Rrëzohet një avion ushtarak në Virxhinia
Një avion ushtarak i tipit F-18 u rrëzua sot pasdite në një zonë të banuar në shtetin Virxhinia në SHBA.
“US Navy Jet” u rrëzua në një kompleks apartamentesh në “Virginia Beach”, por dy pilotët paraprakisht u hodhën me parashutë nga avioni, duke pësuar lëndime dhe janë nën përkujdesje mjekësore në një spital lokal.
Mediat amerikane raportojnë për dëme në njerëz dhe dëme materiale, por thuhet se nuk ka pasur viktima. Një tym i zi ka mbuluar dy godina banimi menjëherë pas rrëzimit të avionit.
Avioni po fluturonte gjatë një stërvitje ushtarake dhe se ai ishte pjesë e skuadronit të Flotës së Lindjes. F/A-18 ka pilotët më të përgatitur të sistemeve të armëve (ËSOS) për të mbështetur angazhimet e flotës së SHBA edhe në rastë lufte