MediumePushteti ka refuzuar propozimin e opozitës e cila kërkoi që në vend të parave, nga televizionet private, Agjencia Shtetërore e Filmit të financohet nga Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Agjencia për Energjetikë. Ministrja e Kulturës Kançevska Mileska mbeti në qëndrimin se Agjencia e Filmit, një pjesë të parave duhet t’i vjelë pikërisht nga televizionet private. Por, ajo pranoi amendamentin e propozuar nga ana e VMRO DPMNE-së, sipas të cilit, në vend të 1,1 % nga të ardhurat bruto, televizionet të ndajnë 0.9 %. Sipas opozitës, një hap i tillë nuk do të cenojë financiarisht televizionet që marrin shuma milionëshe nga qeveria, por do të përbëjë ndikim serioz për televizionet të cilat nuk përfitojnë nga reklamat e qeverisë, dhe që janë të pavarura. Paraprakisht, opozita kërkoi edhe debat publik për këto ndryshime, por edhe ajo ide u refuzua nga koalicioni qeveritar. Gjithashtu, kundër ligjit për veprimtari filmike, doli edhe këshilli për kulturë pranë LSDM-së, sipas të cilit, formimi i Agjencisë së Filmit do të prishë pavarësinë e institucionit i cili do të përdorë para të marra në mënyrë jo transparente, e që nuk do të kontribuojnë për realizime cilësore filmike