndryshime në ligje”, me propozime të shumta të organeve të pushtetit vendor dhe të institucioneve të tjera si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Avokati i Popullit, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, shoqata të tjera të angazhuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe me mbështetjen e disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me dekretin nr.6516, të datës 22.04.2010 është aplikuar falje e plotë dhe / ose e pjeshme nga vuajtja e dënimit të mbetur për 367 të dënuar.Pas një vlerësimi të kujdesshëm mbi plotësimin e kritereve ligjore dhe disa kritereve të veçanta si: qenia i mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, gjendja e rënduar shëndetësore dhe mosha e thyer, e cila nuk justifikonte vazhdimin e mëtejshëm të vuajtjes së dënimit, si dhe fakti se disa të dënuar, sidomos gra ishin nëna të fëmijëve të mitur, një pjesë e të cilëve kishin mbetur pa kujdesin prindëror të asnjërit prind, gjithashtu edhe masën e dënimit të mbetur për të vuajtur si dhe duke marrë parasysh se sipas referimit të bërë nga ana e institucioneve përgjegjëse mbi edukimin dhe rehabilitimin social të të dënuarve e pasi u bë e qartë se këta persona me sjelljen, punën dhe veprimet e tyre kishin provuar se me vuajtjen e dënimit e kishin përmbushur qëllimin për edukimin dhe rehabilitimin shoqëror, ndaj tyre u aplikua falje tërësisht / ose pjesërisht e dënimit të mbetur për të vuajtur.
Përsa u përket dy të dënuarve Vehbi Alimuça dhe Fitim Kërxhaliu, vlerësojmë se opinioni publik duhet sqaruar se ndaj tyre, sipas propozimit të bërë nga organet e pushtetit vendor dhe referimit nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, është aplikuar falje e pjesshme e dënimit dhe se ata do të vazhdojnë të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në burg sipas vendimeve përkatëse gjyqësore.
Nga Faqja e Presidentit
Kryeministri Berisha: Objektivi, në këto tre vite, është tejkalimi i mesatares së BE-së për shtrirjen e IT-së
Qeveria ka përcaktuar si drejtim themelor ndërtimin e një infrastrukture të shoqërisë së informacionit, ndër më modernet, të standardeve më të larta.
Qeveria ka një zotim elektoral dhe unë i qëndroj, kompjuter për çdo të ri. Ky është një premtim që do të mbahet.
Kryeministri Berisha thirri sot një forum të gjerë, të shkëmbimit të mendimeve dhe propozimeve, me komunitetin e biznesit në fushën e teknologjisë e informacionit dhe komunikimit (ICT) dhe përfaqësues të universiteteve, në kuadër të nismës së qeverisë “Shqipëria dixhitale”. Takimi, ku ishin të pranishëm ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo dhe drejtues të Agjencisë së Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, u fokusua në prioritetet, sfidat, projektet dhe veprimin e përbashkët për një zhvillim sa më të shpejtë të ICT-së në Shqipëri.
Kryeministri Berisha, pasi u ndal në rezultatet e arritura në katër vitet e shkuara në këtë fushë, si shtrirja e internetit në çdo shkollë, dixhitalizimi i sistemit të gjendjes civile dhe i procedurave të tjera administrative, harta dixhitale e vendit etj., theksoi se objektivi në këto tre vite është tejkalimi i mesatares së Bashkimit Europian përsa i përket shtrirjes së IT-së.
“Ne jemi komb i ri dhe asgjë nuk mund të bëjmë më shumë për këtë vend, sesa të zgjerojmë me shpejtësi më të madhe shoqërinë e informacionit në shoqërinë shqiptare”, tha Kryeministri.
Kryeministri Berisha propozoi krijimin e një forumi kombëtar, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë e sektorit publik, të botës akademike dhe të biznesit, si dhe krijimin e një fond kombëtar për ‘Shqipërinë dixhitale’. Këto propozime u mirëpriten dhe u mbështetën nga komuniteti i biznesi, të cilët shprehën mbështetjen e plotë për nismat dhe projektet e qeverisë për zhvillimin e shoqërisë së informacionit në vend.
