Poposki_NATOAutoritetet maqedonase pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s kërkuan edhe një herë hapjen e dyerve të Aleancës për Maqedoninë. Ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki i cili mori pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të misionit ISAF në Afganistan, theksoi se Maqedonia është një nga pjesëmarrëset më të mëdha në këtë misionin në kokë banori. Me këtë vendi vërtetoi faktin se prej kohësh e ka merituar anëtarësimin në NATO. 

“Për NATO-n aktuale është Bukureshti. Për NATO e cila i respekton parimet e saj, aktuale është edhe Haga, pra respektimi i parimit të sundimit të së drejtës, shtoi Poposki,

Megjithatë ajo për të cilën janë të angazhuar liderët e NATO-s është fuqizimi i Aleancës ushtarake përballë kërcënimeve nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, terrorizmit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. NATO pas takimit rreth Afganistan gjithashtu miratoi vendimin që misionin e saj ta vazhdoj me trajnime të forcave të sigurisë, asistencë financiare dhe partneritet të vazhdueshëm më Afganistanin.

“Me përfundimin e operacioneve të ISAF, autoritetet afgane do të bartin përgjegjësi të plotë për sigurinë. Megjithatë angazhimi ynë për Afganistanin do të vazhdojë edhe pas ISAF së bashku me përcaktimin tonë për të siguruar se asnjëherë më nuk do të kërcënohemi nga terrorizmi në Afganistan”,deklaroi Anders Fog Rasmunssen.

Nga ana tjetër të gjithë liderët dhe pjesëmarrësit në Samitin e Uellsit kanë përqendruar vëmendjen te Ukraina. Agresioni i Ukrainës si dhe terrorizmit në Lindjen e Mesme.

“Ne duhet ta përdorim ushtrinë tonë që të sigurojmë prani të “Ne duhet ta përdorim ushtrinë tonë që të sigurojmë prani të vazhdueshme në Evropën Lindore, duke u kujdesur për sigurinë e anëtareve të  NATO-s në Evropën Lindore dhe duke ia bërë të qartë Rusisë se ne gjithmonë do ta mbështesim parimin e vetë-mbrojtjes kolektive”, tha Dejvid Kamerun.

Takimet intensive do të vazhdojnë sonte ku liderët e NATO do të takojnë edhe presidentin e Ukrainës Poroshenko. Ndërkaq nesër pritet të miratohen edhe konkluzionet përfundimtare rreth veprimtarisë të Aleancës Ushtarake, për të qëndruar më e fuqishme ndaj sfidave të reja në një botë të paparashikueshme.

 
Nga Uellsi për Televizionin Alsat, Semra Jakupi.