image

Ish komandant i FSK-së, dhe aktualisht ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, pritet ti bashkohet partisë së kryeministrit Thaçi, PDK-së. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës, njofton “Tribuna Shqiptare”.

“Brenda këtij viti do të mbahen zgjedhjet e partisë, ku do të fillojnë prej aktivëve, nëndegëve, degëve e deri në nivelin qendror. Mirëpo, dhjetori më së largu, do të jetë muaji i cili do ta gjejë PDK-në me strukturë apo legjitimitet të ri. Tashmë dihet se në radhët tona do jenë Kadri Veseli, Agim Çeku dhe Sylejman Selimi, profesorë universitarë, përfaqësues të mediave, dhe persona që kanë studiuar jashtë vendit”, thuhet të ketë thënë ky burim.
“Ende nuk dihet data e saktë, por presim orientimisht pas përfundimit të zgjedhjeve në Ferizaj, me u mbajt një takim i Këshillit Drejtues dhe të vendoset. Por, kemi thënë se do mbahet kah gjysma e vitit, që i bien bren