Kryeministri ngriti gjatë fjalës së tij edhe domosdoshmërinë e përgatitjes së burimeve njerëzore në fushën e IT-së. Kompanitë në vend, fakultetet e shkollat e tjera profesionale, tha Kryeministri, duhet të nxiten, stimulohen dhe mbështeten për Inovacion dhe kërkim në këtë fushë.
Gjatë takimit, Ministri Pollo u ndal gjithashtu në disa nga projektet e përfunduara dhe në përfundim e sipër, duke përmendur shtrirjen e internetit në shkolla, projekt që përfundoi vitin e shkuar, gov-net, rrjetin qeveritar që, pas Tiranës, po shtrihet edhe në Durrës, pikat e aksesit publik, një projekt i rëndësishëm i postës shqiptare. Ambicia jonë, tha ministri Pollo, është që të jemi një qendër rajonale të ICT-së dhe kjo arrihet duke zhvilluar resurset njerëzore, kapacitet e tyre që prodhojmë dhe të shërbejmë në tregun tonë dhe më gjerë.
Ky ishte takimi i parë me komunitetin e biznesit që operon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe universiteteve, që do të pasohet nga takime të tjera, për të vendosur një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë midis qeverisë dhe tyre, në funksion zhvillimit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
“I nderuari zoti ministër,
Të nderuar përfaqësues të bizneseve të komunitetit, publik dhe privat të shoqërisë së informacionit,
Kemi thirrur këtë takim, dua ta theksoj që në fillim, me vonesë, për një çështje më themelore të zhvillimit të vendit që është zhvillimi i shoqërisë së informacionit. Qeveria ka përcaktuar si drejtim themelor ndërtimin e një infrastrukture të shoqërisë së informacionit, ndër më modernet, të standardeve më të larta, si kusht vendimtar për të ndjekur orën globale, e cila, para së gjithash e mbi të gjitha, është orë dixhitale, si kusht vendimtar për të shkëputur Shqipërinë nga prapambetjet e saj të trashëguara.
Në katër vitet që shkuan, ritmet e ecjes në këtë drejtim, kanë qenë në disa raste edhe më të shpejtat në Europë. U krijua një rrjet i tërë institucionesh publike; u shtri interneti dhe kabinetet e informatikës në çdo shkollë; u dixhitalizua tërësisht sistemi i gjendjes civile, regjistrimti të bizneseve, pagesës së taksave, prokurimeve publike; harta fotografike e vendit është dixhitale dhe po ecet në një seri shërbimesh të tjera.
Disa tregues kanë pasur rritje shumë të shpejtë si ai i penetrimit të internetit, nga 4.8 përqind në vitin 2005, në 32 përqind në vitin 2009. Po të shohësh rrugësh dhe ta krahasosh me objektivin, ne kemi bërë gjysmën e rrugës, por gjysma e dytë kërkon përpjekje shumë më të mëdha. Detyrat që duhet të përmbushim në gjysmën e dytë janë për të tejkaluar mesataren europiane. Ambicia jonë duhet të jetë tejkalimi i mesatares europiane. Nuk mund të them që, në tre vjet, të kapim mesataren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ne duhet të tejkalojmë mesataren europiane. Këtu fillon problematika e madhe, që ne sëbashku duhet të zgjidhim. Ajo çka ne kemi arritur është inkurajim i madh për të kapur finishin, në këtë maratonë që nuk mbaron kurrë.
Në këto katër vite, janë realizuar, në një mënyrë të sforcuar do të thosha, këto tregues, duke përcaktuar praktika si interneti në çdo shkollë apo dixhitalizimi me shpejtësi i gjithë sistemit të gjendjes civile, por midis hard-it dhe soft-it ka një disnivel të papranueshëm. Kilometrat e gjysmës së dytë për këtë shkak dhe nëse nuk kapërcehet kjo, bëhen shumë të vështirë.
Komuniteti i shoqërisë së informacionit në Shqipëri është një komunitet i vogël, i cili duhet të shohë përreth dhe të rritet me shpejtësi të madhe. Përndryshe, edhe sikur ta mbushin të gjithë Shqipërinë me hard, do të gjejmë shumë shpejt se kemi grumbulluar veçse hekurishte.
