largea_skype-update-ios7Microsoft e kishte premtuar dhe më në fund ka mbërritur përditësimi i shumëpritur i Skype, që sjell disa përmirësime që e bëjnë aplikacionin më të domosdoshëm dhe në hap me kohën. Duke parë aplikacionet e shumta konkurruese, dhe rënies së përdoruesve, ky shërbim kishte nevojë për disa ndryshime rrënjësore.

Skype 4.17.1:

Mund të marrim mesazhe chat edhe kur Skype është i mbyllur, nëpërmjet njoftimeve push, pikërisht siç bëjnë aplikacione si Facebook Messenger ose Whatsapp;
Mund të sinkronizojmë mesazhet në të gjitha pajisjet që dëshirojmë në mënyrë më të shpejtë, duke evituar që të presim orë të tëra për të shkarkuar kronologjinë e një bisede nga kompjuteri;
Mund të bëjmë video-thirrje në HD nga iPhone 5s.

Skype është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch.