Rihapet “You Tube” në Turqi
Në Turqi ka rinisur funksionimi i rrjetit social “You Tube”, i cili ishte bllokuar nga qeveria e kryeministrit Erdoan. Rihapja e shërbimit të videove ka ardhur pas vendimit të gjykatës së lartë, trupa e të cilës e cilësoi si shkelje të drejtave të njeriut dhe cënim të fjalës së lirë.
Ndalimi i përdorimit të “YouTube” dhe “Twitter”-it u vendos pasi u publikuan disa regjistrime zanore që implikonin kryeministrin Erdoan për korrupsion. Në muajin prill gjykata urdhëroi dhe rihapjen e “Twitter”-it.