Sarandë, plagosi fqiun me armë gjahu

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohet se ka plagosur me armë fqinjin e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Cerkovic, ku 45-vjeçari Andrea Papa ka qëlluar disa herë me një armë zjarri gjahu në drejtim të banesës së fqinjit të tij shtetasit O. Xh., 59 vjeç duke e plagosur rëndë.

Menjëherë në vend kanë shkuar shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë arrestuar 45-vjeçarin dhe kanë bërë sekuestrimin e armës në cilësinë e provës materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë materialet procedural në ngarkim të 45-vjeçarit Andrea Papa i janë dërguar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”