SHBA: Perfundoi debati i tretë dhe i fundit presidencial
Debati i tretë dhe i fundit presidencial, që u zhvillua sot ne në Boca Raton të Floridës, u përqëndra në politikën e jashtme, por Lindja e Mesme, sic edhe pritej , mbizotëroi debatin. Debati u moderua nga Bob Schieffer i CBS News dhe u transmetua ne te gjitha rrjetet kryesore televizive amerikane dhe u ndoq nga miliona shikues
Vrasja e amerikanëve në Libi, lufta civile në Siri dhe programi bërthamor të Iranit, ishin këto disa tema të debatit të tretë dhe të fundit presidencial,.
Presidenti Obama ka theksuar arritjet e administratës së tij, si përfundimin e angazhimit amerikan në Irak, dhe pakësimin e këtij angazhimi në Afganistan, vrasjen e Osama bin-Ladenit dhe dëmtimin e udhëheqjes së al-Qaidës.
Guvernori Romney thotë se po del në pah se politikat e presidentit mbi Lindjen e Mesme kanë qenë të paefektshme. Lidhur me çështje të tjera, si tregtia me Kinën, zoti Romney zotohet të jetë më i ashpër se sa presidenti.
Zoti Romney e filloi mire debatin por me pas situata kaloi ne favor te presidentit Obama.
Nuk ishte e veshtire te kuptohej se Romney ne shume raste thoshte te njejtat gjera si presidenti, duke mos qene ne gjendje te gjente argumenta te tjere se cfare do te bente ai ndryshe kur te ishte president, duke bere qe edhe kritikat e tij te ishin jo shume efektive.
por nderkaq ne te gjitha televizionet kane filluar analizat.
Eshte ende shpejt te themi nje pergjigje te sakte per pyetjen : kush e fitoi kete debat? Por nderkohe mund te themi se nuk besohet se rezultati i ketij debati do te ndikoje shume ne rezultatin e zgjedhjeve sepse amerikanet jane me teper te perqendruar ne problemet e brendshme, sidomos ato ekonomike, me te cilat perballen cdo dite te jetes