Rita Ora kërcen vallet popullore shqiptare (video)
Biondja 21 vjeçare Rita Ora për shtypin mbarë botëror është një britanike, por videoja në fjalë tregon
për atë që ajo është që në rrënjë: shqiptare.
Në një intervistë për MoboTV, për kënaqësinë e të gjithë juve ajo i ka mësuar gazetarit se si kërcehet
vallja shqiptare (në minutën 5:40). E pyetur nga gazetari se çfarë mund t’i mësonte atij diçka të
veçantë që për asnjë gazetarë/media tjetër nuk e kishte bërë, ajo ka nisur t’i tregojë disa lëvizje duke
e përfunduar me vallen shqiptare, me shaminë që lëkundet në dorë dhe gotën mbi kokë teksa kërcen.
Një intervistë e tëra e bërë me këngën e saj “Hot Right Now” nën sfond, ku ndër të tjera ajo ka rrëfyer se sa rrëmujaxhie është dhe se si
dridhej kur ka takuar Jay-Z për herë të parë, për të cilin u shpreh se: “Kur takova Jay-Z për herë të parë m’u duk sikur takova vetë Zotin.
Por ai është një njeri që të bën të ndihesh shumë rehat ”
http://www.youtube.com/watch?v=MCZlz2xtsgw