Ne jemi mbrapa në drejtim të përgatitjes së burimeve njerëzore. Ndaj mendoj se në konkluzionet e këtij takimi shumë të rëndësishëm duhet të jetë një qëndrim i ri në përgatitjen me shpejtësi të burimeve njerëzore për të përballuar plotësisht moshën dixhitale të shoqërisë e të vendit. Ministri i Arsimit, që gabimisht nuk është ftuar, ka marrë porosi të qarta që vitin e ardhshëm të dyfishojnë numrin e studentëve në të gjitha degët, si dhe të hapen degë të reja. Në rast nevoje, nëse nuk mjaftojnë burimet ekzistuese, të merren edhe pedagogë edhe nga vendet e tjera. Po ashtu të shqyrtojnë me shpejtësi curriculat dhe është e domosdoshme t’i standardizojmë ato. Duhet të nxisim tek shqiptarët si pasionin e përdorimit të ICT-së, edhe pasionin e kërkimit e të studimit. Kompanitë në vend, fakultetet e shkollat e tjera profesionale duhet të nxiten, stimulohen dhe mbështeten për Inovacion dhe kërkim në këtë fushë. Kompanitë e vendit duhet të ndihmohen, pasi nuk ka të ardhme pa zhvillimin e të gjitha potencialeve të tyre, në mirëmbajtje, avancim dhe zhvillim të sistemeve.
E theksoj edhe një herë se pjesën e parë të rrugës e kemi bërë, por e dyta do të jetë shumë e vështirë, në rast se nuk veprojmë me shpejtësi të madhe, me shpejtësi dixhitale. Nuk mund të pretendojmë se do të zhvillojmë dhe do të arrijmë aty ku duhet, në rast se nuk marrim masa për të zhvilluar me shpejtësi rrjetin kombëtar të eksesit në internet apo kurrizoren kombëtare. Qeveria po punon dhe së shpejti do të dalë në treg për ndërtim e saj. Ndërtimi i këtij rrjeti do të jetë tërësisht mbi bazën e partneritetit publik privat. Do të aplikohen të gjitha rrugët e mënyrat, në mënyrë që, me një objektiv ambicioz, të synojmë që në tre vite, çdo familje shqiptare të marrë internet me bandë të gjerë dhe teknologjitë e lejojnë plotësisht. Në shumëllojshmërinë e tyre, është e rëndësishme që ne të përdorim një parim, liberalizimin. Bazuar në këtë parim, ne mund të arrijmë në një kohë të shkurtër të çojmë në çdo familje shqiptare, aty, ku është drita elektrike, edhe internetin me bandë të gjerë. Qeveria ka një zotim elektoral dhe unë i qëndroj, kompjuter për çdo të ri. Ky është një premtim që do të mbahet. Ne po studiojmë se në çfarë drejtimi do të ecim, drejt projektit Lap Top 100 dollarë, të Negropontes, i cili në disa vende konsiderohet sukses, por ka edhe kritikat e tij, apo një variant tjetër është në spektrin e lirë, një prodhim i Intel për Portugalinë, më i kushtueshëm, por duket shumë më kompakt. Të shpresojmë se tipi tjetër do të dalë me çmim të përshtatshëm, të xhepit tonë. Sidoqoftë ne do të bëjmë çdo përpjekje që të rinjtë të kenë kompjuter. Në një mënyrë apo një tjetër, ne do të mbajmë premtimin tonë.
Sërish jemi shumë mbrapa në edukimin e qytetarëve shqiptarë me përdorimin dhe shfrytëzimin e potencialeve të internetit. Është e domosdoshme që bashkërisht të ndërmarrim një edukim masiv të qytetarëve. Ministria, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punojnë me bankat dhe duhet të lançojnë së shpejti M-Banking (Mobile-Banking), transfertat me celular. Do të ishte e domosdoshme një edukim masiv dhe këtë radhë, mund të fillonte me pensionistët e të kapte më pas të gjitha shtresat. Ne duhet të arrijmë që çdo qytetar të mund ta shfrytëzojë internetin dhe shërbimet e ofruara dixhitale.
Unë dua t’ju dëgjoj juve, por mendoj se nga ky takim duhet të vendosim të krijojmë një forum kombëtar, të cilin mund ta quajmë bord, këshill apo qoftë një emërtim tjetër, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë dhe sektorit publik, përfaqësues të botës akademike dhe të biznesit.
