Shqipëri: Një i vdekur nga shpërthimi në depo municioni
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha se një 42 vjeçar ka vdekur nga një shpërthim në objekt për asgjësimin e municionit. Ministria tha se personi ka vdekur, kur një granatë artilerike ka shpërthyer afër Skraparit.Shpërthimi ka ndodhur të dielën, dhe viktima është identifikuar si Fatos Dyrmishi.Shqipëria ende po përballet me stoqet e panumërta të municonit të epokës së komunizmit.Katër vjet më parë, nga një shpërthim në një fabrikë për asgjësimin e municionit qenë vrarë 26 njerëz dhe u lënduan 30 të tjerë