Nga ky takim, ne duhet të vendosim të krijojmë një fond kombëtar për Shqipërinë dixhitale, mundësisht nga qershori apo korriku. Nga ky takim, le të përcaktojmë përparësitë e veprimit të përbashkët, por objektivi është Shqipëria, në tre vite, mbi mesataren e Bashkimit Europian dhe kjo sepse na përket. Ne jemi komb i ri dhe asgjë nuk mund të bëjmë më shumë për këtë vend, sesa të zgjerojmë me shpejtësinë më të madhe shoqërinë e informacionit në shoqërinë shqiptare. Ne jemi vend i vogël, me një shoqëri të re në moshë dhe i kemi të gjitha mundësitë të përmbushim ambiciet tona në këtë fushë.
Gjatë këtyre tre viteve, ne ecim paralelisht në dy drejtime kryesore, njëri është infrastruktura rrugore dhe tjetri infrastruktura dixhitale. Këto janë përparësitë absolute të qeverisë sime dhe këtu ne duhet të operojmë me vendosmëri, agresivitet, me mençurinë më të madhe.
Edhe një herë ju falënderoj për praninë këtu dhe shpresoj që ky takim i parë të ketë çelur rrugën e një serie takimesh të tjera, që bashkërisht të kemi mbushur një objektiv, më të rëndësishmin e të gjithë objektivave të tjera.”
Nga faqja e Kryeministrit
| Rama: Protesta ne 30 Prill, beteje, por, jo e dhunshme |
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me median se protesta e datës 30 Prill nuk duhet parë si “akt force, por forca e arsyes së vendosur përballë një pushteti që funksionon mbi arsyet e forcës”.Duke deklaruar se opozita nuk do tu ndahet protestave për transparencën e zgjedhjeve dhe krizën ekonomike që sipas Ramës ka pllakosur vendin, sipas kreut të Ramës, askush nuk mund të përfytyrojë një përplasje të dhunshme, pasi 30 Prilli do të jetë data kur protestat do të përshkallëzohen.“Askush të mos përfytyrojë përplasje të dhunshme, pasi beteja jonë nuk do të jetë një akt force, ndaj mos përfytyroni përplasje të dhunshme”, u tha rama gazetarëve. Rama u fokusua edhe në aspektet politike, ekonomike në vend ku rivlerësoi dhe njëhere se vendi po varfërohet nga keqqeverisja. Në vlerësimin e tij, edhe raportet e fundit mes të cilave ai i FRIDA-s konstatoi se zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë me probleme dhe demokracia është e brishtë. “Bazuar edhe në këtë vlerësim kompetent ajo çka kemi thënë është e bazuar mbi të vërtetën dhe mbetet alarmante. Problemet që e rëndisin Shqipërinë kaq keq në këtë klasifikim kanë të bëjnë me borxhin tejet të lartë publik”, u shpreh Rama. Sipas tij borxhi ka arritur shifra të patolerueshme dhe është dy herë më i madh se totali i të ardhurave që mbledh qeveria. “Futja e mëtejshme në borxhe për të larë borxhet është një spirale që thellon gropën që nuk ka shanse të ndryshojë nëse nuk ndryshon skema e modelit ekonomik çka është arsyeja e një prag falimentimi të ekonomisë”, u shpreh Rama. (d.b/BalkanWeb) |
| Shqipëri, Bosnje, liberalizimi i vizave mund te shtyhet |
| Nga:SUELA GERA |
TIRANE- Shqiptarët dhe boshnjakët bëjnë mirë të shuajnë shpresat se do të mund të udhëtojnë pa viza brenda vendeve shenjen për pushimet verore. Nga Strasburgu vijne te tjera sinjale.Liberalizimi i vizave për shqiptarët dhe boshnjakët ka gjasa të shtyhet deri në fund të vitit ka thënë eurodeputeti slloven Jelko Kacin, i cili në muajin mars vizitoi Shqipëri së bashku me një grup ekspertësh të PE.Kacin deklaron se propozimi i KE për liberalizimin e vizave ka shumë gjasa që të përfshihet në agjendën e Parlamentit Europian në shtator dhe efektet e saj të nisin në dhjetor. Një vit pas liberalizimit të vizave me qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Faqja online European Voice.com, citon eurodeputetin slloven. Raporti Pesimist dhe raporti i vlerësimit të Komisionit Europian, i cili është zbuluar këto ditë nga disa media. Raporti ( iu dërëzua të premten e kaluar vendeve anëtarë te BE-së) vëren se me gjithë plotësimin e pjesës më të madhe të kritereve Shqipëria dhe Bosnja nuk kanë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Raporterja e PE-së për liberalizimin e vizave duke komentuar raportin ka thënë se ai është provë se të dy vendet do të humbin mundësinë e liberalizimit të vizave, para verës dhe se një vendim i mundshëm mund të merret vetëm më vonë gjatë vitit. Tanja Fajon thotë se pret që për ty vendet të ketë një vlerësim pozitiv, “por një mission tjetër do të jetë i nevojshëm”. “Ka mundësi që ekspertë të ri të vizitojnë Shqipërinë, cka, sigurisht nënkupton kohë shtesë, dhe ne nuk do të arrijmë të përfundojmë procesin para pushimeve të verës”- ka thënë Fajon, citon agjencia e lajmeve Balkan Insight. Fajon pret që Brukseli të paraqesë një propozim legjislativ për liberalizimin e vizave dhe të kërkojnë kushte shtesë që do të duhet për të përmbushur para përfundimit të procesit të plotë të liberalizimit vizave. Rekomandimet pritet të bëhen publike në fund të muajit maj ose në fillim të javës së parë të qershorit, cka përkon dhe me samitin e Sarajevës. “Unë pres që rekomandimi i KE të jetë për liberalizimin e vizave për të dy vendet, por kjo vazhdon të varet nga qeveritë e dy vendeve për të finalizuar kushtet e nevojshme” tha Fajon dhe paralajmëron se “Është shumë e rëndësishme që autoritetet të vazhdojnë të punojnë shumë sepse ka muaj vendimtare para nesh dhe ata duhet të mbeten përgjegjës” PE mblidhet të martën Të martën pasdite (27 prill) Komiteti per te Drejtat civile, drejtesine dhe çeshtjet e familjes i Parlamentit Europian do të mblidhet për të dhënë vlerësimin e saj se sa është e gatshme Shqipëria dhe Bosnja për liberalizimin e vizave. Vlerësimi do të bëhet në bazë të raportit të përgatitur nga grupi i ekspertëve të Parlamentit Europian të cilët ishin të pranishëm në Shqipëri muajin e kaluar. Mbledhja konfirmohet nga axhenda që Parlamenti Europian publikon në faqen e saj zyrtare por edhe nga eurodeputeti Jelko Kacin. Që nga nisja e procesit për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, vendin tonë e kanë vizituar 3 grupe ekspertësh, raportet e të cilëve ishin pozitive. Nuk dihet si do të jetë qëndrimi i grupit të tretë, duke iu referuar zhvillimeve politike në vendin tonë, kur sa vjen e thellohet kriza politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo krizë, sipas autoriteteve ndërkombëtare dhe shqiptare ndikon jo vetëm në liberalizimin e vizave, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. (BalkanWeb) |
|
Eliza Dushku me të dashurin milje të tëra për një gjyq?!
|
![]() Eliza dhe Rik Fox gjate seances gjyqesore dje
|
Lidhja Eliza Dushku Rick Fox është tepër serioze, cifti së bashku dhe në proceset gjyqësore. Sajti TMZ komenton sot se aktorja me origjinë shqiptare ka marrë mbështetjen e te dashurit dhe së bashku kanë udhëtuar për 115 milje me makinë drejt Los Anxhelosit për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj vëllait të madh të Elizës, në shkretëtirën e Mojave. Nathaniel Dushku. Vëllai i Elizas u kap nga policia pasi kishte përshkruar mbi shpejtësinë e lejuar autostradën në shkretëtirën e Barstow. Procesi ndaj tij nisi dje, dhe Eliza nuk ngurroi ti shfaqë vellait suportin duke marrë dhe të dashurin me vete, lojtarin e njjohur amerikan Rick Fox.
Eliza dhe Rick Fox ne nje shetitje ne plazhin e Majamit
Raporti: Shqipëria dështoi me standardet, probleme me zgjedhjet dhe presionin ndaj mediesNga “Faktori Plus”
Zgjedhjet parlamentare pa standarde, qe sollen dhe bojkotin 6-mujor te opozites ne Kuvend, dobesia e institucioneve, sidodomos te Gjyqesorit, korrupsioni i perhapur dhe liria e manget e medies per shkak te presionit te qeverise,jane problemet kryesore qe nenvizohen ne raportin e FRIDE, nje organizate joftimprurese me qender ne Madrid, qe merr ne analize nivelin e demokracise ne Shqiperi. Liberalizimi ne korrik, Rama lobon per levizjen e lire te shqiptareve ne vendet “Shengen”Nga “Vizion Plus”
Shqiperia dhe Bosnja mund te perftojne liberalizimin e vizave qe ne korrik te ketij viti. Keshtu thuhet ne deklaraten e partive socialiste europiane, pjese e se ciles eshte edhe Partia Socialiste e Shqiperise, e nenshkruar ne sarajeve, ne kuader te integrimit te vendeve te ballkanit perendimor ne bashkimin europian. Me heret gjate ketij takimi kreu i PS-se Edi Rama, i kerkoi partive te majta europian të mbështesin Shqipërinë në liberalizimin e vizave. Duke lobuar për këtë proces Rama ka pohuar se udhëtimi pa viza do ta bënte më të mundur projektin politik për anëtarësim në BE. Berisha, peng i mekanizmit që e mban në pushtetNga Mero Baze, “Faktori Plus”
Ajo çfarë është e përbashkët në të gjithë raportet serioze ndërkombëtare që analizojnë situatën në Shqipëri, përfshi dhe raportin e organizatës prestigjioze FRIDE, i cili është bërë sot publik, ka të bëjë me faktin se liritë njerëzore, politike dhe ekonomike në Shqipëri janë përkeqësuar më së shumti pas procesit të deformuar zgjedhor të 28 Qershorit të vitit të kaluar. Ky dimension që shoqëron gjithë vlerësimet serioze për situatën politike në Shqipëri, tregon qartë se njeriu që ka humbur më shumë lirinë për t’iu përmbajtur detyrimeve si kryetar i qeverisë së Shqipërisë është Sali Berisha. Nëse kryeministri i vendit, nuk do të ishte i përfshirë në deformimin e procesit elektoral të qershorit të vitit të kaluar, atëherë ai do të ishte një kryeministër i lirë për të vepruar dhe për ta tejkaluar krizën që prodhoi ky deformim. Por sic vëren dhe ky raport, qeveria shqiptare ka hyrë në spiralen e betejës me çdo faktor politik, mediatik apo juridik në vend, që tenton të jetë i lirë, jashtë kontrollit qeveritar. |
Koha Jone
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me median se protesta e datës 30 Prill nuk duhet parë si “akt force, por forca e arsyes së vendosur përballë një pushteti që funksionon mbi arsyet e forcës”.Duke deklaruar se opozita nuk do tu ndahet protestave për transparencën e zgjedhjeve dhe krizën ekonomike që sipas Ramës ka pllakosur vendin, sipas kreut të Ramës, askush nuk mund të përfytyrojë një përplasje të dhunshme, pasi 30 Prilli do të jetë data kur protestat do të përshkallëzohen.
TIRANE- Shqiptarët dhe boshnjakët bëjnë mirë të shuajnë shpresat se do të mund të udhëtojnë pa viza brenda vendeve shenjen për pushimet verore. Nga Strasburgu vijne te tjera sinjale.Liberalizimi i vizave për shqiptarët dhe boshnjakët ka gjasa të shtyhet deri në fund të vitit ka thënë eurodeputeti slloven Jelko Kacin, i cili në muajin mars vizitoi Shqipëri së bashku me një grup ekspertësh të PE.
TIRANE-Pesë persona janë vënë në pranga sot në mëngjes nën akuzën e “shfrytëzim Prostitucioni në rrethana rënduese” në bashkëpunim dhe ”Prostitucion”. Operacioni i koduar “Red Lights” (dritat e kuqe) Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është kryer mbrëmë.Policia informon se të ndaluarit janë Besim Fahri Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, i akuzuar për ”Shfrytezimit të Prostitucionit në rrethana rënduese me shumë se njëherë të disa shtetaseve dhe Gentjan Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë,i akuzuar për ”Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe të ”Moskallëzimit të krimit”.